Dita e 22-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta qytetare: Rama, jepe dorëheqjen
Dita e 22-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dor&eu...
Dita e 22-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dor&eu...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se opozita është burgosur, sanksionuar, ka depozituar një mal dosjesh në SPAK, por nuk është dorëzuar.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha ditën e sotme se vendi i çdo demokrati është në shesh në protestën qytetare, ndërsa ftoi qytetarët të mos impresionohen nga sloganet e opozitës së opozitës. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se opozita është burgosur, sanksionuar, ka depozituar një mal dosjesh në SPAK, por nuk është dorëzuar.
Lideri i opozitës shtoi se akush nuk duhet të impresionohet ndaj klithmave të atyre që protestojnë kundër opozitës. Sipas tij, në fund kryeministri Rama do të marrë atë që meriton.
Sali Berisha: Jam këtu gjithashtu për t’u kërkuar demokratëve kudo që janë, çdo natë vendi i tyre është në sheshin dhe rrugët e Tiranës në betejën për liri, për votën e lirë dhe kundër autokracisë. Asnjë slogan, asnjë parullë, asnjë mashtrim i hedhur aty kundër opozitës së vërtetë, asaj opozite që në kushtet më të vështira të një kalvari të vërtetë, qëndroi e pamposhtur në dhjetëra e dhjetëra protesta kundër regjimit. Të asaj opozite që u burgos, por nuk u mposht. Që u sanksionua, por nuk u mposht. Të asaj opozite që me komisionet e saj, me denoncimet e saj, depozitoi një mal dosjesh në SKAP, pavarësisht se heshtën. Të asaj opozite që ia doli me betejat e saj të damkosë regjimin e Edi Ramës në tetë rezoluta ndërkombëtare si narkoregjim. Të denoncojë e para narkoshtetin e tij dhe ta stipulojë atë në rezoluta ndërkombëtare.
Të asaj opozite që realizoi mbrojtjen e votës së lirë dhe që bëri të mundur që zgjedhjet e 11 majit të damkosen si farsë elektorale në një përpjekje shumë të madhe. Pra, çdo demokrate e demokrat duhet ta ketë të qartë se vendi i nderit i tij është në fushëbetejën qytetare, kësaj radhe jo me flamurin dhe simbolet e partisë pasi kjo është një protestë qytetare, të cilën ne si të tillë e respektojmë plotësisht.
Të cilën ne bëjmë gjithçka për të dhënë kontributin tonë, por vetëm e vetëm si qytetarë. Askush nuk duhet të impresionohet ndaj klithmave të atyre që janë unikë në botë që protestojnë kundër opozitës, të kompleksuar si vegël e qeverisë mendojnë se hapin rrugën e tyre duke sulmuar, duke shpifur, trilluar kundër opozitës. Asnjë gjethe, asnjë degëz nuk duhet t’u pengojë ku të shihni trungun qytetar të kësaj proteste, kauza e të cilës në çdo pikë të paraqitur ka qenë dhe është kauza juaj, kauza e PD.
Ndaj dhe të vazhdoni si sot, pa impresion, pa asnjë hezitm, të jepni kontributin tuaj maksimal në suksesin e kësaj proteste.
Unë kam besim të madh se revolucioni apo protesta do të triumfojë dhe se Edi Rama çfarëdo që të bëjë, me çdo makinacion, çdo vegël që do përdorë, çdo mashtrim që do përdorë, do marrë atë që meriton./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një&nb...
Pamje TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reaguar në lidhje me protestat masive që po zhvillohe...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ështëi pashpres&...
Agron Shehaj TIRANË- Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi përjashtimin me 30 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi. Shehaj &eum...
Pamje TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një foto pas mbarimit të protestës së ditës së djeshme, ku tr...
Pamje TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar gjyqi për dosjen “Partizani”, ku ish-ministri i Sporteve, Ylli P...
Foto ilustruse TIRANË- Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, apo ka nisur në ambientet e GJKKO-së, nd&eum...
Pamje TIRANË- Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango është paraqitur ditën e sotme në GJKKO si dëshmitar për dosj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së një prej protestuesve lidhur me incidentin e flamurit të...
Blogeret TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përballur me një valë reagimesh në rrjetet sociale pas një postimi q&e...