LIVE UPDATES
Politike

PD prezanton programin për familjen dhe shpopullimin, Berisha: Shqiptarët ikën nga vendi për shkak të varfërisë, sepse prindërit nuk mund të ushqenin fëmijët

Ai u shpreh se në këto 10 vite ka ndodhur një gjenocid i vërtetë, ku sipas tij qindra mijëra shqiptarë kanë braktisur vendin. 

19 Shkurt 2025, 18:29 Nga r.ll
PD prezanton programin për familjen dhe shpopullimin, Berisha:
sali berisha

TIRANË- Partia Demokratike po prezanton programin qeverisës për mbrojtjen e familjes dhe politikat kundër shpopullimit, ndërsa pjesë e takimit është dhe kryedemokrati Sali Berisha. 

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se gjatë këtyre 10 viteve ka ndodhur shpërbërja më e rrezikshme e familjes dhe e kombit shqiptar. Ai shtoi se në këto 10 vite ka ndodhur një gjenocid i vërtetë, ku sipas tij qindra mijëra shqiptarë kanë braktisur vendin. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë juve, të pranishëm në këtë takim ku PD paraqet programin e saj për familjen. Një vlerësim të veçantë dhe përshëndetje, e falënderim të përzemërt Aulonit dhe anëtarëve të tjerë të këtij departamenti, të cilët kanë trajtuar këtë çështje me përkushtimin dhe seriozitetin më të madh. E kanë trajtuar në kompleks dhe kanë bërë gjithçka që të mund të sensibilizojnë, të ndërgjegjësojnë shoqërinë e sotme shqiptare, për dramën që familja e kësaj shoqërie, më të thellë se të gjitha kohërat, e përjeton në narkodiktaturë.

Ne që kemi përjetuar diktaturën e kemi shumë të qartë se, në rrafshin ekonomik familja ishte njësia e ndarjes së varfërisë dhe Shqipëria përjetoi një nga kohërat më të vështira saqë të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin të 3-tat në botë. Familja shqiptare në diktaturën iu nënshtruar në një përqindje të madhe terrorit, tensioneve, iu nënshtrua indoktrinimeve. Por duhet të themi të vërtetën. Ato që përjetoi familja sot dhe këto 10 vite janë më të rëndat në tërë historinë tonë kombëtare, sepse në këto 10 vite ndodhi shpërbërja më e rrezikshme e familjes dhe e kombit shqiptar, më e madhe, më e pakrahasueshme.

Ne jemi konservatorë dhe përkthimi më i qartë i këtij termi, është tradicionalist. Ne jemi tradicional, njerëz të traditës.
Në traditë e para është familja, në traditë vlera më themelore është familja, ndaj dhe ky grup të rinjsh e morën me kaq përkushtim dhe seriozitet dhe në bashkëpunim me Aleancën për familjen, bënë gjithçka që të ndërgjegjësonin dhe vetëdijësonin shqiptarët për këtë dramë që po luhej në të vërtetë në epiqendrën e qenies kombëtare. Në 10 vite kanë ndodhur gjenocid i butë, por gjenocid i vërtetë ndaj shqiptarëve. Kanë braktisur Shqipërinë për kushte të llogaritur vetëm në hapësirën e Bashkimit Europiane 1 milionë e 99 mijë shqiptarë.

Të marrë edhe në të gjitha vendet e tjera, këta shkojnë të paktën minimumi në 1 milionë e 400 mijë banorë. Kurrë një komb nuk ka patur një zbrazje të tillë të llahtarshme. Dhe e tëra kjo ka patur një faktor themelor, varfërinë, varfërinë dhe mbi të gjitha varfërinë. Thashë, nëse në socializëm njerëzit ishin të detyruar të ndanin kafshatën, kripën, lugën e sheqerit, këtu në narkodiktaturë njerëzit largoheshin sepse nuk mund të jetonin, sepse prindërit nuk mund të ushqenin fëmijët. Kjo është arsyeja se pse nga këta 1 milionë mbi 700 mijë janë të rinj dhe fëmijë që janë larguar. Asnjë komb tjetër, në asnjë luftë, në asnjë fatkeqësi natyrore nuk ka humbur materien e tij në mënyrë kaq të rrufeshme, kaq të thellë sa kombi ynë. Ky është njëri aspekt i dramës demografike shqiptare.

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj