LIVE UPDATES
Politike

"Parlamenti është zero"/ Berisha: Rama refuzon çdo pyetje dhe interpelancë, nuk ngrihet asnjë komision hetimor

Duke folur në 'Foltoren' para Kryeministrisë, Lideri i opozitës e cilësoi 22 marsin si një datë historike për kombin dhe shqiptarët.

23 Mars 2026, 18:58 Nga E. D
"Parlamenti është zero"/ Berisha: Rama refuzon çdo
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti të gjithë qytetarët që ishin të pranishëm në protestën e djeshme. Duke folur në 'Foltoren' para Kryeministrisë, Lideri i opozitës e cilësoi 22 marsin si një datë historike për kombin dhe shqiptarët dhe ditën e përmbysjes me votën e lirë të diktaturës komuniste.

Kryedemokrati u shpreh se opozita zgjodhi të mos mbante thjesht fjalime, por të përçonte zërin dhe zemërimin e qytetarëve. Ai deklaroi gjithashtu se, parlamenti është zero dhe se Edi Rama refuzon çdo pyetje dhe interpelancë.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohje të pakufishme ndaj jush që mblidheni çdo të hënë si qëndrestarë, si zëri i ndërgjegjes së një kombi, që nuk pajtohet më të keqen, nuk pajtohet me poshtërimin, nuk pajtohet me padrejtësinë. Një përshëndetje të përzemërt dua t’u bëj sërish atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që u mblodhën dje në protestën tonë, në kryengritjen tonë paqësore në një datë historike për kombin dhe shqiptarët, ditën e përmbysjes me votën e lirë të diktaturës komuniste.

Miq, ne dje zgjodhëm jo fjalimet, por zgjodhëm zërin, zemërimin, ndjenjat e qytetarëve për të nderuar një ditë të madhe. Ne zgjodhëm revoltën qytetare për të dëshmuar se PD, e cila 34 vite më parë solli në këtë vend sistemin demokratik, nuk pajtohet kurrë me diktaturën e drogës, krimit, dhunimit të shtetit dhe të qytetarëve shqiptarë. Pra, revolta jonë e djeshme apo kryengritja jonë paqësore, më shumë se çdo gjë tjetër ishte një zotim qytetar se ashtu siç përmbysëm 34 vite më parë të keqen e madhe, diktaturën komuniste, ashtu do të përmbysim dhe jemi në këmbë për të përmbysur diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Të dashur miq çdo shqiptar është i ftuar të mendojë apo t’i japë të paktën disa minuta në ditë mendimit për vendin e tij, kohë për vendin e tij, për gjendjen e Shqipërisë, për shoqërinë shqiptare, për të ardhmen e saj. Kjo është një kërkesë më e ligjshmja, është një detyrim më minimal që ne kemi ndaj këtij vendi. Dhe kam bindjen më të thellë se cilido që ndalet të meditojë për krizën e thellë që ka gllabëruar sot Shqipërinë, udhëkryqin e rrezikshëm në të cilin ndodhemi, do t’i japë përgjigje se revolta dhe protesta janë rruga e vetme për të përmbysur këtë regji.

Pas 11 majit, farsës më të shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit, kanë kaluar 7 muaj. Në Tiranë është instaluar një parlament. Ftoj qytetarët, ata 600 mijë shqiptarë, që edhe në kushte terrori, votuan për deputetët e opozitës, t’i shtrojnë pyetjen vetes, cili është roli i këtyre deputetëve në parlament. Ky rol është zero. Është zero. Është zero. Në parlament, sovrani ka votuar që këta të kërkojnë llogari qeverisë për qëndrimet e saj. 7 muaj ka që kryehajduti i kombit refuzon në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjet e vendit, çdo pyetje dhe interpelancë në parlament.

Roli i parlamentit është zero, sepse me ligje dhe Kushtetutë, deputetët janë të detyruar të ngrenë komisione hetimore parlamentare për të paraqitur qytetarëve gabimet, fajet, vjedhjet e qeveritarëve. Për herë të parë në histori, asnjë komision hetimor parlamentar nuk lejohet në parlament. Parlamenti është vendi ku deputetët paraqesin ligje, amendamente në emër të interesit të qytetarëve. Asnjë amendament, asnjë ligj i paraqitur nga opozita nuk paraqitet në parlament.
Parlamenti përfaqëson pushtetin që buron nga vota e qytetarëve. Por, ky parlament përfaqëson vetëm kusarët dhe është përjashtuar opozita në çdo përfaqësim të tij," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!