Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
Për tre drejtorët që tashmë ndodhen pas hekurave me urdhër të SPAK, Veliaj tha se ata duhet t'i zgjidhin problemet e tyre me drejtësinë. Ai tha se problemet e tyre duhen zgjidhur pa i ulur ritmin sipas tij punës së bashkisë së cilës iu referuar sërish si organizatë.
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka folur sot për herë të parë për arrestimet tre drejtorëve Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe. Në një takim të zhvilluar me nxënësit e një gjimnazi në Tiranë, Veliaj tha se kishte kaluar ditë të vështira me shëndetin e tij, ndërsa bëri një lapsus kur përmendi ditët e vështira edhe në bashkinë e Tiranës.
“Siç besoj e dini, kam pasur një javë sfiduese me shëndetin tim personal, por siç e keni parë nga lajmet, kam pasur edhe një sfidë me shëndetin e organizatës që drejtoj.", tha Veliaj duke iu referuar bashkisë jo si institucion si ajo që është por si organizatë. Në fjalimin e tij, Veliaj e ka cilësuar disa herë bashkinë si organizatë që ai drejton.
Për tre drejtorët e sipërpërmendur dhe që tashmë ndodhen pas hekurave me urdhër të SPAK, Veliaj tha se ata duhet t'i zgjidhin problemet e tyre me drejtësinë. Ai tha se problemet e tyre duhen zgjidhur pa i ulur ritmin sipas tij punës së bashkisë së cilës iu referuar sërish si organizatë.
"Unë mendoj se njerëzit duhet t’i zgjidhin problemet me drejtësinë pa e ulur ritmin e organizatës.", u shpreh ai.
SPAK e akuzon Mollën së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë 5D Konstruksion në tendera punësh publike. Kompania është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit, por prokuroria pretendon se ka de fakto zotërues Mollën dhe drejtorin tjetër të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion.
Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022. Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh.
Sipas SPAK hetimet për Mollën dhe personat e tjerë të akuzuar në këtë dosje kanë filluar kryesisht në prill të vitit 2023, ndërsa më pas atyre u është bashkëlidhur edhe një kallëzim penal nga kandidati i opozitës për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Belind Këlliçi. Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit. Molla i ka mohuar akuzat në një qëndrim publik duke pretenduar se nuk kishte lidhje me kompaninë dhe se akuzat ishin sulm politik.
erion veliaj TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me nxënë...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tryezën e bisedimit me biznesmen&...
sali berisha TIRANË- Ditën e sotme në selinë blu është organizuar tryezë bisedimi me biznesmenë dhe profesioni...
Bylykbashi TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi ka marrë pjesë ditën e sotmë në një takim t&...
igli hasani BRUKSEL- Në ditën e parë të takimit të Ministrave të Punë të Jashtme të NATO-s, që po mbahet...
lulzim basha TIRANË- Kryetari i PD së vulës, Lulzim Basha bashkë me dpeutetët e grupit të tij ka zhvilluar një konferenc...
Rama TIRANË- Ditën e sotme është hapur Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në hapjen e kësaj qendre ...
ulsi manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas vendimit të opozitës për votimin e amnistisë penale....
lindita nikolla TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dërguar letër zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ja...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi tha në konferencën e sotme për mediat se prej 1 viti e 3 muaj nuk po z...