LIVE UPDATES
Politike

“S'do e vras Fatmir Xhafajn”/ Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje...presioni e kërcënimi nuk ecin me mua

Ai shtoi se nuk ka zgjedhur që të godasë as Berishën e as ndonjë figurë tjetër të Partisë Demokratike nën brez, duke shtuar se nëse vijohet me biseda që janë private, mund të nxjerrë shumë “të palara” sheshit.  

23 Mars 2026, 22:51 Nga E. D
“S'do e vras Fatmir Xhafajn”/ Salianji për deklaratën
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur për kritikat e tij ndaj lidershipit të Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Salianji komentoi edhe deklaratën e Berishës. Ky i fundit ka thënë se Salianji, gjatë një takimi në banesën e tij, i kishte thënë se duhet të firmoste, për të dalë nga burgu, një deklaratë se nuk do e vriste Fatmir Xhafajn.

Në përgjigjen e tij, Salianji u shpreh se kjo është vetëm një shpifje. Ai shtoi se nuk ka zgjedhur që të godasë as Berishën e as ndonjë figurë tjetër të Partisë Demokratike nën brez, duke shtuar se nëse vijohet me biseda që janë private, mund të nxjerrë shumë “të palara” sheshit.  

Salianji deklaroi se Partia Demokratike nuk është pronë private. Ai tha se ka të gjithë të drejtën e botës, që të kandidojë për kryetar të PD-së.  

“Kam qenë në shtëpinë e Berishës kur kam qenë me leje. Diskrecioni është pjesë e burrërisë. Kur përhap çfarë diskutohet në shtëpi nuk është normale, se çfarë diskutohet në një banesë mbetet në shtëpi. Këto janë biseda të shpikura. Është një deklaratë e shpikur. Është njësoj sikur të them unë sot që do vras Ajatullahun. Nëse duan të bëjnë biseda tavolinash, mund të hap disa biseda të tjera. Kjo deklaratë e Berishës ishte një turp.

Unë po kërkoj garë. Garat e bashkojnë partinë. As presioni e as kërcënimi nuk ecën me mua. Ka që më 2022 që Berisha tha se nuk më vjedhin zgjedhjet dhe ia vodhën. PD është e lidhur me elementë të Partisë Socialiste. Këta janë bashkë. Neni i PD-së thotë se nëse Partia Demokratike nuk fiton zgjedhjet, kryetari ikën. Por unë as këtë nuk po i them, por po i them që më lejo të jem kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, se kjo është absurde, që nuk kandidonkam dot.

Patjetër që unë do të jem në garë për kryetarin e Partisë Demokratike. Është një ndarje mendimesh me Sali Berishën, sepse unë nuk jam marrë personalisht me askënd. PD, kështu siç është, nuk fiton dot. Më akuzojnë se jam kapur, por unë jam njeri që kam lirinë, dhe në burg kam qenë më i lirë se këta që janë jashtëe  që rrinë si skllevër.

Koha do të tregojë se kush ka të drejtë. Nuk jam i kapur nga askush, as nga PS e as nga askush. Unë dua që PD mos të jetë pronë private, por në parti të ketë garë. Si vetë-përjashtoheshkam unë? Çfarë është ky vetë-përjashtim? Berisha ka thënë se do zgjidh problemet që kam me SHBA-të dhe nuk ka zgjidhur asgjë”, u shpreh Salianji./Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!