Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas Berishës, qeveria Rama nuk ka parashikuar asnjë kompensim për studentëve, ndërsa theksoi faktin se studentët e mjekësisë janë të detyruar të nënshkruajnë një kontratë me shtetin si në regjimet totalitare, që ose punojnë 5 vite në Shqipëri pasi mbarojnë studimet ose duhet të paguajnë të gjitha paratë e shpenzuara nga shteti për shkollimin e tyre.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme problematikat që hasin studentët gjatë arsimimit të tyre. Për kryetarin e Partisë Demokratike, studentët po përballen me rritje të qirave, çmimeve, tarifave të shkollimit, që janë më të lartat në Europë në proporcion me të ardhurat.
Sipas Berishës, qeveria Rama nuk ka parashikuar asnjë kompensim për studentëve, ndërsa theksoi faktin se studentët e mjekësisë janë të detyruar të nënshkruajnë një kontratë me shtetin si në regjimet totalitare, që ose punojnë 5 vite në Shqipëri pasi mbarojnë studimet ose duhet të paguajnë të gjitha paratë e shpenzuara nga shteti për shkollimin e tyre.
Berisha u ka bërë thirrje studentëve të të gjitha degëve dhe gjimnazistëve të viteve të 3-4 që të solidarizohen dhe ti bashkohen protestës së studentëve të mjekësisë, pasi me vendimet e saj, qeveria Rama po u shkatërron ëndrrat dhe të ardhmen, ndërsa u zotua se Partia Demokratike do t’u jap zgjidhje problemeve të tyre.
PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS:
Dita e parë e hapjes së dyerve të universiteteve të vendit nuk është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk është një ditë e mirë, sepse këtë vit hyjnë në universitetet e vendit 15 përqind më pak studentë se një vit më parë.
Dhe, hyjnë në bankat e vendit, pothuajse gjysma e atyre që hyjnë në universitete në vitin 2012-2013.
Pra, ka një rënie dramatike të numrit të studentëve në një kohë kur Shqipëria ka nevojë jetike për kapërcimin e prapambetjes së tmerrshme që trashëgoi nga e shkuara, për një numër në rritje të qytetarëve të saj të diplomuar në universitete.
Por nuk është vetëm ulja e numrit të studentëve një problem madhor për vendin dhe arsimin e lartë universitar. Një problem tjetër shumë i madh është situata ekonomike e studentëve në Shqipëri.
Studentët në Tiranë, nisin vitin e tyre universitar në qytetin e tretë me qira më të larta në Europë. Më të shtrenjta! Ndërkohë, qeveria shqiptare nuk ka parashikuar qoftë dhe një qindarkë kompensimi për rritjen stratosferike të qirave të banimit. Nuk ka parashikuar një qindarkë të vetme kompensim për rritjen stratosferike të ushqimeve dhe shërbimeve në qytetin e Tiranës.
Kështu, studentët përballen këtë vit njësoj si qytetarët me çmime 7-10 përqind më të shtrenjta për ushqimet se në vendet anëtare të BE. Por, absurde dhe ndëshkuese janë për studentët, tarifat që duhet të paguajnë për regjistrimin në universitetet e vendit. Këto tarifa janë disa herë më të larta në proporcion me rrogat se në të gjitha vendet e tjera të Europës.
Këto tarifat janë dhe nominalisht disa herë më të larta se në Gjermani, Austri, Francë, Greqi, Slloveni, Itali dhe vende të tjera. Këto tarifa de facto bëjnë të papërballueshëm shkollimin e fëmijës së dytë apo të tretë për më shumë se 60 përqind të familjeve shqiptare. Këto tarifa, së bashku me qiratë e larta dhe çmimet e ushqimeve, shndërrojnë universitetin në një mollë të ndaluar.
Edi Rama KROACI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci. Shefi i qeverisë shqiptare u prit me ceremoni zyrt...
Edi Rama Një ofertë e beftë për t'u bërë pjesë e administratës publike do ta kthente për herë të par...
Edi Rama TURQI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar paraditen e sotme lidhur me sulmin terrorist në Ankara të Turqisë. Rama ka dënuar akt...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka përfunduar sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili kërk...
Ivi Kaso TIRANË- Sekretari për çështjet zgjedhore në PD e Sali Berishës, Ivi Kaso, ka folur sot për raportin final t&e...
Adriatik Lapaj POGRADEC- Aktivisti i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një bashk&...
Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD, e ka vënë t...
Albert Malaj TIRANË- Kryetari i bashkisë së Memaliajt Albert Malaj ka denoncuar ato që ai i cilëson se akte të kundralig...
Genta Vangjeli TIRANË- Partia Demokratike denoncoi një tjetër skandal për shpërndarjen e tenderave nga zëvendësmins...