Dita e 22-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta qytetare: Rama, jepe dorëheqjen
Dita e 22-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dor&eu...
Dita e 22-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dor&eu...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Sipas tij, vetëm në vitin 2014, në raportin e OSBE, Edi Rama akuzohet se ka depozituar offshore si kryetar bashkie 200 milionë euro të vjedhura taksapaguesve shqiptarë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike jopolitike që të rikthejë votën e lirë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se mbi Ramën rëndon një mal me dosje korrupsioni.
Sipas tij, vetëm në vitin 2014, në raportin e OSBE, Edi Rama akuzohet se ka depozituar offshore si kryetar bashkie 200 milionë euro të vjedhura taksapaguesve shqiptarë. Kryedemokrati shtoi se familjarët e tij figurojnë në dosjet kriminale të AKSHI-t, në dosjen kriminale të Porto Romanos dhe në dhjetëra e dhjetëra dosje të tjera.
Sali Berisha: Ndaj dhe thirrja ime për çdo demokrate e demokrat, për çdo mbështëtese dhe mbështetës të PD, por edhe çdo qytetar shqiptar që e do këtë vend, të vazhdojë protestën më të fuqishme që ka njohur vendi në misionin e madh shpëtimtar ndaj vendit dhe kombit, largimin sa më parë të Edi Ramës, mbi të cilin rëndon një mal me dosje korrupsioni. Mbi të cilin rëndojnë akte të tradhtisë më të lartë kombëtare ndaj kombit shqiptar, përzënia masive e shqiptarëve nga Shqipëria dhe thikat pas shpinës ndaj Kosovës dhe autoriteteve të saj.
Mbi të cilin rëndojnë vjedhjet e tmerrshme të tij. Vetëm në vitin 2014, në raportin e OSBE, Edi Rama akuzohet se ka depozituar offshore si kryetar bashkie 200 milionë euro të vjedhura taksapaguesve shqiptarë. Po pas kësaj, seria e dosjeve është sa mali i Dajtit në kuptimin e miliardave që përfshijnë. Sulltani i Surrelit është dëshmuar familjarisht një hajdut i pamëshirë ndaj shqiptarëve. Ai ka grabitur me suitën e tij miliarda, miliarda euro.
I ka shndërruar në pallate, vila për veten e tij, në saraje. Familjarët e tij figurojnë në dosjet kriminale të AKSHI-t, në dosjen kriminale të Porto Romanos dhe në dhjetëra e dhjetëra dosje të tjera. Pra, protesta e pothuaj gjysmë milionë shqiptarëve ditën e shtunë dëshmon se Edi Ramën nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë. Ndaj dhe kërkoj edhe njëherë dorëheqjen e tij të menjëhershme. Krijimin e një qeverie kujdestare jo të forcave politike, por të përbërë nga ekspertë dhe njerëz të përgjegjshëm që i rikthejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve votën e lirë dhe bëjnë që ata të zgjedhin njerëzit që duan me votën e tyre./Dosja.al
Pamje TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reaguar në lidhje me protestat masive që po zhvillohe...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ështëi pashpres&...
Agron Shehaj TIRANË- Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi përjashtimin me 30 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi. Shehaj &eum...
Pamje TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një foto pas mbarimit të protestës së ditës së djeshme, ku tr...
Pamje TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar gjyqi për dosjen “Partizani”, ku ish-ministri i Sporteve, Ylli P...
Foto ilustruse TIRANË- Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, apo ka nisur në ambientet e GJKKO-së, nd&eum...
Pamje TIRANË- Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango është paraqitur ditën e sotme në GJKKO si dëshmitar për dosj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së një prej protestuesve lidhur me incidentin e flamurit të...
Blogeret TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përballur me një valë reagimesh në rrjetet sociale pas një postimi q&e...
AUSTRI- "Protesta e Flamingove", e cila ka vijuar përditë prej 3 javësh, u nxit nga projektet e turizmit luksoz të planifikuara në re...