LIVE UPDATES
Aktualitet

Handlesblatt: Protestat kundër qeverisë kthehen në revoltë për të ardhmen e Shqipërisë, ja çfarë fshihet pas "Revolucionit Flamingo"

Përmes një qasjeje të detajuar, artikulli sjell historinë domethënëse të një emigranti shqiptar, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Zvicër.

22 Qershor 2026, 15:30 Nga D.S
Handlesblatt: Protestat kundër qeverisë kthehen në revoltë
pamje nga protesta

TIRANË- Media prestigjioze gjermane Handelsblatt, në një reportazh të gjerë kushtuar zhvillimeve të fundit në Shqipëri, ka vënë theksin te ndjeshmëria e lartë e diasporës ndaj situatës politike dhe sociale në vendlindje.

Përmes një qasjeje të detajuar, artikulli sjell historinë domethënëse të një emigranti shqiptar, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Zvicër. Gazeta gjermane pasqyron vendimin e tij për t’u kthyer në Shqipëri së bashku me familjen, jo për pushime, por për t’u bërë pjesë aktive e protestave.

“Diçka të tillë nuk e kemi përjetuar kurrë më parë në Shqipëri”, kështu e përshkruan Florian Haçkaj atmosferën e protestave që prej më shumë se dy javësh po mbledhin mijëra qytetarë në Tiranë.

“Kam 24 vjet që jam larguar, por zemra ime është ende këtu. Më në fund shqiptarët nuk kanë më frikë, më në fund po guxojnë të ngrihen në këmbë”, citohet të ketë thënë Haçkaj mes mijëra protestuesve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gazeta gjermane Handelsblatt raporton se protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e Vjosë-Nartës dhe ishullin e Sazanit kanë tejkaluar kufijtë e një shqetësimi mjedisor. Lëvizja është shndërruar në një revoltë të gjerë qytetare, e cila sfidon hapur modelin qeverisës të kryeministrit Edi Rama.

Sipas shkrimit, prapa këtij projekti të diskutueshëm qëndrojnë investitorët Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Handelsblatt thekson vlerën ekologjike të rajonit të Vjosë-Nartës, duke e cilësuar si një ndër zonat ligatinore më të rëndësishme në Evropë, e cila shërben si habitat për mbi 200 lloje shpendësh, ku më shumë se 70 prej tyre janë specie të rrezikuara.

Në thelb, artikulli nënvizon se rezistenca ndaj këtij projekti nuk është thjesht një debat mjedisor, por një reagim ndaj mënyrës arbitrare të vendimmarrjes për zhvillimin e zonave të mbrojtura dhe menaxhimit të pasurive natyrore të vendit.

“Edhe pse në këtë rast nuk ka ende prova konkrete për parregullsi procedurale, për shumë shqiptarë dyshimi për korrupsion është i menjëhershëm”, shkruan Handelsblatt, duke shtuar se vendi është përballur vazhdimisht me akuza për nepotizëm, mungesë të pavarësisë së drejtësisë dhe ndërhyrje politike që prej rënies së komunizmit.

Handelsblatt thekson se protestat kanë marrë një dimension të ri, ku qytetarët nuk kërkojnë vetëm ndalimin e projektit, por artikulojnë kërkesa për largimin nga politika si të kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Sipas gazetës, kjo lëvizje e cila ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë dhe po mbështetet gjerësisht nga diaspora shqiptare në Evropë, shtron një dilemë themelore: kujt i përket vërtet Shqipëria dhe cili duhet të jetë drejtimi i saj në të ardhmen.

Në përfundim, Handelsblatt vëren se ndonëse publikimi i një videoje mbi projektin e resortit shërbeu si shkëndija fillestare, sot protestat janë shndërruar në një shprehje të pakënaqësisë së thellë popullore ndaj të gjithë klasës politike dhe modelit aktual të qeverisjes në vend./Dosja.al

handlesblatt protesta

Sondazh

Poll

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve