LIVE UPDATES
Politike

Komisioni i Ekonomisë miraton fondin për zgjedhjet e 14 majit, Gjylameti: 100 mln lekë, Spaho: Ju na lini pa lekë

Ndërsa zëdhënësi i KQZ-së u shpreh se shuma e caktuar nuk duhet që të jetë më poshtë se 65 milionë lekë, shumë kjo që ishte në zgjedhjet e vitit 2019. 

11 Prill 2023, 15:57 Nga I.A
Komisioni i Ekonomisë miraton fondin për zgjedhjet e 14 majit,
Shalsi

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar ditën e sotme fondin prej 100 milionë lekësh për financimin e partive politike për zgjedhjet lokale. Shumën prej 100 milionë lekësh e propozoi deputetja socialiste, Blerina Gjylameti. Nga ana tjetër deputeti demokrat Edmond Spaho kërkoi kohë që të diskutohet për shumën, por kjo kërkesë nuk u pranua në komision. Ndërsa zëdhënësi i KQZ-së u shpreh se shuma e caktuar nuk duhet që të jetë më poshtë se 65 milionë lekë, shumë kjo që ishte në zgjedhjet e vitit 2019. 

Pjesë nga debatet:

Shalsi: Ka një fond të miratuar për KQZ. Ne do përcaktojmë fondinm, që jo më pak se sa ka qenë në zgjedhjet e mëparshme. KQZ ka kërkuar që fondi të jetë më i madh nga dyshemeja e përcaktuar

Dhëmbi: Kodi zgjedhor në nenin 88 pika 1 përcakton mënyrën e përcaktimit dhe shpërndarjes s ëfondit për partitë politike. Fpondi përcaktohet me vendim të kuvendit, dyshemeje jo më e vogël se fondi akorduar në zgjedhjet pararendëse, minimum jo më pak se 65 mln lekë, që ishte fondi për fushatën e zgjedhjeve 2019. Fondi rezervë ka mundësi që të pranojë këtë buxhet apo dhe më të lartë.

KQZ: KQZ përcakton mënyrën e shpërndarjes jo fondin. Zgjedhjet 2019 ishte 65 mln lekë, ndërsa 130 mln lekë ishte në vitin 2021. Ne duam të mos bije nga kjo vlerë. Në zgjedhjet e 2019, ishte 65 mln, në 2021 u dyfishua, ne kërkojmë që të ruhet kjo e fundit. Ne duam thjesht ta ruajmë këtë.

Gjylameti: Për sa kohë në ligj parashikohet kush është dyshemeja e shpenzimeve për partitë politike, ndërkohë edhe në çdo palë zgjedhje ka një fond i cili është në dispozicioon të partive politike, nga 45 mln lekë që ishte në 65 mln lekë që duhet të ishte, në 130 që ka qenë në 2021, ku mbulohen shpenzimet më të mëdha që kanë partitë politike, sipas vendeve që kanë në kuvend. Në këto kushte duhet të jemi ne që të marrim një vendim dhe të bëjmë një propozim, duke qenë që fondi që duhet ti dedikohet paritve politike që ti ndahet sipas vendeve në kqz, është 100 mln lekë për të mbuluar shpenzimet. Mos të jemi në 130 mln që ishin zgjedhje qëndrore, por të jetë 100 mln lekë, sepse janë dhe zgjdhjet lokale. Shpenzimet ndahen në dy pjesë, buxheti shtetit sipas karrigeve që kanë në parlament, plus ato që janë donacionet qoftë në pjesën financiare, që smund të jenë më shumë se treefish nga totali që buxheti shtetit ka sanksionuar. Propozimi im është për 100 mln lekë.

Shalsi: Është marrë në konsideratë që zgjedhjet e 2019 mund të jenë indikatorë, ne mund të ngrihemi dhe të shkojmë deri tek shifra që kërkon KQZ, por dhe që propozon kuvendi. Jemi dakord me shifrën prej 100 mln lekë

Spaho: Përpara se të marrim vendime, është e mira të konsultohet me partitë politike. Janë të partive politike. Nuk mendoj që është e udhës, baza në llogaritjen e fondeve është diçka tjetër. Nuk është në linjën e analizave strikte ekonomike apo dëshirave për të përdorur këto para diku tjetër. Mendoj unë!

Shalsi: Prej disa javësh kemi pasur disa takime me përfaqësuesit e KQZ. Kjo e fundit ka marrëdhëniet me partitë politike. Sigurisht që janë bërë me dije ndërkohë, që formula e shpërndarjes është e përcaktuar në ligj. Pra s’ka mundësi për t’u interpretuar. Të qarta kriteret dhe %.

Gjylameti: Unë jam dhe anëtarë e komisionit të reformës zgjedhore prej shumë vitesh tashmë. Kërkesat politike kanë qenë edhe që 100% e fushatës të financohet nga buxheti i shteti. Po qe se flasim për kërkesa të partive politike jemi në nivele të tjera. Besoj se shifra 100 mln lekë është e mjaftueshme për të adresuar kërkesat e partive politike

 Spaho: Çështjet zgjedhore janë trajtuar me konsensus ndërmjet palëve. Sikurse është vepruar në të shkuar në ndryshimet në kodin zgjedhorë, duhet që partitë të bijen dakortë dhe për financimin nga buxheti i shtetit. Ju që po merrni këtë iniciativë skeni vuajtur ndonjëherë për fonde. Madje keni përdorur edhe burime jo ligjore. Para krimi, droge dhe kuptoj se jeni të gatshëm ti hiqni fare këto fonde nga buxheti shteti dhe ti thoni partive, financohuni me donacione. Ju po thoni, ti shkurtojmë se janë zgjedhje vendore e ti përdorim për të mbjell pemë. E ka thënë kryetari juaj në letrat që u është drejtuar kryetarëve të bashkive. Shikoni letrën dhe…

Denaj: Ju në fjalën tuaj ngatërroni shumë elementë. Sot të fokusohemi vetëm te kjo që kemi këtu. Të gjitha akuzat që keni, janë organet që janë për këtë çështje. Mos i ngatërro këtu… Nuk është ky vendi, gjeni metodën dhe mënyrën për ti adresuar. Mos ktheni këtu ditën e bilbilave. Bilbilfryrësin bëje diku tjetër. Dyshimet që keni denoncojini.

Gjylameti: Po flasim për rritje të fondit, jo ulje. Nga 65 mln lekë të parashikuar, shkojmë në 100 mln lekë. Ndarja është formulë e sanksionuar me ligj se si ndahet ky fond. 65 mln lekë është minimum që kërkon ligji, ne po themi 100 mln lekë. Akuza e kundër akuza e probleme të brendshme të opozitës janë në vend tjetër. Ju shoh sot më keq se më parë, do doja të ishit të bashkuar, por është çështje e juaja jo e jona. Besoj që te ky momenti që jemi të shkojmë në votim, s’ka elementë të tjerë që kemi hapësirë.

Spaho:  E ke qarë?

Gjylameti: Unë jo vetëm e qaj, por them gjënë e duhur që ju shqetëson. Hallin tuaj nuk e zgjidh dot. Çështjen se si do i ndani paratë mes jush nuk e zgjidh dot.

Agalliu: Nuk i shkon këtij komisioni ta kaloj diskursin në çështje politike. Zonja Gjylameti s’keni pse përmendni asnjë situatë tonën. Ne kemi shumë më shumë se ju për të përmendur. E mbajmë diskutimin në çështje të rendit të ditës. Këto thumbat apo ironitë thojini sa të doni, por do ju përgjigjemi me të njëjtën monedhë.

komisioni i ekonomisë

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez