LIVE UPDATES
Politike

"Të japë shpjegime në lidhje me qëndrimet e tij për Kosovën"/ Deputeti demokrat kërkon interpelancë me Ramën

2 Tetor 2023, 12:37 Nga A.B
"Të japë shpjegime në lidhje me qëndrimet e tij
Kreshnik Collaku

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku kërkon të zhvillojë një interepelancë me kryeministrin Edi Rama. Ai kërkon nga Rama që të japë shpjegime në lidhje me qëndrimet e tij për Kosovën.

“Rama duhet të sqaroj nëse është i painformuar apo nëse po kërkon largimin e policisë së Kosovës nga Veriu. Të kërkosh që KFOR të vendoset në Veri të Kosovës nëse je i informuar do të thotë të largohet policia e Kosovës. Një deklaratë e tillë është e rrezikshme dhe e dënueshme dhe kur vjen nga një autoritet i Serbisë e jo më të vijë nga cilido person me përgjegjësi publike në Shqipëri e aq më pak nga Shefi i qeverisë shqiptare. Nëse Rama ka kërkuar largimin e policisë së Kosovës, Rama urgjentisht duhet të merret nën mbikëqyrje politike dhe të gjithë-anshme. PD do të depozitojë një kërkesë nesër për interperlancë me Ramën për këtë deklaratë”-tha ai.

Më poshtë kërkesa:

E Nderuar Znj. Nikolla.

Në datë 24 shtator 2023 në orët e para të mëngjesit një grup terrorist, në formacion dhe i uniformuar ushtarakisht, në Zveçan pranë Manastirit të Banjskës, sulmoi një patrulle policore të policisë së Kosovës duke vrarë një oficer policie, rreshterin Afrim Bunjaku, dhe plagosur dy të tjerë.

Pas përgjigjes së policisë së Kosovës grupi strehohet në Manastirin e Zveçanit dhe prej aty pozicionohet në pozicion luftimi së bashku me një arsenal të konsiderueshëm armatimi, përfshirë mjete motorike e autoblinda ushtarake.

Pas nderhyrjes së nivelit të larte profesional dhe në koordinim me KFOR dhe Eulex, policia e Kosovës asgjësoi disa antarë të grupit terrorist, arrestoi disa të tjerë dhe detyroi pjesën tjetër të kthehet duke kaluar kufirin e duke u futur në territorin e Republikës së Serbisë.

Me hyrjen dhe kontrollet e policisë së Kosovës në Manastirin e Zveçanit, u zbulua një arsenal i jashtëzakonshëm armatimi të nivelit të lartë, sipas referimit nga Policia e Kosoves, me vlerë prej afro 5 milion euro.

Prej një jave Ministria e Brendshme e Kosovës ka bërë publike, bazuar në prova të pakundërshtueshme, faktin se sulmi i komandos mbi Policinë e Kosovës në datë 24 shtator në Zveçan, nuk ishte një incident i shkëputur apo një akt terrorist i kufizuar, por pjesë e një strategjie të qartë për të zgjeruar aktivitetin diversionist në Zveçan e në komuna të tjera me synim aneksimin e një pjese të territorit të Kosovës të përbërë nga katër Komunat Veriore të Mitrovicës.

Jo vetëm pjesmarrja e një eksponenti të larte politik, numrit dy të Listës Serbe, Radojçiç, në komandën e këtij grupi, as vetëm shpallja e zisë kombëtare nga Republika e Serbisë në nderim të terroristëve të asgjësuar, por dhe materiale e fakte, pamje filmike e dokumenta mbi stërvitjen, pajisjen me armatim, mbështetjen logjistike dhe politike, tregojnë qarte se pas këtij akti qëndron Beogradi.

Aneksimi de facto me dhunë i një pjese të territorit të Republikës së Kosovës, me proxi apo duke detyruar nën dhunë pjesë të popullatës apo institucione fetare në Veri të Kosovës, është një akt agresioni me pasoja shumë të rënda për paqen e stabilitetin e rajonit.

Në mënyrë të njëzëshme ishte i menjëherëshëm reagimi nderkombetar në dënim të këtij akti, dhe në kërkesën për mbajtjen e përgjegjësisë së autoreve dhe nxitesve të kësaj ngjarjeje.

Klasa politike në Kosovë reagoi e unifikuar, sikurse edhe mbarë opinioni publik në hapsirën shqiptare në Ballkan.

Nga qeveria shqiptare reagimet erdhen kontradiktore.

Ndërsa nga një anë dënohej akti, nga ana tjetër hezitohej të thirrej në përgjegjësi për këtë akt Beogradi dhe Presidenti Vuçiç. Postimet në rrjetet sociale të Kryeministrit, në të cilat cilësohej ngjarja e ndodhur si një “tragjedi” krijuar konfuzion në lidhje me qëndimin e parë të Kreut të Qeverisë në lidhje me ngjarjen. Sikur kjo të mos mjaftonte në konferencën për shtyp Kryeministri Rama, i fundit nga radha i drejtuesve politik të shumë vendeve fqinje dhe partnere, me se fundmi deklaroi përgjegjësinë e Serbisë mbi ngjarjen.

Në të njëjtën konferencë Kryeministri, në mënyrë të cuditshme dhe të papranueshme kërkoi “…marrjen e Veriut të Kosovës nën kontroll nga KFOR”. Të njëjtën kërkesë ditë më parë e kishte bërë po ashtu në një konferencë për shtyp presidenti Serb Vuçiç.

Kerkesa u refuzua publikisht dhe unanimisht nga institucionet e Kosovës, në të gjitha nivelet, dhe u deklarua si e pakonsultuar me Qeverinë e Kosovës, madje një propozim që cënon interesat dhe sovranitetin e Kosovës.

Kërkesa për marrje nën kontroll nga KFOR të veriut të Kosovës është një shpallje de facto e protektoratit ndërkombëtar mbi një pjesë të territorit të shtetit sovran të Kosovës. Kërkesa cënon sovranitetin e Kosovës mbi atë pjesë të territorit të saj, si dhe kompromenton autoritetin e Policisë së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. Kërkesa injoron thelbin e prezencës dhe mandatit të KFOR, si dhe raportin e saj me Policinë e institucionet e Republikës së Kosovës. Kërkesa e Kryeminsitrit Rama injoron faktin se NATO e KFOR janë në Kosovë për të mbështetur pavarësinë e sovranitetin e saj dhe jo për t’a dëmtuar apo asgjësuar atë.

Bazuar në sa më sipër me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me qëndimin zyrtar të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, hapat që parashikohen të ndërmerren dhe qëndrimet në raport me zhvillimet e pritshme në marrdhëniet ndërshtetërore në Ballkan, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 80, pika 1 të Kushtetutës dhe të nenit 96 pika 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama.

Deputeti

Kreshnik Çollaku

kreshnik collaku edi rama

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara