Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta qytetare: Rama, jepe dorëheqjen
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Dodaj ka deklaruar se kur Spiropali flet për këto parime, duket sikur po i referohet një partie ku nuk ka qenë kurrë pjesë e vendimmarrjes
TIRANË- Debati brenda radhëve të Partisë Socialiste ka kaluar në një tjetër nivel përplasjesh, pasi Mirela Dodaj ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Kjo e fundit një ditë më parë bëri një postim të gjatë, ku i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë një aksion vetëpastrimi dhe të largojë nga kjo forcë politike personat që ajo i quajti si “smerçi”, “ndryshku” apo ‘pehlivanllëqe”.
Pas këtyre deklaratave, Dodaj ka deklaruar se kur Spiropali flet për këto parime, duket sikur po i referohet një partie ku nuk ka qenë kurrë pjesë e vendimmarrjes, ndërsa sipas saj realiteti është krejt ndryshe. Në postimin e saj, ajo thekson se Spiropali ka qenë për vite me radhë ndër figurat më të privilegjuara të Partisë Socialiste, ndërkohë ngre pyetjen se kujt i drejtohet thirrja për vetëpastrim, të tjerëve apo vetes.
Dodaj nënvizon ndër të tjera se mbështet qeverinë e Edi Ramës dhe reformat e ndërmarra ndër vite, teksa shton se askush nuk duhet të paraqitet si gjykatës i të tjerëve, kur ka qenë pjesë e çdo procesi dhe vendimmarrjeje. Në fund, Dodaj shprehet se nëse Partia Socialiste ka nevojë për një proces vetëpastrimi, atëherë ky proces duhet të nisë nga vetë Elisa Spiropali.
Reagimi i Mirela Dodajt:
Elisa Spiropali, kur flet për meritokraci, demokraci dhe vetëpastrim, duket sikur po flet për një parti ku nuk ke qenë kurrë pjesë e vendimmarrjes. E vërteta është krejt ndryshe. Për vite me radhë keni qenë ndër figurat më të privilegjuara të Partisë Socialiste. Prandaj është e vështirë të kuptohet se kujt po i drejtohet thirrja juaj për vetëpastrim. Të tjerëve apo vetes?
Mbështes plotësisht qeverinë e Edi Ramës dhe reformat që kanë çuar Shqipërinë përpara, edhe në momentet kur ka qenë më e lehtë të bërtasësh sesa të marrësh përgjegjësi. Pikërisht për këtë arsye besoj se askush nuk duhet të sillet sot si gjykatës i të tjerëve, pasi ka qenë pjesë e pandarë e çdo procesi, çdo vendimmarrjeje dhe çdo problemi që sot kërkon të denoncojë.
Nëse vërtet duhet të nisë një proces vetëpastrimi në Partinë Socialiste, atëherë do të ishte e ndershme të fillonte nga ju, Elisa Spiropali. Sepse para se të kërkosh llogari nga të tjerët, duhet të japësh llogari për veten./Dosja.al
Ruth Huber KORÇË- Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber ka zhvilluar një vizitë në Korç&...
Saimir dhe Jonida Gjoka, Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mirë pritur sot n...
TIRANË- Një skandal ka dalë në dritë për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, lidhur me nj...
pamej nga proteta TIRANË- Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë. Me pankarta të cilat mbaj...
Martin Giese GJERMANI- Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese, është pyetur në nj&...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me propagand&e...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një video t&e...
TIRANË- Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, nj&eum...
TIRANË- Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj videove të publikuara nga...
Rama- Macron FRANCË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në një takim zyrtar nga Presidenti i Franc&eu...