Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Politike
VIDEO/ Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Posaçme vendos skanera dhe masa të reja sigurie
Në hyrje ndodhet një skaner ku kalojnë të gjithë personat që hyjnë, ndërsa në ambientet e brendshme është vendosur edhe një skaner tjetër për kontroll më të imtësishëm.
24 Mars 2026, 11:19Nga I.A
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vënë në zbatim planin e ri të masave të sigurisë në gjykata. Në hyrje ndodhet një skaner ku kalojnë të gjithë personat që hyjnë, ndërsa në ambientet e brendshme është vendosur edhe një skaner tjetër për kontroll më të imtësishëm.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces./Dosja.al