LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Me minimumin jetik dhe kartën e konsumatorit, në 3 muaj e parë të qeverisjes do i japim fund varfërisë ekstreme

Berisha tha se programi i PD-së do të ketë në themel ruajtjen dhe mbrojtjen e familjes dhe vlerave të saj. Për të përmbushur këtë ai tha se duhet luftuar varfëria ekstreme. 

19 Shkurt 2025, 18:49 Nga r.ll
Berisha: Me minimumin jetik dhe kartën e konsumatorit, në 3 muaj e
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë prezantimit të programit të PD-së për mbrojtjen e familjes dhe ndalimin e shpopullimit. 

Berisha tha se programi i PD-së do të ketë në themel ruajtjen dhe mbrojtjen e familjes dhe vlerave të saj. Për të përmbushur këtë ai tha se duhet luftuar varfëria ekstreme. 

Më tej, kryedemokrati shtoi se Partia Demokratike do ta arrijë këtë në tre muajt e parë të qeverisjes me minimumin jetik dhe kartën e konsumatorit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Aspekt tjetër ishte dhe denatyrimi i familjes, i një politike që kishte si synim denatyrimin e familjes. Kjo politikë, duhet ti themi gjërat siç janë, u arrit të shndërrohet në politikë zyrtare të vendit udhëheqës të lirisë, të vendit më të fuqishëm të planetit. Progresistët kjo rracë ekstremistësh të majtë, këta shkelmuan mbi çdo normë dhe parim dhe filluan në kërkim jo vetëm të njeriut të ri, siç e predikonte Marksi, por tashmë edhe familjes së re, por në këtë frymë jo çifteve të reja, familjes së re.

Familjes në të cilën prindërit. Shoqëritë në të cilën fëmijët do të lindeshin në ferma grash. Një qëndrim postMarksist i pa përshkruar më parë. Karl Marksi parashikonte krijimin e një njeriu të ri sipas tij. filozof terrorist, e vërteta. E vërteta është se kush do që e lexon atë, ai është, sigurisht ‘Kapitali’ është kapital, por ai është babai i doktrinës terroriste të përpunuar nga lëvizje të tjera të mëparshme. Pra Karl Marksi parashikonte njeriun e ri, globalizimin si një botë pa shtet e kufij, por nuk parashikonte agresionin ndaj gjinisë njerëzore, siç predikonte dhe parashikonte Xhorxh Sorosi dhe ekstremi i majtë postmarksist në SHBA dhe pastaj e përhapën në mbarë botën.

E përhapën se si, e si të krijohej një shoqëri të re, se si e si gjinia të mos ishte më një dallim. Duhet ta pranojmë, pas SHBA-së, Shqipëria isht ndofta kopshti i dytë më i lulëzuar i Xhorxh Sorosit dhe i kësaj doktrine. Bëra këtë hurje për të theksuar se, çfarë rëndësie themelore ka për kombin, shoqërinë, Shqipërinë një përqendrim i madh, në ruajtjen, mbrojtjen e familjes dhe vlerave të saj. Ju garantoj se programi ynë, do të ketë një drejtim themelor, këtë drejtim. Kjo përpjekje, ky objektiv për një familje të fortë, për një familje të konsoliduar, për një familje plot jetë kërkon një përballje shumëplanëshe.

Prap unë theksoj, e para varfëria. Nëqoftëse ne nuk i bëjmë me urgjencë një sulm frontal varfërisë ekstreme shqiptarët me qindra e mijëra do të vazhdojnë të ikin nga Shqipëria dhe familja shqiptare do të zvogëlohet dhe do të jetë gjithnjë në vështirësi. Ndaj dhe ajo paketë që ne e kemi quajtur paketë emergjence, ka një synim; të zhdukë varfërinë ekstreme. Nuk zhduk varfërinë, sepse varfëria ekziston në çdo vend. Por varfëria ekstreme në një vend me situatën ekonomike të Shqipërisë, ekziston sepse ai vend vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveritarët. Asnjë shkak asnjë arsye, nuk ka që kjo varfëri të ekzistojë.

Keni bërë një shembull shumë të mirë që keni marrë Kukësin. Por ju them unë çfarë ndodhi në Kukës. Sapo erdhi në pushtet Edi Rama hoqi ndihmën ekonomike për 20 mijë banorë në Kukës, sepse votuan kundër, sepse qarku votoi kundër PS-së.
Mirëpo ata që e njohin Kukësin e dinë se përveç fare pak fshatrave, në tërësi fshatrat e atij qarku janë me më pak tokë, janë fshatra të cilat pa ndihmë ekonomike nuk mund të jetojnë banorët.

Dhe Shqipëria atë vit duhet të shtonte, kishte 120 mijë qytetarë në ndihmë ekonomike, duhet të shtonte të paktën edhe 60 mijë të tjerë me regjistra dhe po të shtonte dhe këta 60 mijë e të shtonte ndihmën ekonomike, Shqipëria do të realizonte atë që do të realizojmë ne tani. E përjashtonte varfërinë ekstreme apo mjerimin. Përkundrazi ato erdhën duke u thelluar dhe sot në një kohë kur 41% e popullatës janë në rrezik varfërie dhe varfëri, ndihmë ekonomike marrin gjithsej 61 mijë qytetarë.

Pra e gjitha kjo është një qëndrim armiqësor ndaj shqiptarëve dhe kjo merr fund në 3 muajt e parë të qeverisjes tonë. Qoftë me minimumin jetik, qoftë me rrogën minimale që nuk do të jetë ndën se 500 euro, qoftë me kartën e konsumatorit për të gjithë familjet në nevojë apo personat në nevojë që marrin rrogë 500 euro apo marrin minimumin jetik 200 euro.
Do të jetë një përpjesëtim i tarifave të ujit, i çmimit të energjisë dhe do të bëjmë gjithçka që në një kohë rekord ta çlirojmë nga dhimbjet e skamjes.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen