LIVE UPDATES
Politike

"Sikur të besoja çfarë u tha për Zvërnecin do të isha në protestë”/ Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Kjo pasi sipas tij, muaji qershor ka pasur ulje të turizmit, ndërsa shtoi se në emër të Shqipërisë janë goditur shqiptarët. 

11 Korrik 2026, 16:34 Nga E.d
"Sikur të besoja çfarë u tha për Zvërnecin do
Edi Rama

VLORA- Kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek protestat masive që po zhvillohen në vend, përmes së cilave është kërkuar dorëheqja e tij. Gjatë takimit me të rinjtë në Jalë, Rama tha se po të besonte çfarë u tha për Zvërnecin do të ishte edhe ai pjesë e protestës. 

Kryeministri theksoi se dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve. Kjo pasi sipas tij, muaji qershor ka pasur ulje të turizmit, ndërsa shtoi se në emër të Shqipërisë janë goditur shqiptarët. 

Në lidhje me librin 'The Albanian Files',  Rama u shpreh se ai është  një libër me projektet e arkitektëve të huaj në Shqipëri.  Kjo duke shtuar se janë projekte të investitorëve shqiptarë që duan të bëjnë ndërtime. Në fund, ai tha se resortet turistike sjellin të ardhura në ekonominë vendase.

Edi Rama: Sikur unë të besoja çfarë u tha për Zvërnecin, jo vetëm do të kisha dalë në protestë, por do të isha akoma aty. Ajo që u tha ishte e tmerrshme, por fatmirësisht e pavërtetë. Ajo që është më e vështira në këtë kohë është si t’ia bëjmë me të vërtetën, sesi njerëzit të informohen më mirë dhe të mos lihen jashtë procesit. Kostoja është e lartë. Për një dezinformim aq të madh të kesh një kosto kaq të madhe. Majin e kemi pasur me një tjetër rritje të lartë të turizmit, qershorin nuk e kemi. Po të shohim trendin nga janari, duhet të ishte bum. Kemi pasur anulime pafund. Në emër të Shqipërisë janë goditur shqiptarët. Është goditur puna e njerëzve që janë në pritje gjithë dimrit që të vijë kjo kohë. Përse? Për arsye që janë shumë më komplekse se Zvërneci.

Sikur të ishin gjithë tradhtarët si puna ime, Shqipëria do të kishte nevojë për më shumë tradhtarë. E gjithë përpjekja ime, me të gjitha të metat dhe gabimet, që kur kam filluar të merrem me politikë, ka qenë e lidhur me të bukurën, me transformimin fizik të hapësirave, sepse besoj shumë që e bukura ka një impakt të paçmuar në të gjithë zinxhirin e vlerës. Vende të bukura të varfra ka. Po më gjeni një vend të shëmtuar dhe të pasur, ma tregoni. Në shëmti nuk bëhet pasuri. Flas për komunitetin, nuk flas për kriminelët. Në shëmti ka vetëm krim, llum dhe njerëz që mbijetojnë.

E gjithë historia ime në detyrë flet për një përpjekje të vazhdueshme për t’i bërë gjërat më bukur. Po shikoja se po bëjmë një film të shkurtër për çfarë kemi bërë për natyrën. Shumë nga gjërat nuk dihen. Kemi mbjellë 5 milionë pemë. Kemi ndërtuar një sistem të tërë të zonave të mbrojtura. I kemi bërë ne. Ligjin e parë për to e kemi bërë ne. Mbi 40 hidrocentrale, me leje të dhëna më parë në shtratin e Vjosës, i kemi anuluar. Nëntë hidrocentrale në Valbonë i kemi anuluar ne.

Të anulosh gjithë këto hidrocentrale nuk është si të prishësh disa tendera. Është të shkosh kundër interesave të mëdha financiare. Si mund të jem unë njeriu që betonizon Zvërnecin? E vërteta është që unë besoj se ne jemi në një fazë ku mund të shkojmë shumë më lart, ose mund të shkojmë poshtë. Duhet të kalojmë te një kategori tjetër konsumatori. Duhet të kërkojmë që këtu të vijnë ata që shpenzojnë shumë.

Ideja që këto resorte të mëdha turistike janë për ata që vijnë, jo për ne, është një idiotësi. Ato sjellin të ardhura në ekonominë tonë shumë më tepër. Ata nuk vijnë në Hënë. Ata vijnë në një vend ku, në radhë të parë, do të punësohen njerëzit këtu. Do të merren edhe filipinas, nëse ti nuk do të shkosh të punosh. Sot këtu ku jemi, nuk ka paga më të ulëta se në Greqi. A do të vijnë me bukë me vete? Jo. Do të konsumojnë produktet që prodhohen këtu. Ai resort është një fabrikë përpunimi për produktet e zonës dhe më gjerë. U mor një libër dhe shkoi në Prokurori. Ai libër është me projektet e arkitektëve të huaj në Shqipëri. Janë projekte të investitorëve shqiptarë që duan të bëjnë ndërtime.

Pashë disa pallate që po ndërtoheshin nga i pandalshmi kryetar i Bashkisë së Kavajës. Niveli zero. Kjo është një shkollë në natyrë për të gjithë arkitektët shqiptarë, që të mësojnë të bashkëpunojnë me mjeshtrat e mëdhenj e nesër të bëhen ata vetë emra të mëdhenj. Të sulmosh një projekt që ende nuk është bërë është një inkuizicion. Ne nuk bëjmë dot një projekt që nuk e pranon Bashkimi Evropian, ose duhet të themi se nuk futemi në BE./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit