Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor kanë qenë në qendër të takimit mes tyre, duke u ndalur për një kohë të gjatë edhe tek procesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai është takuar me presidentin Begaj, e ndërsa është i shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor kanë qenë në qendër të takimit mes tyre, duke u ndalur për një kohë të gjatë edhe tek procesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen e tyre reciproke, është një proces me ndikim të madh rajonal, si në kuadër të aspekteve të sigurisë ashtu edhe të zhvillimit të qendrueshëm të tij,”- nënvizoi Presidenti Begaj.
Po ashtu, janë ndalur edhe tek sfidat dhe kërcënimet me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit Perëndimor, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
NJOFTIMI I TAKIMIT:
Zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishin sot në qendër të takimit të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe njëkohësisht i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj. Pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, Presidenti Begaj, nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj, vlerësoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara dhe personalisht zoti Escobar, i kanë dhënë procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen e tyre reciproke, është një proces me ndikim të madh rajonal, si në kuadër të aspekteve të sigurisë ashtu edhe të zhvillimit të qendrueshëm të tij” – nënvizoi Presidenti Begaj. Duke u ndalur tek sfidat dhe kërcënimet me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit Perëndimor, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, Presidenti Begaj, nënvizoi gjithashtu, se “falë qasjes së re gjeopolitike edhe nga Bashkimi Evropian, sot kemi një vëmendje të shtuar ndaj këtij rajoni. Një vëmendje të veçantë gjatë takimit e mori çështja e sigurisë kibernetike dhe kërcënimeve hibride. Presidenti Begaj, shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e agjencive të specializuara amerikane, duke i konsideruar të një rëndësie jetike dhe vendimtare për rritjen e kapaciteteve dhe aftësive kibernetike të Shqipërisë.
Tabela e Ramës TIRANË- Nga “Parku Europa” pranë sheshit Skënderbej, kryeministri Edi Rama ka vendosur direktivat për z...
Edi Rama nga selia e PS TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. ...
Gabriel Escobar TIRANË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka shkuar sot për të zhvilluar n...
Foto ilustruese TIRANË- Ndërsa ka humbur gjyqin e arbitrazhit me Beketin, Edi Rama i jep 150 mijë euro Sheri Bler. Më 7 prill, Thesari ...
Gabriel Escobar TIRANË- Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe EuroAzinë, Gabriel Escobar nisi ditën e sotme...
Shalsi TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar ditën e sotme fondin prej 100 milionë lekësh për fin...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar për atentatin që iu bë sot kreut të PD-së në Vaun e D...
Edi Rama TIRANË- Mesa duket 'fansat' e kanë mbushur kryeministrin Edi Ramën me këngë për fushatën zgjedhore. E ai ë...
Ervin Salianji TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Sigurisë, ku i pranishëm është edhe ministri U...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se çdo i paraburgosur dhe i burgosur me të drejtë vot...