Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këtë reagim Veliaj ia ka kushtuar propagandës, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur se "ndodhet i mbyllur në qeli pa akuzë".
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit në Durrës. Këtë reagim Veliaj ia ka kushtuar propagandës, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur se "ndodhet i mbyllur në qeli pa akuzë".
Kryebashkiaku u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë për kreditë e buta ndërsa shton se janë 1200 kuota në dispozicion.
“Programi i kredisë së butë për çiftet e reja dhe familjet e pastreha është një nga projektet që kam më përzemër dhe gjatë këtyre viteve, pasi e rihapëm, kemi ndihmuar plot qytetarë të Tiranës që të blejnë shtëpinë e tyre me ndihmën e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq, dua të ftoj çdo qytetar që ka aplikuar gjatë fazës së parë të programit (ku u shpallën fitues 2237 aplikues), që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë.
Deri më tani, në fazën e dytë, kanë dorëzuar dokumentacionin për kredi të butë shume prej aplikuesve, ndërkohë që ka kohë deri në datën 31 Mars. Çdokush që është shpallur fitues i Fazës së Parë duhet të dorëzojë dokumentacionin e plotë brenda datës 4 Mars (pranë sporteleve të Zyrës së Shërbimeve me një Ndalesë në Rr. e Kavajës), pasi janë plot 1200 kuota në dispozicion. Nxitoni! Përqafime”, thuhet në postimin e Veliaj.
Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit pasi në seancën e fundit gjyqësore, GJKKO la të pandryshuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tij, ndërsa ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje".
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ndalimi i shpopullimit të vendit është objektiv...
osmani, pavel ÇEKI- Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pav...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së garantoi...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për mbrojtjen e familjes dhe n...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha premtoi një kuadër të veçantë ligjor për n&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur gjatë prezantimit të programit të PD-së për mbr...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë prezantimit të programit të P...
sali berisha TIRANË- Partia Demokratike po prezanton programin qeverisës për mbrojtjen e familjes dhe politikat kundër shpopullimit, nd...
foto ilustruese KOSOVË- Disa ekspertë nga Kosova dhe Shtetet e Bashkuara diskutuan të martën në Uashington mbi ndryshimet në ...
sali berisha TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Komisionin Qendron Zgjedhor kërkesën për tu regjistru...