LIVE UPDATES
Politike

"Ne nuk marrim pushtet me dhunë"/ Berisha: Ne jemi të vendosur për kryengritje paqësore sepse ajo na çon në fitore

 Duke folur në 'Foltoren' para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se opozita nuk e merr pushtetin me dhunë.

23 Mars 2026, 19:14 Nga E.d
"Ne nuk marrim pushtet me dhunë"/ Berisha: Ne jemi të
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita është e vendosur për kryengritje paqësore sepse ajo i çon në një fitore. Duke folur në 'Foltoren' para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se opozita nuk e merr pushtetin me dhunë.

Lideri i opozitës tha se rruga e vetme, për të rrëzuar qeverinë është qëndresa kundër regjimit dhe protestat. Sipas tij, një regjim i cili vjedh dhe krijon ligje për të mbrojtur vjedhjet e tij, nuk ka legjitimitet, ikën me çdo kusht dhe çdo mjet.

Sali Berisha: Do t’u tregoj një zhvillim të fundit. Niko Peleshi do shkonte në Gjermani për të takuar natyrisht kryetarin e Bundestagut dhe në këtë udhëtim, normalisht që do të kishte deputetë nga PD, nga partitë e tjera, siç është përbërja e parlamentit. Mjaftoi fakti që unë në grupin parlamentar t’u kërkoja deputetëve që do t’ia rreshtonin në prani të homologut të tij të Bundestagut të gjithë mënyrën se si e drejton parlamentin, ai iku pa asnjë deputet të PD.

Miq, thashë edhe njëherë, ne jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, por jemi me shpresë. Dhe unë u them ju se shpresa më e madhe është sot se ne jemi opozitë e vendosur të qëndrojmë. Sepse për ne, rruga e vetme është qëndresa kundër regjimit dhe protesta dhe çdo ditë e më shumë shqiptarët po e kuptojnë këtë. Ka qenë shtatori i vitit 2021 dhe isha nisur për një foltore në Lushnje. Sa dola tek kthesa, shoh policinë prapa e mbrapa, bllokon rrugët, bllokon njerëzit dhe bëri gjithçka që unë të mos arrija dot në kohë.

Pra, policia kishte marrë në patronazh nga unë ish-kryetarin Lulzim Basha. E kuptoni se çfarë opozite duan këta? Këta janë horra që nuk kanë as moral, as nder. Nuk kanë princip. Ndaj këtyre vetëm qëndresa dhëmb për dhëmb, dhëmb për dhëmb, dhëmb për dhëmb. Miqtë e mi, ne jemi përcaktuar dhe mbetemi të përcaktuar për kryengritje paqësore. Regjimi meriton çdo formë kryengritje, ua them unë ju se një regjim që del nga farsa elektorale, nuk ka legjitimitet.

Se një regjim, i cili vjedh dhe krijon ligje për të mbrojtur vjedhjet e tij, nuk ka legjitimitet, ikën me çdo kusht dhe çdo mjet. Por përcaktimi ynë për kryengritje paqësore buron jo nga mëshira ndaj tyre, se ata nuk meritojnë asnjë mëshirë, se ata meritojnë ndëshkimet më të mëdha, por buron nga bindja se kryengritja paqësore na çon ne në fitore. Na sjell ne në fitore. Jemi këtu, duhet t’u flasim haptas shqiptarëve.

A nuk u zbraz kjo kryeministri në vitin 1998? Kryeministri ia mbathi në Shkup. Por ne nuk vijmë kurrë. Aty dy ditë më vonë erdhi një kryeministër tjetër, më i keq se i pari. Pse? Sepse ne nuk marrim pushtet me dhunë. Ne besojmë tek vlerat demokratike, ne jemi demokratë, ne besojmë tek vullneti i popullit dhe këtu buron përcaktimi ynë i kryengritjes paqësore. Por kjo kryengritje, sigurisht nuk është një ndeshje futbolli, por në mënyrë absolute nuk ka forcë në botë që e ndal pa shkuar në fitore./Dosja.al

sali berisha pd foltore

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!