LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"PD do dorëzojë së shpejti padi për ‘Librin e Kuq’ të Edi Ramës" Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë bashkëbisedimit të sotëm online me qytetarët se opozita do të dorëzojë së shpejti në Prokurori një kallëzim penal mbi atë që e cilësoi si ‘Librin e Kuq të Edi Ramës’, (The Albanian Files) një dosje që përmbledh qindra shkelje dhe vepra penale të kreut të qeverisë. • Në hapje të bashkëbisedimit, Berisha u ndal te protesta qytetare, që sipas tij, ka marrë mbështetje të gjerë ndërkombëtare. • Në fjalën e tij, kryedemokrati foli edhe për përdorimin e fondit rezervë të qeverisë për koncertin e reperit amerikan Kanye West. • Ai e cilësoi vendimin si një shkelje të rëndë të Kushtetutës. • Berisha e krahasoi këtë rast me financimin e garës Giro d’Italia, që u përdor për interesa elektorale nga Edi Rama. • Një tjetër temë e diskutuar ishte zhvlerësimi i euros dhe ndikimi i tij në ekonomi. • Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se, kursi i këmbimit është deformuar nga hyrja e parave të krimit. ‘Kjo dramë me euron ka si shkak kryesor narko-eurot që futen në Shqipëri. • Sipas tij, zhvlerësimi i euros ka goditur eksportet, turizmin dhe kursimet e emigrantëve. • Në përgjigje të pyetjes së një qytetareje, mbi pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, kryedemokrati tha se vlera e kullave në vend arrin në miliarda euro. • I pyetur nëse Partia Demokratike do të organizojë protesta të reja, lideri i demokratëve Sali Berisha tha se, opozita ka vendosur të mbështesë protestën qytetare ekzistuese. • Sipas tij, PD do të vazhdojë mbështetjen politike dhe ndërkombëtare për lëvizjen protestuese. • Berisha u bëri sërish thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestat e përditshme të organizuara në Tiranë, duke deklaruar se çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e protestës rinore qytetare, të cilën ai e cilësoi si rrugën për krijimin e një qeverie kujdestare dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

6 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

"PD do dorëzojë së shpejti padi për ‘Librin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka komentuar edhe për Kampionatin Botëror, duke thënë se ekipet që kanë arritur në çerekfinale janë shumë të forta dhe nuk ka një favorit të vetëm. Ai u shpreh se është me ekipin që luan më mirë dhe performon më shumë në fushë, teksa shtoi se do t’i vinte mirë nëse fituese do të shpallej Franca, për të cilën ka treguar një simpati të veçantë.

Kemi dy pyetje të ndryshme nga Elio Borni: Doktor, sipas jush kush do të fitojë kampionatin botëror? Mendoj se për Francën keni një pikë të dobët, por këtë herë cilën kombëtare e shihni si favorite?

Sali Berisha: Këto që kanë dalë në çerekfinale janë shumë të forta dhe natyrisht, absolutisht jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, mirë më vjen./Dosja.al

 

3 ORE ME PARE

Kabllogrami i Rubios/ Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

"PD do dorëzojë së shpejti padi për ‘Librin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se opozita ka bërë dhjetëra kallëzime për skandalet e qeverisë, por sipas tij ato nuk po hetohen. Duke folur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati akuzoi drejtësinë se funksionon nën ndikimin e Edi Ramës, ndërkohë që përmendi edhe dosjen e Arubës.

Berisha u shpreh më tej se pas rënies së komunizmit në shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, u krijuan organizata të shumta të shoqërisë civile, të cilat Kryedemokrati cilësoi si të orientimit ekstrem të majtë.  Sipas tij, këto organizata përbëjnë kërcënim për demokracinë dhe paqen, duke i akuzuar se janë të gatshme të ndërmarrin veprime antikushtetuese dhe antiligjore për motive ideologjike.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Alban Imeri: Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një kabllogram për ambasadat amerikane ku kërkon informacione për organizatat e majta ekstreme. Gjithashtu janë bërë ftesa për 60 zyrtarë të lartë për një takim në SHBA në lidhje me këtë rrymë të majtë ekstreme. Si e komentoni ju?

Sali Berisha: Unë jam i bindur, dhe kam qenë i bindur, se ekstremizmi i majtë është një nga rreziqet më madhore të kohës. E kam theksuar edhe radhën e fundit ose të parafundit, kam treguar rastin se gjatë kohës në diktaturë komuniste, Enver Hoxha u nda nga të gjitha vendet ish-komuniste se i quajti ato revizioniste. Dhe këtu në Shqipëri na vinin njëri pas tjetrit delegacione të ekstremizmit të majtë, partive marksiste-leniniste. Këto vinin dhe mbanin fjalime, më kujtohet sesi na thoshin se lirinë që keni ju, nuk e ka kush në botë, se meksikanët apo amerikanët apo belgët apo francezët duhet të frymëzohen nga ju. Po këto ishin një numër i kufizuar partisë marksiste-leniniste që kishin epiqendër Pekinin dhe pastaj Tiranën.

Në fakt disa prej tyre kishin dhe lëvizje të armatosura guerile. Mirëpo pas rënies së Perdes së Hekurt, me financimet e George Soros në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në dhjetëra e dhjetëra vende të botës, u krijuan me qindra mijëra organizata të ashtuquajtura të shoqërisë civile, që të gjitha ekstrem i majtë. Dhe ato si në Shqipëri dhe kudo që janë, përbëjnë një rrezik dhe kërcënim serioz për demokracinë, paqen në këto vende.

Këto organizata në çdo kohë janë të gatshme për motive ideologjike të ndërmarrin aksione dhe veprime antikushtetuese, antiligjore. Këto organizata kontrollojnë median në shumicë, censurojnë, përdorin censurën. Përdorin llogari të rreme, përdorin hienat. Po lexoja para tre ditësh një analizë të një gazete, e cila në tërësi nuk është dashamirëse ndaj Partisë Demokratike, por tregonte sesi kampionë të hienave anonime kundër Sali Berishës ishin shërbëtorët e Edi Ramës, Mjero dhe Bolino, me emra të ndryshëm e të tjerë e të tjerë. Pra në tërësi ekstremizmi i majtë përbën një rrezik serioz për shoqëritë e lira dhe vlerat e demokracisë./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Drejtësia kontrollohet plotësisht nga Rama"/ Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West dhe Giro D’Italia

"PD do dorëzojë së shpejti padi për ‘Librin e

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme në një bashkëbisedim me qytetarët se opozita ka depozituar dhjetra kallëzime në SPAK për çështje që lidhen me skandalet e qeverisë. Gjatë bashkëbisedimit, Berisha tha se denoncimet e bëra nga opozita nuk po trajtohen në mënyrën e duhur nga institucionet e drejtësisë, duke e akuzuar këtë të fundit se eshtë e ndikuar politikisht.

Kreu i opozitës u ndal edhe te disa çështje konkrete, përfshirë hetime të cilat sipas tij lidhen me korrupsionin, krimin elektoral dhe shpërdorimin e fondeve publike. Ai pretendoi se disa dosje mjaft të rëndësishme nuk po marrin vëmendjen e nevojshme teksa akuzoi qeverin për keqpërdorim të pushtetit, ndërsa përmendi edhe rastet e financimeve për aktivitete dhe evente te ndryshme, te cilat sipas tij jane bërë ne kundershtim me ligjin.

Besnik Rama: Doktor Berisha, vazhdoni ngrini zërin për hallet e njerëzve, bëni kallëzim në SPAK ndaj skandaleve të kësaj qeverie.

Sali Berisha: I dashur Besnik, faleminderit për pyetjen, por të garantoj që janë me dhjetëra e dhjetëra denoncime. Jo një, me dhjetëra Besnik. Për hir të së vërtetës edhe Ballukun e kemi denoncuar, ndonëse ata pretendojnë që e kanë filluar vetë kryesisht, dhe nuk e përjashtoj këtë mundësi, sepse ne nuk kemi ditur që e kanë filluar, ne kemi bërë detyrën tonë dhe e kemi denoncuar. Nuk ka një akt, nuk ka një skandal që ne të mos e kemi denoncuar. Janë me dhjetëra, por ato nuk preken, ato janë turshi. Kjo është një drejtësi e kontrolluar Besnik, e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama. Kjo drejtësi funksionon sipas urdhrave të tij, të shtypë pluralizmin, dhe të mbrojë për fatin më të keq, zinxhirin e pafund të vjedhjeve dhe skandaleve të Edi Ramës.

Të jap një shembull Besnik. Është bërë famoze në botë, dosja e Arubës, besoj se e ke dëgjuar, ku përfaqësues të qeverisë në atë ishull të Karaibeve u takuan me përfaqësuesit e karteleve të drogës dhe kishin marrë me vete biznesmenë shqiptarë ku do të arrihej marrëveshja për ndërtimin e gataçieleve. Tani çfarë ndodh? Pasi dosjen Aruba, Spanja dhe Belgjika e sollën në Shqipëri, prokuroria e partisë ka publikuar emrat e biznesmenëve dhe emrat e trafikantëve të takuar në Aruba, por nuk ka publikuar emrat e qeveritarëve që ishin aty. Që në fund të fundit, ata përfaqësojnë më të zezën e asaj dosje. Pse? Se ata janë dëshmi flagrante e narkoshtetit, e shtetit që bashkëpunon me kartelet e drogës dhe që lanë paratë e tyre. Ata prokuroria i mban sekret.

Ndër të tjera, kemi dërguar mbi 43 dosje krimi elektoral, vetëm dy janë shqyrtuar. se për prokurorinë politike nuk është krim, të paguash 7 milionë euro organizatës private Giro D'Italia ditën e votimit dhe një ditë para votimit? Besnik, po të jap vetëm një shembull këtu. Ka ndodhur në vitin, në mos gaboj viti 2011 apo 2012, një shqiptare, një e re, Elhaida Dani fiton Voice of Italia. Ishte një arritje shumë prestigjioze për një shqiptare. Ministri i Kulturës i asaj kohe, asaj dhe maestros së saj Koçante, i dërgon një ftesë, ku do i jepte një dekoratë Presidenti i Republikës të dyve, për nderin që i bënë me sukseset e tyre Shqipërisë. Ministri i Kulturës i kërkon një biznesmeni t'i sponsorizojë biletat dhe qëndrimin në Tiranë, 4600 euro. 4600 euro. Ky është biznesmeni Fatmir Bektashi.

Fatmir Bektashi e sponsorizon këtë. Dhe meqenëse Sali Berisha u jep një drekë apo një darkë të dyve për t'i nderuar, Fatmir Bektashi dhe Sali Berisha janë akuzuar për korrupsion pasiv, për çka, se unë si kam kërkuar kurrë Fatmir Bektashit të japë 100 darkë për njeri. Kurse Edi Rama, në shkelje flagrante të nenit 101, 102 të Kushtetutës së Shqipërisë, jep 7 milionë euro Giro D'Italia, organizatës private që të vijnë dhe të bëjnë reklamë për Edi Ramën ditën e votimit dhe një ditë para votimit.
Dhe jep 4.3 milionë euro biletat e munguara këngëtarit Kanye ëest. Të gjitha në kundërshtim me Kushtetutën. Por për prokurorinë politike, këto janë normale se ai është lideri i tyre dhe ata i përkasin asaj partie./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik, por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

"PD do dorëzojë së shpejti padi për ‘Librin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi Samitin e NATO-s në Ankara si historik, por sipas tij Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga Kryeministri Edi Rama. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati u shpreh se Rama nuk respektoi protokollet ndërkombëtare me paraqitjen e tij në samit, duke theksuar se kjo ndikoi negativisht në imazhin e vendit.

Ai tha se rregullat e protokollit janë të rëndësishme për të shprehur respekt dhe seriozitet në takime të nivelit të lartë ndërkombëtar. Sipas tij, mediat ndërkombëtare e trajtuan Ramën në mënyrë ironike, ndërsa shtoi se Shqipëria u vu në një pozitë të pakëndshme për shkak të këtij përfaqësimi.

"Samiti i Ankarasë i NATO-s, në vlerësimin tim, është një nga samitet më të suksesshme në historinë e aleancës. Dhe ishte një samit vërtet historik për arritjet transformuese për aleancën e Atlantikut të Veriut. I vetmi vend që u përfaqësua aty në mënyrën më qesharake, më të padenjë, ishte Shqipëria sepse padrinoja i Shqipërisë, me ekzibicionizmin e tij të papërmbajtur, mendoi se në samitin më serioz të planetit mund të shkohet me atletet e basketbollistit. Nuk kam asgjë për atletet, por ato janë për evente sportive, kurse në atë samit vetëm ai që nuk ka mend, vetëm ai që është torollak, vetëm ai që është i sëmurë dhe nuk kontrollon ekzibicionizmin e tij mund të bëjë këtë akt.

Ai personalisht mori atë që meritonte, e damkosën si shakaxhi, si hokatar dhe servil mediat më të mëdha të botës. Por Shqipërinë, nuk mund të them se nuk i mbeti turpi nga përfaqësimi nga një individ si ky, i cili sikundër fyen Kushtetutën e vendit të tij, shkel rregullat e hekurta të protokolleve ndërkombëtare, duke harruar se ato janë rregulla për të demonstruar respektin, për të demonstruar seriozitetin për ata që ti përfaqëson dhe ndaj atyre që ti takon. Ato nuk janë vullnetarizma. Ato janë shekullore.

Por kur hyn ai që nuk meriton, nuk po e prish gojën, aty ku nuk duhet pastaj priten gjëra të tilla. Sidoqoftë e rëndësishme është protesta, revolta paqësore e fuqishme e qytetarëve që qëndron e pamposhtur dhe e jashtëzakonshme. Sot, ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen në një protestë të fuqishme, tërësisht ndaj akteve të përsëritura të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Por e vërteta është se pagesa 4 milionë për Kanye West është një fyerje, është një injorim i tmerrshëm për shqiptarët dhe ata qindra mijëra qytetarë që janë në protestë kundër tij," tha Berisha./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Përdori fondin e rezervës për lobingje të tij"/ Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë e shtet ligjor

"PD do dorëzojë së shpejti padi për ‘Librin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të dhënë 4 milionë euro për të financuar koncertin e Kanye West në Tiranë si kriminale. Duke folur gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha theksoi se kryeministri përdori fondin për emergjencat për interesa personale dhe lobingje të tij. Kryedemokrati përmendi edhe një rast tjetër, ku tha se Rama bëri të njëjtën gjë edhe vitin e kaluar me Giro d’Italia, që sipas tij, kishte synim të fitonte zgjedhjet.

“Në Shqipëri skandali dhe superskandali zënë njëri tjetrin. Në mënyrë të papritur, antikushtetuese Edi Rama merr nga fondi rezervë i qeverisë, krijimi i të cilit bazohet në nene të qarta të Kushtetutës, dhe ky fond që i është besuar atij për ta përdorur për emergjenca dhe raste të veçanta, këtë fond e ndan me Kanye Ëest, një këngëtar i mirënjohur vetëm e vetëm për lobingje të tij. Ky është krim antikushtetues.

Në asnjë rrethanë apo rast, një koncerti privat nuk mund t’i jepeshin paratë e emergjencave të një vendi apo të rezervës së Këshillit të Ministrave. Këtë e bën vetëm ai që nuk pyet për Kushtetutë dhe nuk ka interes të shtetit ligjor apo kombëtar, por vetëm interesa personale me një grusht servilësh ministra.

Po në një akt totalisht antikushtetues, antiligjor, në një krim të shëmtuar, pagoi në maj të vitit 2025 7 milionë euro organizatës private Giro d’Italia për të zhvilluar garën në Shqipëri që të ndihmojë në zgjedhje Edi Ramën. Përsëri ky është një padrino, Rama duro që nuk ka ligj dhe as Kushtetutë të këtij vendi përveç kontove bankare dhe interesave të tij,” tha Berisha./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Edi Ramës"/ Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

"PD do dorëzojë së shpejti padi për ‘Librin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale se protesta që po zhvillohet prej 41 ditësh po merr mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Kryedemokrati theksoi se lëvizja po mbështetet nga spektri politik evropian dhe qytetarët e vendeve të lira, ndërkohë akuzoi kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje dhe shkelje të ligjit.

Lideri i opozitës tha ndër të tjera se PD do të dorëzojë së shpejti në Prokurori një kallëzim për “Albanian Files”, të cilit iu referua si “Libri i Kuq i Edi Ramës”, dokument që sipas tij përmban akuza për 523 vepra penale.

"Këtë javë përsëri Shqipëria ishte në krye të lajmeve në Evropë dhe në botë. Kryengritja e fuqishme paqësore rinore qytetare, që kaloi 41 ditë me pjesëmarrjen më të madhe që nga vitet ’90 në historinë e vendit, ka fituar mbështetje dhe simpati të madhe ndërkombëtare. Në këtë kuadër mund të them se kjo kryengritje po gjen mbështetje të gjerë në të gjithë spektrin politik evropian, por edhe qytetarët e vendeve të lira të Evropës. Nga ana tjetër, Edi Rama damkoset çdo ditë e më shumë si një narkodiktator për të cilin ligjet dhe Kushtetuta e vendit janë një letër e vdekur.

Libri i Kuq i Edi Ramës është 750 faqe aktakuzë për 523 vepra kriminale. Është de facto trajtimi i Shqipërisë nga Edi Rama si çiflig familjar dhe dorëzim i këtij çifligu në duart e mafies shqiptare dhe botërore. Kurrë ndonjëherë, një qeveritar nuk do mund të guxonte as të imagjinonte të vepronte në këtë mënyrë përveç këtij bastardi, që me mendësinë e bllokmenëve hoxhistë të cilëve u përket, beson dhe mendon se ai në Shqipëri është mbi Kushtetutën, mbi ligjet, mbi urbanistikën, mbi pronën, mbi mjedisin dhe ka synim më kryesor miliardat e tij. Natyrisht ky është një aktakuzë që atë do ta ndjekë gjithë jetën dhe përfaqësuesit e protestës e kanë dorëzuar në prokurori akuzën e tyre, grupi parlamentar i PD do ta dorëzojë së shpejti po në prokurori një aktakuzë mbi të gjitha veprat penale të kësaj dosje," tha Berisha./Dosja.al

Sondazh

Poll

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh