LIVE UPDATES
Politike

Pishina, muri dhe fasada e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës pa leje. Sulaj: Jam me certefikatë pronësie!

Sipas dokumenteve thuhet se banesa është ndërtuar duke devijuar nga kushtet e lejes së miratuar dhe jashtë kufijve të pronës së regjistruar në kadastër.

22 Qershor 2026, 19:32 Nga D.S

Pishina, muri dhe fasada e nënkryetarit të Bashkisë së

TIRANË- Një skandal ka dalë në dritë për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, lidhur me një objekt banimi që ai ka në pronësi në zonën e Mjull Bathores. Sipas dokumenteve thuhet se banesa është ndërtuar duke devijuar nga kushtet e lejes së miratuar dhe jashtë kufijve të pronës së regjistruar në kadastër.

Objekti ndodhet në rrugën “Ramazan Bregu”, Mjull Bathore, njësia strukturore FA/2 Tiranë në pronësi të Blendi Sulajt dhe me zhvillues po Blendi Sulajn dhe subjekt ndërtues shoqëria “Ndërtim Projektim Alliu Sh.P.K.”Sipas dokumenteve, detajet në lidhje me devijimet nga leja e ndërtimit janë bërë në pjesët e renditura si më poshtë. Në zonën jugore të truallit, muri rrethues është ndërtuar përtej kufijve të pronës së regjistruar në kadastër.

Pishina, muri dhe fasada e nënkryetarit të Bashkisë së

Si rrjedhojë, ky devijim sjell ndërtim pa leje, shkelje të kufijve të pronës, mospërputhje me koordinatat e kufirit kadastral dhe cenim të distancave të detyrueshme sipas lejes së miratuar. Pishina e jashtme është e ndërtuar pjesërisht jashtë pronës. Pishina e realizuar në pjesën jugore është ndërtuar pjesërisht jashtë kufijve ligjorë të truallit, duke krijuar shkelje të sipërfaqes private të palëve të tjera dhe uzurpim të saj.

Njëkohësisht pishina nuk është realizuar sipas projektit të miratuar. Ndërtimi i saj konsiston në ndërtim pa leje dhe jashtë kufirit të pronës, nuk përputhet me planin e pishinës dhe sistemimit të miratuar. Muri rrethues në pjesën perëndimore shkelje të trupit të rrugës të miratuar nga Bashkia e Tiranës.

Pishina, muri dhe fasada e nënkryetarit të Bashkisë së

Sipas dokumenteve, nënvizohet se në pjesën perëndimore, muri rrethues ka shkelur hapësirën publike të rrugës sipas planit të miratuar pranë Drejtorisë së GIS-Kadastrës, Bashkia Tiranë, duke rezultuar në ndërtim pa leje jashtë kushteve të miratuara të lejes së ndërtimit dhe duke uzurpuar hapësirën publike.

Gjithashtu, në lejen e miratuar janë parashikuar portat e aksesit në murin rrethues sipas plan-sistemimit të miratuar, por të cilat nuk janë respektuar. Në këtë rast kemi ndërtim pa leje, shkelje të vijës së ndërtimit dhe shkelje të distancave të miratuara nga trupi i rrugës në lejen e miratuar dhe zënie e shfrytëzim të hapësirave të parashikuara për qarkullim publik.

Pishina, muri dhe fasada e nënkryetarit të Bashkisë së

Muri rrethues nuk ka respektuar formën e miratuar dhe ka ndryshime në lartësi dhe material. Muri perimetral është realizuar si mur i lartë dhe i mbyllur (me bllok/muraturë), ndërkohë që leja e miratuar parashikon: kangjella metalike, lartësi të reduktuar, transparencë vizuale. Ky ndryshim përbën devijim të dukshëm nga leja e ndërtimit. Elementët e sistemimit (shëtitore, shkallë, rampa, gjelbërim, ndarje në nivelet e terrenit) nuk përputhen me planin e miratuar, duke sjellë ndërtim pa leje, ndryshim të kuotave të terrenit, modifikim të formës së oborrit dhe hapësirave funksionale.

Në katin përdhe janë realizuar punime, të cilat nuk figurojnë në projektin e miratuar, pasi një pjesë e sipërfaqes së tij është lënë e zbuluar dhe nuk është sipas projektit të miratuar. Edhe këtu kemi të bëjmë me ndërtim pa leje, devijim nga projekti i miratuar dhe ndryshim të formës, funksionit dhe organizimit të objektit jashtë lejes së miratuar. Fasadat e objektit kanë ndryshuar nga projekti i miratuar, përfshirë modifikimin e hapjeve të dritareve dhe ndryshimin e plotë të fasadave të katit përdhe, ndryshim të rifiniturave, materiale fasadë, ndryshim të ngjyrës.

Pishina, muri dhe fasada e nënkryetarit të Bashkisë së

Të gjitha këto fakte tregojnë shkeljet e kryera nga Blendi Sulaj, i cili ka ndërtuar objektin e tij duke shkelur kufirin e lejes së ndërtimit duke abuzuar dhe duke zaptuar hapësirat publike. Pas fakteve që kanë mbërritur, readaksia raporton kanë pyetur edhe zotin Blendi Sulaj. Në reagimin, zoti Sulaj u shpreh se: “Unë s’kam asnjë koment për këtë. Kam marrë certifikatë pronësie, leje ndërtimi dhe të gjitha që kur u ndërtua në vitin 2019. Për çfarëdolloj rasti dhe çfarëdolloj gjëje që të kenë të gjithë njerëzit të futen dhe të bëjnë kontrollet për mua, të vijnë, t’i shikojnë e t’i bëjnë në çfarëdolloj momenti. Jam i qetë për këtë gjë.

Pishina, muri dhe fasada e nënkryetarit të Bashkisë së

Pra, unë kam certifikatë pronësie, kam rreshtat e objekteve e të gjitha të tjerat. Në të gjitha rastet kushdo që të ketë nevojë për verifikim në lidhje me mua të vijnë ta bëjnë kur të jetë. Unë vij nga fusha e biznesit, nuk kam marrë ndonjë leje ndërtimi në emër të kompanisë. Ajo që thoni ju është 150 metra ndërtim, të vijnë t’i vënë metrin dhe nëse ka një metër më shumë se kaq të vijnë të bëjnë çfarë të duan, kushdo. Jam shumë i kujdesshëm në këto gjëra. Është bërë që në vitin 2019, ka mbaruar në vitin 2021, kështu që janë 5 vite më parë”. Ndërkohë që zoti Sulaj pretendon se nuk ka bërë shkelje ne kemi këtë raport që tregon shkeljet që janë kryer të cilat i kemi renditur më lart./Dosja.al

blendi sulaj


Sondazh

Poll

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave