LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore

Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë se, përpara zgjedhjeve të 14 majit, bashkitë e drejtuara nga Partia Socialiste në pushtet rekrutuan mijëra të punësuar të rinj për të siguruar vota.

2 Tetor 2023, 11:52 Nga Dosja.al
BIRN: Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive
Edi Rama

Një ofertë e beftë për t'u bërë pjesë e administratës publike do ta kthente për herë të parë pas 8 vitesh në vendlindje Admirin, një i ri nga fshati Cakran i Fierit.

“Në një nga telefonatat e përditshme që kisha me tim atë më thotë se drejtuesi i ri i qarkut kërkonte fitore me rezultat historik”, kujtoi 27-vjeçari, i cili në janar firmosi nja kontratë pune 6-mujore në një nga institucionet në varësi të bashkisë Fier.

Punësimi i Admirit përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit nuk është një praktikë e izoluar. Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit “Për të drejtën e informimit” tregojnë se në muajt që i paraprinë fushatës zgjedhore, njësitë e qeverisjes vendore në të gjithë vendin shtuan mijëra vende të reja pune, një përqindje e konsiderueshme e tyre me kontrata të përkohshme.

Sipas ekspertëve, këto punësime janë të një natyre elektorale, prishin garën zgjedhore dhe nuk ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve që marrin qytetarët.

“Të tilla kontrata paraelektorale janë të dëmshme nga aspekti moral, social, kultura që mbillet, efektet negative në votime”, numëroi aspektet negative Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Shqiptare të Bashkive.

“Këto punësime nuk kanë asnjë efekt në përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së shërbimit për qytetarët”, shtoi ai, ndërsa theksoi se kjo praktikë s'duhet të gjejë zbatim.

Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama regjistroi një fitore gati plebishitare në zgjedhjeve vendore të 14 majit, duke fituar garën e elektorale për krybashkiak në 53 nga 61 njësitë e qeverisjes vendore. Megjithatë, ngjashëm me zgjedhjet e kaluara fushata për zgjedhjet e 14 majit nuk kaloi pa probleme.

Sipas raportit përfundimtar të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, edhe pse zgjedhjet ishin të organizuara mirë dhe me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, ato u shënjuan nga pretendime për keqpordorim të burimeve publike në nivel qendror dhe vendor, presione mbi punonjësit e administratës publike dhe votuesit, si dhe akuza për blerje vote.

BIRN: Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive

Ndonëse bizneset ankohen se nuk janë në gjendje të gjejnë krahë pune, të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave sugjerojnë se papunësia te të rinjtë në Shqipëri vazhdon të jetë e lartë. Sipas INSTAT, shkalla e papunësisë ndërmjet të rinjve të moshës 15-29 vjeç ishte 22.3% në tremujorin e dytë të vitit 2023, tre herë më e lartë se mesatarja në vendet e BE-së prej 6.3%.

I diplomuar në degën e Filozofisë dhe Marrëdhënieve me Publikun, Admiri nuk kishte arritur të gjente një punë që reflektonte kualifikimet e tij pas diplomimit në Universitetin e Tiranës. Për të siguruar jetesën, për shumë vite ai kishte punuar si operator në qendrat e thirrjeve telefonike (call center), por nuk ndihej i përmbushur profesionalisht.

“Ditëlindja e 27-të fundvitin e shkuar më la shije të hidhur”, kujtoi Admiri. “Koha po kalonte shpejt dhe tetë vite duke u shitur si fillim dhe shërbyer më pas italianëve ishte shumë”, shtoi ai.

Ofertat e tregut të punës në Shqipëri janë të kufizuara për të rinjtë e kualifikuar, çfarë e bën administratën publike një perspektivë tërheqëse.

Nëpërmjet kërkesave të bazuara në ligjin “Për të drejtën e informimit”, BIRN siguroi të dhëna mbi punësimet e me kontrata të përkohshme dhe të përhershme nga 19 bashki në 12 muajt përpara zgjedhjeve të 14 majit. Të dhënat e mbledhura tregojnë një fryrje të stafit administrativ të këtyre bashkive me 1,544 punonjës të rinj, të barabartë me 9% të numrit total të të punësuarve. Pak më shumë se ¼ e këtyre punonjësve ishin të punësuar të përkohshëm.

Fryrjen më të madhe e ka regjistruar bashkia e Cërrikut, duke shtuar 94 punonjës ose 32 % të numrit total të punonjësve të saj.

Sipas Merita Toskës, eksperte e financave vendore pranë Univesitetit Polis në Tiranë, punësimet e reja në prag të zgjedhjeve nuk kanë qëllim rritjen e efektivitetit të punës së institucionit, por vetëm efektin elektoral.

“Është i njohur fakti se në prag të zgjedhjeve për Kuvend dhe atyre për pushtetin vendor të ketë punësime të cilat kanë vetëm një qëllim; të zgjerojnë sa më shumë makinerinë elektorale të atyre që janë në pushtet në funksion të fitores me çdo kusht të garës me kundërshtarët politikë”, tha ajo.

Për ekspertin e çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume, punësimet elektorale nuk duhet të ndodhin, pasi, siç pohon ai në një intervistë për BIRN, këto veprimtari janë të ndaluara.

“Punësimet para zgjedhjeve, por edhe shpenzimet e tjera që nuk kanë qenë të parashikuara në buxhet janë absolutisht të ndaluara”, tha ish-kryetari i KQZ-së.

“Kjo gjë është e parashikuar qartë në Kodin Zgjedhor, ndalohen aktivitete të tilla 4 muaj para zgjedhjeve”, shtoi ai.

Të pyetura nga BIRN, disa nga bashkitë e drejtuara nga Partia Socialiste i justifikuan punësimet përpara fushatës zgjedhore me domosdoshmërinë për të plotësuar vakanca në pozicione të ndryshme.

“Të gjithë punonjësit në fjalë janë punësuar, duke u nisur nga domosdoshmëria për të plotësuar vakancat në kuadër të nevojës që kanë pasur njësitë përkatëse (drejtoritë dhe sektorët) për të përmbushur detyrat e tyre funksionale. Theksojmë se nuk është bërë asnjë shtesë në strukturë për periudhën në fjalë dhe në veçanti për periudhën që konsiderohet periudhë zgjedhore”, tha në një përgjigje me shkrim bashkia e Matit.

Nga ana tjetër Bashkia Kamëz, i justifikoi punësimet e reja dhe kontratat e përkohshme të punës me faktin se të punësuarit janë studentë të programit të ekselencës dhe detyrohen nga ligji që t'i kenë pjesë të organikës së tyre për një afat të caktuar.

“Për sa u përket kontratave të përkohshme, ju sqarojmë që kemi zbatuar vendimin Nr. 568, datë 30.08.2019 të KM- së (për punësimin e përkohshëm të studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore) për të cilin ju kemi dërguar edhe numrin e kontratave të emërimeve të përkohshme”, tha bashkia e drejtuar nga ish-deputeti socialist Rakip Suli.

Edhe bashkia e Peqinit në një përgjigje për BIRN deklaroi se rekrutimet përpara fushatës zgjedhore ishin bërë në bazë të ligjit.

“Arsyeja se pse punonjësit  e rinj janë emëruar gjatë vitit të fundit është për shkak të daljes në pension të punonjësve dhe punësimit në institucione të tjera”, tha ajo.

Në kushtet e anonimatit një punonjës i Bashkisë Vlorë i tha BIRN se kontratat e përkohshme për studentët janë vetëm justifikim, “pasi atyre nuk u kërkohet performancë në punë dhe angazhohen në fushatë”. Sipas tij “edhe personat e tjerë që janë punësuar para zgjedhjeve, janë përdorur vetëm për zgjedhje pasi që në fillim e kanë ditur që nuk do ishin më të punësuar.”

“Ne ishim të sigurt që do fitonim, por duke qenë se ishin premtuar punësime në fushatën e shkuar disa u punësuan në fillim të vitit”, tregoi punonjësi i bashkisë Vlorë. “Llogaritej që një i punësuar të na sillte 20 vota”, përfundoi ai,

Ndryshe nga bashkitë që drejtohen nga Partia Socialiste, bashkia e Fushë-Arrëzit, e cila ndryshoi krah politik në zgjedhjet e 14 majit, i tha BIRN se punësimet në administratë nga kryebashkiaku socialist Fran Tuci kishin qenë jashtë çdo kriteri.

“Një auditim i dosjeve të dorëzuara pranë burimeve njerëzore tregon se edhe punonjësit që kanë fituar statusin e nëpunësit civil, nuk kishin procedurën përkatëse të kompletuar. Lëvizjet nga vendet e punës në muajt në prag të zgjedhjeve ishin të shumta dhe pa baza ligjore të sakta”, tha nënkryetari i bashkisë, Mikel Qafa.

“Gjithashtu u gjeten prova që punonjësit e administratës kanë qenë pjesëmarrës aktiv në fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore me shpërblime të pajustifikuara”, shtoi ai.

Punë në këmbim të votave

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i të punësuarve në administratën publike në Shqipëri arriti një rekord në vitin 2022, me 184,111 të punësuar, duke shënuar një rritje prej 8 për qind gjatë pesë viteve të fundit. Një nga arsyet për fryrjen e administratës qendrore dhe vendore janë edhe punësimet elektorale.

Sipas Kristaq Kumes, në administratën publike ka abuzime me punësimin në prag të zgjedhjeve.

“Duhet të theksojmë se pushteti vendor, por edhe pushtetet e tjera kanë bërë abuzime me punësimet, duke i justifikuar me kontrata të përkohshme që është e ndaluar”, tha ai, ndërsa shtoi se “këto janë abuzime të tejskajshme”.

“Punësimet para zgjedhjeve bëhen për arsye elektorale, pasi të punësuarit e rinj janë vota të shtuara për forcën politike në pushtet”, theksoi Kume

Agron Haxhimali i tha BIRN se pas reformës territoriale të vitit 2015, numri i punonjësve në 61 bashkitë e vendit ka ardhur duke u rritur, edhe pse objektivat ishin ndryshe dhe gjatë kohës së hartimit flitej për një shkurtim drastik të të punësuarve dhe ulje të kostove.

“Së pari, bashkitë nuk janë vende punësimi. Së dyti, ato rëndojnë kostot e buxhetit dhe, së treti, qytetarët paguajnë për shërbime publike dhe investime dhe jo për paga nëpunësish të pajustifikuar”, tha ai.

“Nga njëra ana rritet numri punonjësve, nga ana tjetër largohen punonjës, të cilët fitojnë në gjykatë dhe bashkia detyrohet të paguajë dy herë”, nënvizoi Haxhimali.

Duke lënë mënjanë kostot ekonomike, punësimet elektorale nuk përbëjnë zgjidhje as për armatën e të rinjve të diplomuar si Admiri. Partia Socialiste më 14 maj arriti që të fitonte të gjitha bashkitë në qarkun e Fierit duke shënuar një rezultat historik, por shumë prej atyre që “kontribuuan” në këtë fitore mbetën pa punë më pas. Prej 1 korrikut i papunë, Admiri tashmë sheh si të vetmen zgjidhje për jetën e tij emigrimin jashtë vendit.

“Do të mundohem të iki në Gjermani. U zhgënjeva edhe nga shteti”, tha ai. “Na përdorën për të siguruar vota dhe na hodhën në rrugë”, përfundoi 27-vjeçari.

punesimet elektorale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet