Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Blushi tha se qeveria duhet të reagojë ndaj kërkesës së Bankës Botërore për shkurtime në sektorë që kanë pamjaftueshmëri në financime dhe në projekte që gjenerojnë detyrime të prapambetura. Po në emër të PL, përsëriti kërkesën për rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike, mbi të cilin do të zbatohet pagesa me çmimet e tregut ndërkombëtar për familjarët.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje qeverisë të ndalojë shpenzimet e luksit, të rritë ndihmën ekonomike për qytetarët.
Blushi tha se qeveria duhet të reagojë ndaj kërkesës së Bankës Botërore për shkurtime në sektorë që kanë pamjaftueshmëri në financime dhe në projekte që gjenerojnë detyrime të prapambetura. Po në emër të PL, përsëriti kërkesën për rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike, mbi të cilin do të zbatohet pagesa me çmimet e tregut ndërkombëtar për familjarët.
“Propozimi për vendosjen e kësaj fashe nga 800Kw në 1200Kw në muaj është plotësisht i drejtë, pasi me të preken në mënyrë të konsiderueshme rreth 90.000 deri në 130.000 familje shqiptare, kryesisht ato të shtresës së mesme”, tha ai.
DEKLARATA E PLOTË:
Me përshkallëzimin e krizës së rëndë ekonomike si pasojë e rritjes së pandalshme dhe abuzive të çmimeve, situata pritet të përkeqësohet duke rrezikuar një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë.
Apelet shumë të qarta të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian janë këmbana alarmi, që kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe të përgjegjshëm per heqjen e lakut të varfërisë nga fyti i shqiptarëve, që Qeveria po jua shtrëngon çdo ditë dhe më shumë. Qeveria duhet të reagojë ndaj kërkesës së Bankës Botërore për shkurtime në sektorë që kanë pamjaftueshmëri në financime dhe në projekte që gjenerojnë detyrime të prapambetura.
Shkurtimet në shpenzime buxhetore të tilla si udhëtimet, dietat dhe shpenzime të tjera operative krejtësisht të panevojshme janë sot një domosdoshmëri. Në kulmin e krizës ekonomike rezulton se vetëm për dy javë institucionet shtetërore kanë shpenzuar dhe pritet të shpenzojnë të paktën 120 mijë euro vetëm për bileta udhëtimi jashtë vendit si dhe rezultojnë të mbyllura të paktën 70 tenderime per bileta për fluturime, me në krye Bashkinë e Tiranës dhe Kryeministrinë.
Ndaj mbështesim plotësisht thirrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar Qeverisë për të mbrojtur të varfërit nga kriza e rritjes së çmimeve nëpërmjet mbështetjes së përkohshme fiskale dhe të shenjestruar mirë. Gjithashtu, përsëritim me forcë kërkesën për rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike, mbi të cilin do të zbatohet pagesa me çmimet e tregut ndërkombëtar për familjarët.
Propozimi për vendosjen e kësaj fashe nga 800Kw në 1200Kw në muaj është plotësisht i drejtë, pasi me të preken në mënyrë të konsiderueshme rreth 90.000 deri në 130.000 familje shqiptare, kryesisht ato të shtresës së mesme. Edi Rama paguan çdo ditë 80.000 euro pronarët në arrati të aferës së tij korruptive të inceneratorëve ndërkohë vazhdon me shantazhet absurde për fëmijët dhe prindërit, që të mos bëjnë shënime në librat e shkollës se do të kenë sanksione. Thirrjet e tij dhe të ministrave të tij për kursim të energjisë duke “shpikur” shembuj nga Zvicra se si qytetaret futen në burg për ngrohjen me kondicioner tregojnë degradimin e pashpresë të regjimit më të korruptuar në kontinent që shton shpenzimet e luksit dhe aferat korruptive në këto kohë krizash.
Shporrja e kësaj bande të korruptuar dhe të inkriminuar është e vetmja rrugë për t’u ndarë pergjithmonë me korrupsionin galopant, varfërinë në rritje dhe përjashtimin social të shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Është koha për të mbështetur familjet shqiptare dhe jo për t’i zhvatur ato, me para që përfundojnë për inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë.
Jorida Tabaku Janë disa elementë që kërkuam që bordi të marrë parasysh. Qeveria e bën fakt të kryer rritjen e ...
Lealba Pelinku Në pritje të dekretit presidencial për zgjedhjet e përgjithshme vendore Shqipëria po përballet me një&nbs...
Ilir Meta dhe Tedi Blushi TIRANË- Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir ...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ishte e pranishme ditën e sotme në ambientet e shkollës '26 nënt...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy&rdq...
Edi Rama dhe Bledi Çuçi TIRANË- Çëshja e zhdukjes së Ervis Martinajt është kthyer në një 'telenovel...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ai nuk ka firmosur për asnjë kullë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua me një mesazh ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Bash&eum...
Sali Berisha TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpjeguar deklaratën e tij në Kuvendin e Shqipërisë...