LIVE UPDATES
Politike

Siguria e votimit on line, nënkomisionerja e KQZ: Hakerimi është mision i pamundur

Hackerat po thyejnë  siruginë e shumë rrjeteve elektronike  të institucioneve shtetërore duke nxjerrë sheshit të dhëna sensitive  që rrezikojnë  edhe sigurinë kombëtare.

23 Shtator 2022, 15:16 Nga k.m.
Siguria e votimit on line, nënkomisionerja e KQZ: Hakerimi është
Lealba Pelinku

Në pritje të dekretit presidencial për zgjedhjet e përgjithshme vendore Shqipëria po përballet me një  armik që fshihet pas një ekrani dhe që origjinën e ka nga Teherani.

Hackerat po thyejnë  siruginë e shumë rrjeteve elektronike  të institucioneve shtetërore duke nxjerrë sheshit të dhëna sensitive  që rrezikojnë  edhe sigurinë kombëtare.  Por,  a munden hackerat të shtrijnë  duart edhe në pajisjet  e identifikimit,  votimit dhe numërimit elektronik?!

Nënkomisionerja Lealba Pelinku e sheh këtë një mision të pamundur për shkak se sistemi me të cilin funksionon teknologjia  në zgjedhje është off-line.

“Si për identifikimin ashtu edhe për votimin dhe numërimin elektronik  garantohet  paprekshmëria  pikërisht sepse nuk lejohej komunikime me rrjetet elektronike thënë ndryshe sistemet të dyja  janë offline, gjë që do të thotë që të dhënat janë të inkriptuara falë atyre kodeve të sigurisë dhe procesit specifik qe lidhet me sigurinë e të dhënave dhe këto të dhëna dekriptohen, por prap vetëm në ambientet e KQZ nga staf i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kështu qe rreziku  për ndërhyrje  nga pale te treta ne sistem është zero.”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  është jo vetëm ne pritje te dekretimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti por edhe hapjes së thesin nga qeveria për zgjedhjet lokale të 2023, e cila shoqërohet  edhe me nje faturë  që kap shifrën e  37 milion eurove. Por, për cfarë do përdoren këto para.

Sa i takon votimit dhe numërimit elektronik është paraqitur një kërkesë për financimin e këtij projekti. Një projekt që parashikon zgjerimin dhe implementimin  e kësaj teknologjie  deri ne 2 mijë e 600 QV që përkojnë me 6 Bashki dhe sigurisht mbetet në vlerësimin dhe disponibilitetin e qeverisë  nëse do ta akordojë këtë.”

Tirana, Shkodra, Elbasani, Durrësi, Vlora dhe Korça pritet që të jenë bashkitë që  krahas identifikimit biometrik votuesit të mundësohet  edhe votimi dhe numërimi elektronik./TopChannel

lealba pelinku kqz

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta