Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta qytetare: Rama, jepe dorëheqjen
Dita e 22-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, të ndryshme të dorëheqjen...
Dita e 22-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, të ndryshme të dorëheqjen...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa thekson se protesta madhështore e diasporës më 20 qershor në Tiranë, si dhe protestat e shqiptarëve në qytete të ndryshme të botës, treguan forcën reale të diasporës dhe të shqiptarëve kudo që jetojnë.

TIRANË- Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj videove të publikuara nga Taulant Balla me emigrantë në mbështetje të qeverisë, duke i cilësuar ato si përpjekje propagandistike që nuk mund të fshehin pakënaqësinë qytetare.
Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa thekson se protesta madhështore e diasporës më 20 qershor në Tiranë, si dhe protestat e shqiptarëve në qytete të ndryshme të botës, treguan forcën reale të diasporës dhe të shqiptarëve kudo që jetojnë.
Sipas saj, përpjekjet për të vënë shqiptarët kundër njëri-tjetrit dhe për të relativizuar revoltën qytetare janë metoda të vjetra të pushtetit, ndërsa nënvizon se protesta 22-ditore ka dëshmuar se qytetarët po bashkohen në mbrojtje të të drejtave dhe interesit publik.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Ulërima e Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar, se pse deputetët nuk po e mbrojnë mjaftueshëm në rrjetet sociale dhe nuk po fitojnë “luftën me algoritmin”, duket se ka dhënë efektin e saj. Sot janë lëshuar të gjithë me video e statuse nga më të ndryshmet, edhe pse nuk ka algoritëm që i shpëton nga gjykimi i shqiptarëve, të cilët ua kanë bërë tashmë vlerësimin.
Një nga përpjekjet më mediokre është publikimi i disa videove me emigrantë të lumtur me Ramën dhe kundër protestës. Ndërkohë, protesta madhështore e diasporës më 20 qershor në Tiranë, si edhe protestat e zhvilluara në qytetet kryesore të botës, treguan forcën reale të shqiptarëve kudo që jetojnë. Ato dëshmuan se pakënaqësia nuk është as e sajuar dhe as e izoluar, por një zë i gjerë qytetar që kërkon të dëgjohet.
Pikërisht për këtë arsye, përpjekjet për të nxjerrë disa video propagandistike me emigrantë në mbështetje të qeverisë nuk e zbehin dot realitetin. Ato nuk i japin përgjigje asnjë shqetësimi të ngritur nga protestuesit dhe nuk e fshehin dot faktin se mijëra shqiptarë kanë zgjedhur të ngrihen në mbrojtje të interesit publik.
Akoma më e rëndë është tentativa për t’i vënë shqiptarët kundër njëri-tjetrit, duke paraqitur mendimin e disave si kundërpeshë të revoltës së shumëkujt. Kjo është një metodë e vjetër e çdo pushteti që ndihet i kërcënuar nga zëri qytetar: përça për të sunduar.
Forca e protestës 22-ditore dhe, në veçanti, ajo e 20 qershorit, tregoi pikërisht të kundërtën e asaj që përpiqet të shesë propaganda: shqiptarët bashkohen kur ndihen të cenuar në të drejtat e tyre.
Kur qindra mijëra qytetarë flasin me zërin e protestës, askush nuk mund ta zëvendësojë atë realitet me disa video të përzgjedhura për konsum politik. Zëri i qytetarëve është gjithmonë më i fortë se propaganda./Dosja.al
Rama- Macron FRANCË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në një takim zyrtar nga Presidenti i Franc&eu...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se është, duke e mbështetur si subjekt politik protestën që po mbahet n...
JD Vance SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, tha se është arritur “përparim i mirë” në bisedimet p&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale mesazhin që i ka dërguar një qytetar, i cili e prezanton veten si...
Eelco Heinen HOLANDË- Parlamenti i Holandës ka ngritur një sërë pyetjesh zyrtare për qeverinë lidhur me dyshimet pë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se uron që presidenti i Francës, të mbajë parasysh se ...
Edi rama dhe Emmanuel Macron FRANCA- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Franc&e...
PD TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha ditën e sotme se vendi i çdo demokrati është në...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një&nb...