EMRI/ Gjendet i vrarë brenda një automjeti një person në Shkodër, policia nis hetimet
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
Sot dita e 42-të e protestës kundër Edi Ramës, iu u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora 11 Korrik, 08:43 ...
"Sikur të besoja çfarë u tha për Zvërnecin do të isha në protestë”/ Rama: Dezinformimi ka s...
Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë 11 Korrik, 14...
Kryeministri theksoi se çdo protestë mbart një ose më shumë mesazhe, por sipas tij perceptimi publik po ndikohet nga prania e informacionit që qarkullon në platformat sociale.
VLORA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me të reja e të rinj në Jalë. Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe tek protestat masive që kanë përfshirë vendin, për të cilën tha se protesta për Zvërnecin është harruar.
Kjo pasi sipas tij, u kuptua se realiteti i fakteve ishte i ndryshëm nga ajo që ishte perceptuar nga kanalet e dezinformimit. Në lidhje me këtë, ai shtoi se nuk është e vërtet se qeveria shiti atdheun, por ka përgjegjësi si administratore e pronës publike. Ai shtoi se tashmë qeveria është në negociata se duhet të jetë pjesë si pronarë në këtë sipërmarrje, ndaj akoma nuk ka një marrëveshje.
Kryeministri theksoi se çdo protestë mbart një ose më shumë mesazhe, por sipas tij perceptimi publik po ndikohet nga prania e informacionit që qarkullon në platformat sociale. Sipas tij, algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit dhe i pakënaqësisë.
Edi Rama: Në arenën ndërkombëtare, Shqipëria respektohet dhe konsiderohet një realitet i ri në familjen e vendeve që përbëjnë komunitetin demokratik. Prandaj besoj se samiti na jep një vlerë të shtuar si vend dhe na krijon një tjetër mundësi për të tërhequr vëmendjen ndaj nesh edhe si një destinacion për biznes dhe turizëm, për të pasur marrëdhënie dhe lidhje. Fakti është se ne sot jetojmë në një kohë kur niveli i vëmendjes ndaj asaj që shohim, lexojmë dhe diskutojmë ka rënë shumë.
Vëmendja është shumë më pak e pranishme në një komunikim, sepse mendja është diku tjetër dhe kjo lidhet me praninë e madhe të botës virtuale në jetën tonë përmes telefonave, ku kalojmë një pjesë të mirë të kohës, pa e kuptuar. Përderisa ne e kemi jetën të lidhur me ekranin e telefonit, kjo s’do të thotë se algoritmi përcakton arsyen përse bëjmë një veprim a tjetër.
Algoritmi është një amplifikator i madh i pakënaqësisë dhe asaj që drejtohet nga e keqja. Kjo lidhet edhe me aspektin njerëzor, nuk është vetëm për ne kështu. Janë studime të bëra që thonë se çdo gjë që shkon drejt amplifikimit të energjisë negative, ka një shtrirje shumë më të thellë se e vërteta apo lajmi që ka brenda bujë. Unë nuk kam thënë se algoritmi ishte arsyeja e protestës.
Padiskutim që protesta ka arsye që lidhen me të përditshmen e njerëzve dhe patjetër që ato duhen kuptuar dhe lexuar si duhet, por algoritmi ka impakt të madh në amplifikimin e zhurmës, negativitetit, që vijnë me video të manipuluara dhe lajme të rreme. Nuk diskutohet që çdo protestë ka brenda një mesazh dhe patjetër që detyra ime është të kuptoj sa më mirë mesazhin që mbart protesta, madje edhe më shumë se kaq.
Të kuptoj organizatorët, të kuptoj çfarë ka më shumë se ajo që duket dhe të kem një pamje sa më të qartë të të gjithë spektrit të çështjeve dhe forcave të organizuara në protestë. Forcat e përfshira që janë armiqësore dhe dashakeqe me Shqipërinë, nuk janë as ato organizatorët, por të gjitha këto së bashku ndikojnë. Është e rëndësishme sesi adresohet pjesa e drejtë e protestës.
Ti si një njeri i drejtë në protestë kthehesh në një vegël i forcave të tjera. Zvërneci sot është harruar, sepse shumë shpejt u kuptua se realiteti i fakteve ishte i ndryshëm nga ajo që ishte perceptuar nga kanalet e dezinformimit. Nuk është realiteti se qeveria shiti atdheun. Realiteti është se aty ku qeveria ka përgjegjësi si administratore e pronës publike, jo vetëm qeveria nuk ka bërë shitje, por edhe tani jemi në negociata se duhet të jemi pjesë si pronarë në këtë sipërmarrje. Ndaj edhe akoma nuk kemi një marrëveshje”, tha Rama mes të tjerash./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANA- Partia Demokratike do të mbledh ditën e mërkurë në datë 15 korrik ora 18:00, K&eu...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se të hënën Grupi Parlam...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka komentuar edhe për Kampionatin ...
Steffi Lemke TIRANË- Ish-ministrja e Mjedisit në Gjermani dhe deputetja aktuale në Bundestag, Steffi Lemke, ka shprehur mbësh...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me review negative ndaj bizneseve. Me an&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se opozita ka bërë dhjetëra kallëzime për skandalet e...
Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët: TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme në...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi Samitin e NATO-s në Ankara si historik, por sipas tij Shqip&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të dhë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet so...