Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministri Edi Rama tha se kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duan që të marrin peng Bashkitë për t’u mbrojtur nga drejtësia.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë e shkuara. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duan që të marrin peng Bashkitë për t’u mbrojtur nga drejtësia. Ndaj edhe kërkoi nga socialistët e tij që të flisnin sa më pak për ta në fushatë, edhe pse e pranoi se do t'i përmente pasi e kundërta do të ishte e pamundur. Por ajo që ra në sy është fakt që në asnjë moment nuk përmendi Enkelejd Alibeajn, i cili gjithashtu ka kanditatët e tij në garë, si kundërshtar.
“Fjalët tona duhet të flasin më pak për kundërshtarët tanë. Nuk ka mundësi që të mos flasësh fare, por ju lutem me sa më shumë karar dhe pa harruar që njerëzit presin prej nesh shumë më shumë se ç'mund të presin edhe ata që janë shumë larg PS-së prej atyre që kemi përballë. E po me të drejtë ne nuk na falin as fijen e flokur kurse atyre as lëkurën e ujkut. Ata duan të marrin peng sa më shumë Bashki, sa më shumë Shqipëri, shqiptarët për, t’u mbrojtur nga drejtësia që vonon, por që ka më pak shans që të harrojë.
Unë sot nuk kam asnjë këshillë më të mirë për t’iu dhënë demokratëve për hir të asaj që ishte PD, sesa t’ju them mos e lidhni fatin me qytetet tuaja, fatin e pastrimit, të qendrave shëndetësore, të hapësirave të gjelbrat me dy hije të se kaluarës që rrezikojnë t’ju ndajnë nga treni i zhvillimit kombëtar, t’ju hedhë në erë urat e bashkëpunimit. Ua them demokratëve në të gjithë Shqipërinë, sidomos në Shkodër dhe zona të tjerët, se në pjesën dërrmuese demokratët dhe kur gabojnë i ndihmojnë socialistët t’i mbajnë në rrugën e duhur. Me o se pa ju Shqipëria do ecë përpara. Kandidatët tanë nuk janë të rënë nga qielli, por kemi provën se asnjëri prej tyre nuk është aq mendërisht i lënduar si ata që i japin fytyrën, zërin, karrierën në dispozicion 2 hijeve që turpërojnë Shqipërinë. Njerëzit i kanë lënë ato mbrapa se janë kufoma të një të shkuare që nuk bëhet me e ardhme”, tha Rama.
PJESË NGA FJALA E PLOTË:
Pa votën për PS për të ecur vetëm përpara, pavarësisht ngecjeve, rrëshqitjeve, rrëzimeve gjatë rrugës, jo që këto nuk bëhen, por vendi kthehet përsëri prapa, teposhtë siç në të vërtetë është kthyer sa herë që ata të tjerët kanë marrë në duart e tyre, fatet e tij.
Vota për të tjerët ka sjellë si rregull në shkallë kombëtare apo në shkallë lokale, më shumë dëme sesa të mira. Madje dëme tejet serioze, krejt të pariparueshme apo dëme të atilla që janë dashur vite e vite të riparohen.
Pa diskutim që edhe ne, nuk e kemi bërë mirë çdo gjë. Kemi bërë dhe kemi thënë edhe ne gjërat për të cilat sot nuk jemi krenarë, por ama asgjë, me dëm serioz për Shqipërinë dhe për shqiptarët nuk kemi bërë dhe mbi të gjitha ne nuk jemi pajtuar asnjëherë as me gabimet tona, as me ata prej nesh që kanë gabuar duke shkelur parimet tona.
Bilanci ynë është pozitiv në raport me të gjitha kontratat tona zgjedhore, nga ato kombëtare, tek ato vendore. Ne jemi pa diskutim fuqia e ndryshimit në këtë vend. Kudo dhe kurdo që zgjedhësit na e besojnë ne votën e tyre, në bëjmë dhe këtë e kemi provuar në gjithë këtë rrugëtim, atë çka të tjerët as nuk dinë ta bëjnë, as nuk munden ta bëjnë dhe as nuk e kanë bërë ndonjëherë qoftë në një bashki të vetme në tërë këto vite.
Nuk është ekzagjerim kjo që po them dhe le të dalë dikush dhe të na tregojë një bashki, një të vetme në harkun e 30 vjet zgjedhje vendore dhe kontrata bashkish dhe kryebashkiashësh me zgjedhësit, ku vota për ata të tjerët ka sjellë ndryshim, ka sjellë përparim, ka sjellë shembull pozitiv në qeverisje. Më besoni, kam kërkuar me mend jo një herë, po rëndom në gjithë këto vite dhe nuk e gjej një. Përkundrazi është i njëjti avaz si në Shkodër. Kudo tjetër, ku vota ka shkuar në drejtim tjetër nga ai, për PS.
Shikoni Lezhën sot me Partinë Socialiste dhe ktheni kokën e shikoni Lezhën me ata dje dhe imagjinoni largqoftë nesër me po ata të cilët mos harroni dhe s’duhet ta harrojë askush, sot janë ku e ku më keq se ç’ishin dje, vetë ata. Prandaj kurrë më prapa dhe vetëm përpara është gjëja më e natyrshme që ne mund të bëjmë dhe mund t’i kërkojmë të gjithë zgjedhësve të bëjnë.
Shikoni Matin, Dibrën, shikoni Pukën, shikoni Tropojën, Kukësin, Vaun e Dejës. Shikoni Kurbinin që sot është një qytet krejt i ri dhe imagjinojeni sa gjynah të ribjerë në duart e atyre të cilët sot ndryshe nga dje, nuk i sheh dot më me sy as e gjithë bota, përveçse shumica dërrmuese e shqiptarëve që as i ka parë ndonjëherë dhe as ka për t’i parë dot me sy, aq me tepër sot që janë bërë një arsye turpëruese për Shqipërinë në sytë e botës.
Problem më i madh i këtyre zgjedhjeve me ta, është se ata nuk janë më as vetvetja, por janë pengje të së shkuarës së tyre, të korrupsionit madhor dhe minimit të demokracisë, të damkës ‘’non gratta’’, të parave ruse dhe të kontove bankare te fshehta që kanë nisur të dalin mbi ujë si ato shishet e anijeve të mbytura, që i sjell dallga pak nga pak në breg.
Ata janë i mbyturi që të mbyt dhe slogani i tyre i vërtete dhe i vetëm është “pas nesh le të bëhet qameti’’. Ata duan të marrin peng sa më shumë bashki, sa më shumë Shqipëri, sa më shumë shqiptarë, për t’i thënë botës që pa negociuar me ta, nuk bashkëpunon dot normalisht me Shqipërinë, për t’u mbrojtur nga drejtësia që vazhdon vonon, por ka gjithmonë e më pak shans që të harrojë. Për të qëndruar me pahir në lojë kur i thonë fjalës duke e kthyer Shqipërinë mbrapsht tek kapitulli i zymtë i halleve dhe mëkateve të tyre krejt personale.
Unë sot nuk kam asnjë këshillë më të mirë për t’iu dhënë njerëzve të zakonshëm që ndihen të lidhur me emrin demokrat për hir të asaj që dikur ishte Partia Demokratike se sa iu them, mos e lidhni fatin e qyteteve tuaja, të kopshteve e çerdheve, të shkollave të fëmijëve tuaj, fatin e pastrimit dhe të ndriçimit të lagjes tuaj, fatin e qendrave shëndetësore dhe të hapësirave të gjelbërta, fatin e ujitjes dhe kullimit në fshatrat tuaj, me dy hije të së kaluarës që rrezikojnë t’ju ndajnë nga treni i zhvillimit kombëtar, urban dhe rural, t’ju hedhin në erë urat e bashkëpunimit me qeverinë dhe t’ju kthejnë prapa mish për topat e luftës së tyre me mullinjtë e erës.
Ja u them këtë demokratëve në të gjithë Shqipërinë, por sidomos demokratëve në Shkodër dhe në disa zona të tjera sepse gjithsesi për pjesën dërrmuese të Shqipërisë, demokratët edhe kur gabojnë, fitojnë sepse i ndihmojnë socialistët me votën e tyre që t’i mbajnë në rrugën e duhur qytetet e tyre, fshatrat e tyre.
Me ose pa ju, u them Shqipëria do të ecë vetëm përpara dhe vetëm përpara do të ecin dhe të gjithë ato komunitete që do t’ia besojnë kandidatëve tanë dhe Partisë Socialiste votën e tyre.
Ka një element të thjeshtë, kandidatët tanë nuk janë të rënë nga qielli por ama ne kemi provën që asnjëri prej tyre nuk është aq mendërisht i lënduar si ata që i japin fytyrën, zërin, emrin e familjes, karrierën e tyre në dispozicion dy hijeve që turpërojnë Shqipërinë.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e fushatës zgjedhore për 14 majin. Në fjalë...
Yuri Kim TIRANË- Takimi mes presidentit Bajram Begaj me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pë...
Gabriel Escobar dhe Bajram Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Shteteve të...
Tabela e Ramës TIRANË- Nga “Parku Europa” pranë sheshit Skënderbej, kryeministri Edi Rama ka vendosur direktivat për z...
Edi Rama nga selia e PS TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. ...
Gabriel Escobar TIRANË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka shkuar sot për të zhvilluar n...
Foto ilustruese TIRANË- Ndërsa ka humbur gjyqin e arbitrazhit me Beketin, Edi Rama i jep 150 mijë euro Sheri Bler. Më 7 prill, Thesari ...
Gabriel Escobar TIRANË- Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe EuroAzinë, Gabriel Escobar nisi ditën e sotme...
Shalsi TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar ditën e sotme fondin prej 100 milionë lekësh për fin...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar për atentatin që iu bë sot kreut të PD-së në Vaun e D...