Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta qytetare: Rama, jepe dorëheqjen
Dita e 22-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, të ndryshme të dorëheqjen...
Dita e 22-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, të ndryshme të dorëheqjen...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Dugolli i bëri thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të mos përfshijë Vetëvendosjen në deklaratat e tij lidhur me protestat, duke shtuar se fokusi duhet të jetë te qytetarët që protestojnë.

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se është, duke e mbështetur si subjekt politik protestën që po mbahet në Shqipëri për të 23-tën ditë me radhë. Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Enver Dugolli, deklaroi se partia nuk ka asnjë rol organizativ apo politik në këto protesta.
Ai ka theksuar se mbështetja për to vjen vetëm në mënyrë individuale nga disa aktivistë apo eksponentë të saj, në formë solidarizimi me kërkesat e qytetarëve. Dugolli i bëri thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të mos përfshijë Vetëvendosjen në deklaratat e tij lidhur me protestat, duke shtuar se fokusi duhet të jetë te qytetarët që protestojnë.
Sipas Dugollit, protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, si dhe pjesëmarrja e mërgatës, janë shprehje e pakënaqësisë qytetare ndaj situatës politike dhe nuk lidhen me organizim nga ndonjë subjekt politik nga Kosova.
“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë. Disa aktivistë apo individë solidarizohen me kërkesat e qytetarëve, por nuk bëhet fjalë për rol të subjektit politik. Gjuha e përdorur nga Rama nuk i bën nder. Ai duhet të komunikojë me qytetarët e revoltuar dhe të reflektojë ndaj kërkesave të tyre, jo të merret me Vetëvendosjen”, u shpreh ai.
Në një postim, Rama përmendi edhe anëtarë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar disa prej tyre si të përfshirë në atë që ai e quajti “çorbë dreqërish”. Megjithatë, ai bëri një ndarje mes tyre dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai i ka kritikuar ashpër të gjithë pjesëmarrësit në protestë nga Kosova e Maqedonia e Veriut, meqë, sipas tij, ata nuk janë diasporë e Shqipërisë.
“Nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë përgjegjës Albin Kurtin për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish”, shkroi Rama./Dosja.al
JD Vance SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, tha se është arritur “përparim i mirë” në bisedimet p&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale mesazhin që i ka dërguar një qytetar, i cili e prezanton veten si...
Eelco Heinen HOLANDË- Parlamenti i Holandës ka ngritur një sërë pyetjesh zyrtare për qeverinë lidhur me dyshimet pë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se uron që presidenti i Francës, të mbajë parasysh se ...
Edi rama dhe Emmanuel Macron FRANCA- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Franc&e...
PD TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha ditën e sotme se vendi i çdo demokrati është në...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një&nb...
Pamje TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reaguar në lidhje me protestat masive që po zhvillohe...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ështëi pashpres&...