LIVE UPDATES
Politike

"Bëjnë ligjin sipas interesave", Berisha: Biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë

Berisha u shpreh se ato biznese që kanë ardhur, kanë ardhur me praktika të prokurimeve direkte dhe pa garë, praktika që sipas tij Shqipëria do ti arkivojë në mënyrë përfundimtare si praktika korruptive.

3 Prill 2024, 18:33 Nga r.ll

 

"Bëjnë ligjin sipas interesave", Berisha: Biznesi dominohet
sali berisha

 

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tryezën e bisedimit me biznesmenë dhe profesionistë të lirë të mbajtur në selinë blu, tha se rëndësi të jashtëzakonshme për biznesin ka garantimi i sigurisë ligjore. 

Berisha u shpreh se ato biznese që kanë ardhur, kanë ardhur me praktika të prokurimeve direkte dhe pa garë, praktika që sipas tij Shqipëria do ti arkivojë në mënyrë përfundimtare si praktika korruptive.

Ai shtoi se i tërë biznesi në Shqipëri dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë dhe bëjnë ligjin sipas interesave të tyre, në bizneset e të gjitha llojeve dhe niveleve

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Rëndësi të jashtëzakonshme për biznesin ka garantimi i sigurisë ligjore. Nga viti 2013 gjer sot në Shqipëri nuk është instaluar me garë të lirë, theksoj, me garë të lirë nuk është instaluar asnjë biznes i madh serioz, ndërkombëtar. Ato biznese që kanë ardhur, kanë ardhur me praktika të prokurimeve direkte dhe pa garë, praktika që Shqipëria do ti arkivojë në mënyrë përfundimtare si praktika korruptive.

Ndaj dhe do të bëjmë gjithçka për sigurinë ligjore, për garën e hapur për bizneset në vend. Sot Edi Rama keqpërdoron në mënyrën më korruptive nismën ‘Shqipëria 1 Euro’, pasi nga gara ndërkombëtare e hapur ai e ka kthyer ai e ka shndërruar atë në një privilegj që personalisht kryeministri ja dhuron atyre që e shpërblejnë më shumë.

Në këtë kontekst jo vetëm që nuk inkurajohen investimet e mëdha serioze, por krijohet një klientelë e rrezikshme, një klientelë politike ekonomike e rrezikshme për vendin, biznesin dhe demokracinë e tij. Në fushën e biznesit, njëlloj si në fushat e tjera, ndodhi një regres i papërmbajtur. Nuk e kam fjalën këtu vetëm për vendosjen e taksës progresive, por e kam fjalën tek rikthimi i lejeve dhe licencave dhe shndërrimi i tyre në induligjencat e dikurshme mesjetare.

E kam fjalën tek përjashtimi i garës së hapur dhe zhvillimi i prokurimeve sekrete dhe të mbyllura të cilat janë një goditje shumë e rëndë. E kam fjalën tek spekullimet që bëhen me biznesin e vogël, me taksën e vendosur në shtresën e mesme, në profesionet e lira. Pra në një mënyrë apo një tjetër, për fatkeqësinë e vendit i tërë biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë dhe bëjnë ligjin sipas interesave të tyre, në bizneset e të gjitha llojeve dhe niveleve.

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi