LIVE UPDATES
Politike

Tre drejtorë të bashkisë së Tiranës pas hekurave, flet Veliaj: T’i zgjidhin problemet me drejtësinë

Ai përmendi arrestimin e tyre, teksa po fliste për problemet e tij të fundit me shëndetin të cilat i paralelizoi edhe me problemet në bashki. 

3 Prill 2024, 20:16 Nga r.ll
Tre drejtorë të bashkisë së Tiranës pas hekurave, flet
erion veliaj

TIRANË-  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me nxënësit ekselentë të shkollës “Qemal Stafa”. Gjatë fjalës së tij para të rinjve, Veliaj komentoi edhe arrestimin e tre prej drejtorëve, ku tha se ata duhet t'i zgjidhin problemet e tyre me drejtësinë. 

Ai përmendi arrestimin e tyre, teksa po fliste për problemet e tij të fundit me shëndetin të cilat i paralelizoi edhe me problemet në bashki. 

Veliaj tha se kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të bëjnë "time out", dhe pse në këtë rast Bashkia e Tiranës, duhet të vendosë disa sisteme vetë-korrektuese. 

FJALA E VELIAJT:

Siç besoj e dini, kam pasur një javë sfiduese me shëndetin tim personal, por siç e keni parë nga lajmet, kam pasur edhe një sfidë me shëndetin e organizatës që drejtoj.

Kjo është një organizatë, e cila ka bërë që Tirana të shpallet “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, “Kryeqyteti Europian i Sportit”, “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, dhe patjetër ka bërë edhe 40 shkolla të reja, - duke nisur me rikonstruksionin e shkollës tuaj, “Qemal Stafa”, dhe mbaron për pak ditë me ndërtimin e shkollës “Emin Duraku”, - sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Parkun e Liqenit, Bulevardin e Ri, duke krijuar një reputacion të jashtëzakonshëm për Tiranën me boom-in turistik.

Por, si çdo organizatë, ashtu si organizmi i njeriut, ka sfidat e saj. Pyetja është: Si i adresojmë këto sfida? Sot e kam nisur ditën me një takim, ku morëm vendimin për largimin e disa kolegëve sepse organizata e madhe është më e rëndësishme se 1 apo 2 persona, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe duhet t’i zgjidhin këto probleme me drejtësinë. Unë uroj që të provojnë pafajësinë e tyre, por teksa i zgjidhin ato probleme, na duhet që organizata të vazhdojë përpara. Në një organizatë, - nuk ka rëndësi nëse është shkollë, nëse është bashki, nëse është drejtori apo kompani e madhe, - nëse ka një problematikë, ajo duhet adresuar.

Unë mendoj se njerëzit duhet t’i zgjidhin problemet me drejtësinë pa e ulur ritmin e organizatës. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të bëjnë ‘time out’, dhe pse organizata vetë, në këtë rast Bashkia e Tiranës, duhet të vendosë disa sisteme vetë-korrektuese. Ne e kemi një sistem të brendshëm auditi, por unë besoj se duhet të vëmë edhe sistem për të kontrolluar konfliktin e interesit. Ka shumë organizata, të cilat për dikë që ka punuar aty dhe më pas është larguar, vendosin që ai person të mos ketë të bëjë më me atë organizatë për një periudhë të caktuar 3 vjet, 5 ose 10. Këtë po e mendoj ta zbatoj seriozisht edhe në Bashkinë e Tiranës.

Kjo organizatë ka bërë punë të jashtëzakonshme, ia ka ndryshuar fytyrën Tiranës, por nuk është përfekte, bën gabimet veta. Ndonjëherë, duhet t’u japësh kohë njerëzve të sqarojnë problemet me drejtësinë, ndërsa organizatës duhet t’i japësh lirinë të vazhdojë të ecë përpara. Ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin. Ka disa njerëz që harrojnë çdo punë që është bërë dhe për një problematikë, për një çështje që patjetër duhet zgjidhur dhe adresuar, janë gati të zerojnë gjithçka.

Është e pashmangshme që në një organizatë komplekse, dikush të cedojë, por, pyetja është: si sillet secili prej nesh kur përballet me këtë problem? Ndaj, mbetem i vendosur që, siç kjo organizatë e ka bërë Tiranën historinë më të madhe të suksesit në rajon, dhe në ndryshimet e korrigjimet për transparencë e luftë kundër konfliktit të interesit për punonjës apo ish-punonjës, të jetë gjithashtu model ripërtëritje e përmirësimi.

Teksa dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, në ditët në vijim do të duhet të mendojmë me kolegët e bashkisë, disa masa konkrete që do duhen marrë, në mënyrë që të kemi një kontroll më të rreptë e një parandalim më efikas ndaj çdo lloj devijimi potencial nga standardet më të mira publike. Pasi Bashkia Tiranë duhet të jetë kampione edhe në procedurat e prokurimit, garantimin e transparencës, shmangien e konfliktit të interesit.

Unë shpresoj dhe jam i bindur se drejtësia do të bëjë punën e saj në mënyrë profesionale, të drejtë e të pavarur. E ndërkohë, në bashki ne duhet të vazhdojmë me më shumë vrrull punën, jo vetëm për të mos cenuar në asnjë moment besimin e qytetarëve te ne, por për të përmbushur ndaj cdo banori e banoreje të Tiranës premtimet për të cilat jemi zotuar.

SPAK e akuzon Mollën së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë 5D Konstruksion në tendera punësh publike. Kompania është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit, por prokuroria pretendon se ka de fakto zotërues Mollën dhe drejtorin tjetër të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion. Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022. Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh.

Sipas SPAK hetimet për Mollën dhe personat e tjerë të akuzuar në këtë dosje kanë filluar kryesisht në prill të vitit 2023, ndërsa më pas atyre u është bashkëlidhur edhe një kallëzim penal nga kandidati i opozitës për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Belind Këlliçi. Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit. Molla i ka mohuar akuzat në një qëndrim publik duke pretenduar se nuk kishte lidhje me kompaninë dhe se akuzat ishin sulm politik.

erion veliaj bashkia e tiranes

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!