LIVE UPDATES
Politike

“U vendos akordimi i 70 miliardë eurove ndihmë ushtarake për Ukrainën”/ Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara ishte një samit historik

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ishte historik sepse u mblodh pas kundërshtive publike të krijuara midis disa vendeve të mëdha anëtare të NATO-s dhe SHBA-së. 

11 Korrik 2026, 17:12 Nga E.d
“U vendos akordimi i 70 miliardë eurove ndihmë ushtarake
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara, një samit historik. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ishte historik sepse u mblodh pas kundërshtive publike të krijuara midis disa vendeve të mëdha anëtare të NATO-s dhe SHBA-së. 

Arsyeja e dytë sipas tij, është se në Ankara triumfoi plotësisht doktrina e Donald Trump-it për NATO-n, e bazuar në parimin e lashtë "nëse do paqen, përgatitu për luftë". Së treti, në deklaratën e Samitit të Ankarasë, vendet anëtare riafirmuan me unanimitet të plotë besnikërinë e tyre ndaj parimit të mbrojtjes kolektive, të sanksionuar në Nenin 5 të Traktatit të Aleancës.

Sipas liderit të opozitës kjo do të thotë se çdo sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet si sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare. Në fund, ai shkruan se një meritë e veçantë për përgatitjen dhe suksesin e samitit i takon Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe ekipit drejtues politik e ushtarak të Aleancës dhe Turqisë. 

Postimi i Sali Berishës

Samiti i fundit i Aleancës së Atlantikut të Veriut shënoi një sukses historik për Aleancën dhe vendet anëtare. Për fat të keq, mediat në Shqipëri, në vend të analizës dhe paraqitjes së rëndësisë së vërtetë historike të Samitit të Ankarasë, u morën më së shumti me atletet e Edi Ramës. Ky i fundit, në shkelje të plotë të kodit etik dhe protokollit të takimit më të rëndësishëm dhe më serioz në planet, i pashërueshëm nga eksibicionizmi i tij ekstrem, zgjodhi të paraqitet me atlete sikur po hynte në një fushë sporti. Për këtë akt, brutofigure, ai mori përçmimin dhe nofkat që meritonte nga liderët e pranishëm dhe në mediat botërore. Por, sigurisht, këto nuk kanë asnjë lidhje me rëndësinë e vërtetë historike të Samitit.

Pse ky Samit ishte historik?

Së pari: Samiti i Ankarasë ishte historik sepse u mblodh pas kundërshtive publike të krijuara midis disa vendeve të mëdha anëtare të NATO-s dhe SHBA-së, si vendi udhëheqës i Aleancës të nxitura nga konflikti i SHBA-së dhe Izraelit me Iranin. Refuzimi i disa vendeve anëtare për të lejuar përdorimin e bazave ushtarake të SHBA-së në vendet e tyre për operacione ushtarake kundër Iranit vuri seriozisht në dyshim vlerën e Aleancës për Uashingtonin, i cili në 77 vitet e saj kishte shpenzuar trilionë dollarë për mbrojtjen dhe sigurinë e aleatëve të tij në Kontinentin e Vjetër.

Pavarësisht kundërshtive të krijuara, historia e 110 viteve të fundit ka faktuar në mënyrë të përsëritur se siguria e Europës së lirë dhe ajo e SHBA-së janë të pazgjidhshme nga njëra-tjetra. Ky ka qenë shkaku më themelor i themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut 77 vite më parë dhe është sot shkaku kryesor i ekzistencës së saj. Paqja dhe liria në hapësirën euroatlantike nuk kanë dhe nuk do të mund të kenë një garantues të dytë si NATO, e madje deri diku, as liria e botës! Ndaj, Presidenti Donald Trump, duke u dhënë fund të gjitha dilemave dhe hamendësimeve, deklaroi në Ankara: "Ne jemi këtu së bashku me ju", duke riafirmuar vendosmërinë e SHBA-së për të qëndruar e palëkundur në misionin e saj si vend udhëheqës dhe shtyllë kryesore e sigurisë së Aleancës Euroatlantike.

Së dyti: Në Ankara triumfoi plotësisht doktrina e Donald Trump-it për NATO-n, e bazuar në parimin e lashtë "nëse do paqen, përgatitu për luftë". Ndaj, ai ne mandatin tij te pare kërkoi fillimisht respektimin rigoroz të statutit të NATO-s, që kërkon nga vendet anëtare të shpenzojnë për qëllime ushtarake 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Kur Presidenti Trump dhe qeveria e tij e kërkuan këtë në mandatin e tij të parë, vetëm 2-3 nga të gjitha vendet antare te Aleancës e zbatonin këtë kërkesë të statutit për mbrojtjen dhe sigurinë, dhe Europa nuk ishte në luftë. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës provoi qartësisht domosdoshmërinë e rritjes së shpenzimeve ushtarake nga vendet anëtare të NATO-s.

Pas rikthimit në pushtet, Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë të administratës së tij kërkuan rritjen në 5% të PBB-së te  shpenzimeve te mbrojtjes. Në Ankara, një pjesë e madhe e vendeve anëtare u zotuan t'i rrisin shpenzimet ushtarake deri në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, dhe kjo është një arritje historike transformuese për NATO-n.

Së treti: Në deklaratën e Samitit të Ankarasë, vendet anëtare riafirmuan me unanimitet të plotë besnikërinë e tyre ndaj parimit të mbrojtjes kolektive, të sanksionuar në Nenin 5 të Traktatit të Aleancës, çka do të thotë se çdo sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet si sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare.
Së katërti: Në Samitin e Ankarasë u vendos akordimi i 70 miliardë eurove ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe u nënshkruan kontrata për blerjen e 50 miliardë eurove armatime nga vendet anëtare.

Në mbyllje shtoj se një meritë e veçantë për përgatitjen dhe suksesin e samitit i takon Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe ekipit drejtues politik e ushtarak të Aleancës dhe padyshim vendit mikpritës dhe organizator, Turqisë. Ajo ka një nga rolet më të rëndësishme në misionin e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe, pavarësisht ndonjë simbolike të veçantë edhe të shmangshme, me organizimin dinjitoz dhe te perkryer pala kontribuoi ndjeshëm në arritjet dhe suksesin e Samitit të Ankarasë./Dosja.al

sali berisha nato samit

Sondazh

Poll

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit