Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
“Të gjitha rrugët e mangësive, të çojnë te kryeministri”/ Protestuesi: Në 10 vite, gj...
“Të gjitha rrugët e mangësive, të çojnë te kryeministri”/ Protestuesi: Në 10 vite, gj...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
• Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë dita e 41-të e protestës së qytetarëve, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Ata kanë nisur grumbullimin në sheshin "Skëndërbej", ndërsa më pas pritet që të zhvendosen drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre në protestën e djeshme.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një qytetar tha se të gjitha rrugët e mangësive dhe korrupsionit, të çojnë te kryeministri. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se në 10 vite, gjysma e zyrtarëve ose janë në burg ose janë nën hetim.
Qytetari foli për rritjen e çmimeve të produkteve bazë dhe ilaçeve. Sipas tij, nëse kryeministri do ishte i devotshëm, do të kishte marrë masa përpara se situata të arrinte në këtë pikë.
Protestuesi: Të gjitha rrugët e mangësive, korrupsionit, të çojnë te kryeministri. Gjatë 10 viteve të fundit, gati gjysma e zyrtarëve të qeverisë, me ministri, me drejtori, me drejtori bashkish, janë në burg ose janë nën hetim.
Rruga të çon te kryeministri, sepse po të jetë i devotshëm dhe ta dojë punën e vet, do t’i merrte më parë masat dhe do të bënte disa gjëra. Unë jetoj në Itali. Është një problem që disa herë e kam folur me miqtë: janë çmimet, duke filluar nga ushqimet. Një kilogram oriz në Itali, te Conad, kushton 4.8 euro, kurse këtu gjysmë kilogrami kushton 460 lekë.
Ilaçet, unë jam me diabet dhe mjekohem me ilaçet e Italisë. Janë rreth 265 euro në dy muaj që m’i rimburson Italia. Një herë në 6 muaj bëj analizat, kushtojnë 120 euro dhe unë nuk paguaj. Edhe çmimet nuk janë të lehta, por ata që kanë kontribute dhe paguajnë taksa, i kanë falas./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Edi Rama o tradhëtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre.
Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al

TIRANË- Një qytetare ka shprehur revoltën e saj ndaj klasës politike në vend, duke i akuzuar ata për korrupsion dhe mungesë të theksuar llogaridhënieje.
Në një mesazh të drejtpërdrejtë, ajo theksoi se politikanët aktualë përfaqësojnë antivlerat e shoqërisë shqiptare. Sipas qytetares, gjuha e politikanëve është kthyer në sulmuese ndaj vetë shqiptarëve, të cilët shpesh etiketohen me terma përçmues si serbë, grekë, iranianë apo rusë.
“Nuk mund të përfaqësohemi më nga figura që vetëm po shfaqin antivlera. Gazetarëve u drejtohen gjithë arrogancë agresivitet. Kohën televizive e përdorin sikur të jenë një star, aktor holliwood dhe jo si persona që duhet të japin llogaridhënie Shqipëria nuk është skenë Holliwood që këta të tregojnë se sa karizmatik janë. Janë sulmues ndaj rinisë, ndaj shqiptarëve duke i quajtur, serb grek, iranianë e rusë. Ndërsa detyra e tyre është të punojnë për mirëqenien e qytetarëve. Ka korrupsion , kokat më të rëndësishme në pushtet në korrupsion.”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Një protestues ka deklaruar se qytetarët po protestojnë për papunësinë dhe shpopullimin që po i bëhet vendit. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se nuk e ka targetin Shqipëria të bëjë koncert 4.2 milionë euro, kur pensionet janë më të ulëta në Europë.
Sipas tij qytetarët do ta vijojnë revoltën e tyre dhe nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protestuesi foli eshe për rritjen e çmimeve dhe pensionet, të cilat i konsideroj si 'vrasje' për qytetarët.
“Arsyet janë të shumta, shpopullimi, papunësia. Nuk e ka targetin Shqipëria të bëjë koncert 4.2 milionë euro, kur pensionet janë më të ulëtta në Europë.
Nuk jemi ndalur asnjëherë dhe do të vijojmë.
Në zyrat e shtetit nuk mbaron asnjë punë, administrate ëstë për tokë, çmimet janë shtrenjtuar, pensionet janë rritur 500 lekë. Kjo është vrasje për qytetarët”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet në Tiranë protesta e 41-të e qytetaarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, një qytetar u shpreh se ata që kanë dosjet e shantazhit e tmerrojnë Ramën.
Sipas tij, kryeministri Rama e urren popullin dhe vjedh votat. Ai shtoi vendi po përballet me një sistem arsimor dhe shëndetësor të përkeqësuar.
“Edin Ramën kur e kanë kapur lakuriq, e kanë nxjerrë paparacët apo e ka bërë vetë? Sa prova besnikërie ka dhënë që ka shkuar kaq lart, se sa më lart të shkosh aq më shumë prova ke lënë? Tmerri i Edi Ramës kanë ata që i di përgjigjet. Kush ka dosjet e shantazhit ata e tmerrojnë atë. Ai e urrën popullin, sa herë fiton zgjedhje shpall një fushatë duke i sulmuar, bën terror. Ai e urren këtë popull, sa herë i vjedh votat bëhet më i egër me këtë popull. Jo vetëm që ka marrë para nga vjedhja e këtij populli por edhe për sabotimin e tij. Nuk kemi siguri, nuk kemi ushtri, nuk kemi shëndetësi nuk kemi arsim”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një i moshuar ka deklaruar ditën e sotme se pa u shporrur Rama ky popull nuk do të ketë të mira. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se populli po vret frikën, ndaj duhet që protesta të radikalizohet.
I moshuari shtoi se duhen politika zhvillimi, që vendi të përparojë.
I moshuari: Edi Rama argëtohet duke e parë, as nuk skuqet as nuk zverdhet, Pa radikalizim nuk largohet Edi Rama. Pa u shporrur Rama ky popull nuk do të ketë të mira. Nuk është problem te pensioni, nuk ia dal dot, duhet të tërhiqem zvarrë, po bëjmë jetë zvrarranikësh. Po nuk u çrrënjos. Radikalizimin duhet ta bëjë populli, s’ka kush të vijë, populli po vret frikën. Ky vend nuk bëhet se nuk ka politika zhvillimi./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 41-të të protestës. Pas grumbullimit , ata pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike. Ata kanë deklaruar se do vijojnë revoltën e tyre deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Në krye të listës, qëndron dorëheqja e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al