LIVE UPDATES
Politike

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Kryeministri shtoi se Shqipëria duhet të fusë në organizmin e saj ligjor rreth 4 mijë e disa qindra akte ligjore dhe nënligjore që lidhen me procesin.

11 Korrik 2026, 15:54 Nga E.d
“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria
Edi Rama

VLORA - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është më pranë se kurrë integrimit në BE. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë në Jalë, ai theksoi se rruga drejt BE-së është një proces i gjatë dhe shumëdimensional.

Ai e cilësoi këtë si një proces që ka një kompleksitet të natyrës teknike, politike dhe gjeopolitike. Kryeministri shtoi se Shqipëria duhet të fusë në organizmin e saj ligjor rreth 4 mijë e disa qindra akte ligjore dhe nënligjore që lidhen me procesin. Rama u ndal edhe tek ministria e inteligjencës artificiale Diella, për të cilën tha se ka ulur ndjeshëm kohën e nevojshme për transpozimin e legjislacionit.

Më tej, ai kujtoi se Shqipërisë i është refuzuar tri herë hapja e negociatave, edhe pse Komisioni Europian kishte rekomanduar hapjen e tyre. Në fund, ai theksoi se çdo hap drejt anëtarësimit kërkon miratimin unanim të të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Rama:  Të besosh pa kontrolluar është diçka që nuk mund t'i kërkohet askujt. Por të mos besosh pa kontrolluar është edhe më keq. Ky është një proces jashtëzakonisht kompleks, për të cilin flitet shumë, por shumë pak e njohin nga brenda. Edhe unë, sikur të isha dikush që nuk do të merresha me këtë punë, do të isha shumë më pak i informuar për kompleksitetin e këtij procesi. Është një proces që ka një kompleksitet të natyrës teknike, politike dhe gjeopolitike.

Patjetër është një proces, kur themi teknik nuk e kam fjalën vetëm për plotësimin e kushteve që duhet të plotësosh për të avancuar dhe për t'u bërë vend anëtar. Kjo do të thotë që në të gjitha fushat duhet të plotësosh standardet. Këto janë të shkruara. Shqipëria duhet të fusë në organizmin e vet ligjor rreth 4 mijë e disa qindra akte ligjore dhe nënligjore që lidhen me procesin. Ne bëmë një kalkulim para se të hynim në këtë fazë dhe pamë që kapaciteti i vendit për të prodhuar akte të tilla ishte rreth 60 akte në vit. Normalisht që nuk do të ecnim me të njëjtin ritëm. Në momentin që hyn në atë fazë, organizohet një ushtri me juristë dhe përkthyes për ta bërë këtë punë.

Kroacisë i janë dashur shtatë vite vetëm për këtë proces. Ne krijuam modelin e inteligjencës artificiale me Diellën dhe, faktikisht, përshpejtuam transpozimin. Sot e bëjmë transpozimin në një kohë shumë më të shkurtër dhe me një saktësi 99.5%, ku dora e juristëve ndërhyn vetëm për rregullime të vogla. Ti mund t'i bësh të gjitha dhe t'i kalosh të gjitha aktet në rrugën legjislative, por nuk mjafton. Duhet edhe t'i zbatosh. Ka një proces monitorimi. Mund të bësh edhe zbatimin, por prapë nuk mjafton. Duhet që 27 vendet të bien dakord që ti të hedhësh hapin tjetër. Ajo familje funksionon me konsensus, nuk ka votim me shumicë.

Përgjithësisht e kemi hasur këtë te vendet e mëdha që nuk ishin gati ta çonin procesin përpara. Tri herë na është refuzuar hapja e negociatave, edhe pse Komisioni Evropian kishte rekomanduar hapjen e tyre.

Sa i përket marrëdhënieve tona me Holandën, që kanë qenë ndër më të vështirat që kemi pasur me Bashkimin Evropian, Holanda është realiteti më i ngurtë kur vjen puna te zgjerimi. Një ndeshje futbolli na e ktheu rrotën e historisë së marrëdhënieve me Holandën. Finalja e Conference League. E gjithë ajo turmë e madhe u mahnit nga Tirana dhe pati mundësinë të shihte që Shqipëria nuk ishte ajo që ishte krijuar në stereotipin e tyre: kriminelë, kontrabandë, drogë, krim. Panë që Shqipëria ishte diçka krejt tjetër.

Vulën ia vuri emisioni që ata bënë në Shqipëri dhe sot Holanda është një nga vendet ku opinioni publik e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë më shumë sesa në vende të tjera. Unë do të iki në Paris, pasi jemi të ftuar nga Presidenti i Francës për festimet e 14 Korrikut, dhe më pas do të shkoj në Bruksel, ku do të punojmë për të mbyllur kapitujt./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista