Dita e 42-të e revoltës/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin "Skëndërbej", kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 42-të e protestës kundër Edi Ramës, iu u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora 11 Korrik, 08:43 ...
Sot dita e 42-të e protestës kundër Edi Ramës, iu u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora 11 Korrik, 08:43 ...
"Sikur të besoja çfarë u tha për Zvërnecin do të isha në protestë”/ Rama: Dezinformimi ka s...
Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë 11 Korrik, 14...
Dita e 41-të e protestës/ Protestuesja: Rama, sulmues i rinisë! Gazetarëve u drejtoht gjithë arrogancë agresivitet...
• Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin "Skëndërbej", ndërsa pas kësaj pritet që ata të nisin marshimin drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre në protestën e djeshme.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike.
Gjatë 42-ditëve protestë qytearët kanë brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al
TIRANA- Një protestues u paraqit në protestën e ditës së sotme me një pankartë pikane ku shkruhej: “Morën timonin dhe humbën drejtimin”. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se çdo institucion është i korruptuar, duke nisur nga Parlamenti.
I riu theksoi se themelet janë kalbur nga brenda që nga pushtetarët që shajnë protestuesit. Ai shtoi se ndërkombëtarët nuk shohin sa i bukur është koncerti, por e sa do të luftohet korrupsioni.
“Morën timonin dhe humbën drejtimin. Çdo gjë që supozohet të funksionojë është anashkaluar. Çdo institucion është i korruptuar, themelet janë kalbur nga brenda që nga pushtetarët që shajnë protestues. Parlamenti është i korruptuar. Kujtojnë se me një koncert mendojnë se do duken mirë në sytë e ndërkombëtarëve. Por ndërkombëtarët nuk shohin se sa bukur do duket, por se sa do të luftohet korrupsioni”, u shpreh një tjetër qytetar./Dosja.al
TIRANA- Një ish-minator ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme. Gjatë një prononcimi për mediat aia u shpreh se qeveria duhet të dorëhiqet, ndërsa thekson se po proteston për statusin e minatorin.
Ai deklaroi se administrata po kërcënohet me vendin e punës që të shkojë në koncert, pasi u kanë kërkuar që të shoqërohen me jo më pak se 3 veta ose do të pezullohen nga puna.
“Sot është dita e 42 e protestës dhe duhet bërë çmos. Meqë frika i doli popullit. Unë protestoj për statusin e minatorin. Tani që u çua rinia mbase ç’rrënjoset kjo politika 83 vjeçare dhe ta marrë në dorë rinia një frymë e re. Sot bëhet një koncert me ca rrjepacakë andej që padroni jonë arkën e shtetit e ka bërë sikur e ka mallin e vet personal. Administratës i ka thënë do vini dhe do merrni jo më pak se 3 veta ose nesër mos ejani më punë. Ata duhet të japin dorëheqjen por të ndryshojnë ligjin”, tha ai./Dosja.al
TIRANA- Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se rrezikon shumë me pjesëmarrjen e saj në këtë protestë, pasi punon në administratë. Gjatë një prononcimi për mediat, ajo u shpreh se e ka vrarë frikën, pasi mund t'ja dal edhe pa rrogë.
Qytetarja tha se ka votuar kryeministrin Rama tre herë me shpresën se do ta rregullonte vendin. Ajo tha se ndihet e zhgënjyer, pasi kryeministri e sheh Shqipërinë si një telajo të madhe, ndërsa banorët i sheh si figurnatë.
“Rrezikoj shumë duke qenë këtu, por krahasuar me rrezikun e shitjes së atdheut, rreziku i humbjes së punës është e keqe e vogkë. Puno në adminsitratë. Pa atdhe rrezikojmë të na çojnë në Lesbos, siç çuan emigrantët që nuk donin të riatdhesoheshin.
Athedhu na dha dhënë mundësi të ushqehemi, të jetojmë dhe të riprodhohemi.
I dhashë votën 3 herë, jam gati publikisht në piedistalin e protestës jam gati ta pres dorën, sepse shpresova se do ta ndreqte vendin. Rregulloi pagesën e faturave, këto I njoh Edi Ramës. Jam zhgënjyer sepse ai e sheh Shqipërinë si një telajo të madhe po bën të realizushem ëndrrën e toj, banorët i sheh si figurnatë. Kur përuron një lulisht e nuk do t’I ulen gratë në menopauzë dhe pensionistët sepse I ngrëjnë nervat.
Ka nisur përzgjedhjen, sidomos pensionistët dhe të rinjtë që ia kalojnë Diellës ai s’do të dontë që të ishte këtu. Edi Rama në një intervistë ka thënë, sepse kam qenë bashkëstudente me të ai të piktura unë te regjia, ka kritikuar minsitrat në ‘90 dhe kur doli tha që kishte vrarë frikën.
Sot solla në mend se duhet vrarë frika, që të bën të paaftë, patronazhost, të bën të ruash atë rrogën, ttë bën mëshirë, unë e vrava frikën bëj edhe pa rrogë.
Unë e kam vrarë frikën disa herë, kam kaluar kufirin me fëmijën, kemi ikur me gomone. Kufijtë matanë ishin më shpresdhënës se kryeministri ynë, në kufi njeriu hedh zaret nëse do t’ja marrin apo jo jetën, ndërsa kryeministri nuk të lejon të hedhësh zaret mbi tavolinë sepse të heq bukën e gojës”, tha ajo./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin "Skëndërbej", ndërsa pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Kujtojmë që kjo është dita e 42-të e revoltës së tyre, ndërsa qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Edhe mbrëmjen e kaluar, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur dhe bërë thirrje për largimin e Ramës dhe gjithë klasës politike.
Gjatë 42-ditëve protestë qytearët kanë brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al
TIRANË- Sot mbahet protesta e 42-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e kësaj të shtune do të bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj kauze.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Edhe mbrëmjen e kaluar, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur dhe bërë thirrje për largimin e Ramës dhe gjithë klasës politike.
Gjatë 42-ditëve protestë qytearët kanë brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
Qeveria Rama është përballur së fundmi edhe me një tjetër skandal pasi dha 4 milionë euro nga fondi i rezervës për koncertin e reperit amerikan Kanye West, që mbahet sot. Protestuesit e kanë cilësuar këtë veprim si të turpshëm në një kohë kur vendi ka nevojë për fonde në fusha të ndryshme që prekin njerëzit çdo ditë./Dosja.al