LIVE UPDATES
Politike

Ervis Martinaj ende i zhdukur- kujt i përgjigjet Policia e Shtetit? Rama e Rrumbullaku me një 'mendje'

Dje, në një intervistë nga zemra e Nju Jorkut, kryeministri Edi Rama tha se misteri për fatin e Ervis Martinajt do të përfundojë shumë shpejt, duke paralajmëruar zbardhjen e 'thrillerit' të kësaj vere.

23 Shtator 2022, 13:52 Nga k.m.
Ervis Martinaj ende i zhdukur- kujt i përgjigjet Policia e Shtetit? Rama e
Edi Rama dhe Bledi Çuçi

TIRANË- Çëshja e zhdukjes së Ervis Martinajt është kthyer në një 'telenovelë alla 100 vitrinat' me versione të ndryshme lidhur me 40-vjeçarin. I vrarë apo është e gjitha inskenim, kjo është pyetja që Policia e Shtetit dhe as Prokuroria e Kurbinit nuk i kanë dhënë një përgjigje. E mesa duket do të duhet ende shumë kohë që ta bëjnë. Por mirë që mediat dhe gazetarët të kronikës së zezë kanë dhjetra versione për rastin "Martinaj", por as shteti nuk po e ndan dot mendjen. 

Dje, në një intervistë nga zemra e Nju Jorkut, kryeministri Edi Rama tha se misteri për fatin e Ervis Martinajt do të përfundojë shumë shpejt, duke paralajmëruar zbardhjen e 'thrillerit' të kësaj vere. Në një intervistë për "Opinion", Rama tha se Policia ka shumë më tepër se thjesht informacione në dorë, por do matet mirë kur të dalë me një konkluzion.

“Këtë e theksova në fjalimin para trupës drejtuese të Policisë së Shtetit. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore mes atyre që përmenda. Ne e pamë të udhës që t’i kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të bëjë një hap mbrapa. Është e pabesueshme që të jetojmë në një Big Brother të kronikës së zezë dhe me spekulantë që hedhin lloj-lloj versionesh. A kam unë një version? Unë jam vazhdimisht i informuar nga Policia e Shtetit. Problemi është që Policia duhet të ketë version të bazuar në prova. Policia ka shumë më tepër se të tjerët, por kur bën një deklaratë zyrtare duhet të ketë prova. Uroj ta ketë versionin sa më shpejtë,” – tha Rama në Opinion.

Ndërsa disa javë më parë, më 17 shtator, ditën e prezantimit të kryepolicit të ri, Rama tha: Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt. Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi.

Pra, Rama pretendon që Policia ka prova dhe shumë shpejt do t'i bëjë publike. 

Ndryshe pretendon, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili sot pas një dalje publike tha se Policia do të flasë për Ervis Martinajn kur të ketë prova. 

“Ne flasim kur kemi prova. Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova,”- u shpreh Çuçi. Pra vetë ministri i Brendshëm thotë s'ka prova. 

Nga ana e tij, edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte dhe prova.

“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Policia e Shtetit nuk mund të flasi pa pasur prova,"- u shpreh kreu i Policisë së Shtetit. Rrjedhimisht, pretendon se ka prova! 

Rrumbullaku dhe Rama prej kohësh po mbajnë një version, ka prova dhe një përgjigje zyrtare por hetimet vazhdojnë, ndërsa ministri Çuçi duket se nuk ka asnjë informacion se çfarë po bëhet me këtë çështje, ndër më të bujshme të historisë së Shqipërisë. Një person ka 40 ditë që është zhdukur. Kryeministri ka informacione nga vetë Rrumbullaku, ndërsa duket se ministrin e kanë nxjerrë pak jashtë loje. Gjë që lë shumë për të kuptuar. Si psh.kujt i përgjigjet në të vërtetë Policia e Shtetit, ministrit apo kryeministrit? Përgjigja duket goxha e qartë, ndërkohë që ende presim…

edi rama bledi Çuçi zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta