19 Qershor 2026, 12:29
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë në Jalë, për 54 mijë euro. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha u shpreh se goditja e këtij grupi ka çuar në konfiskimin e një mori asetesh dhe kompanish
Lideri i opozitës tha se në pronat e sekuestruara bie në sy edhe sekuestroja që i bëhet pronave të një ndërtimi që po zhvillohej në zonën e Vunoit.
Sali Berisha: Goditja e fundit ndaj grupit Dritan Gjika, Eldi Dizdari, Shpëtim Aliu, ka çuar në konfiskimin e një mori asetesh dhe kompanish, kryesisht nëfushën e ndërtimit dhe turizmit, që përdoreshin për pastrimin e parave të drogës. Në krye të pastrimit të parave qëndronte Isa Aliu, vëllai i Salvadorit, Shpëtimit, figura qendrore që furnizonte grupin Dizdari-Gjika, përgjegjës për trafikimin e 50 tonë kokainë vetëm përgjatë vitit 2020-2021. Por ju tani do njiheni me habinë e re të narkoshtetit të Edi Ramës.
Në pronat e sekuestruara mes të tjerash bie në sy edhe sekuestroja që i bëhet pronave të një ndërtimi që po zhvillohej në zonën e Vunoit. E keni parasysh Vunoin ju, nuk është gjë Surreli se ç’është Vunoi, ose të themi fshati i Edvinit dhe dajë Kolekës. Të gjitha të drejtat reale për pasuritë e paluajtshme që përfitohen nga subjekti Seavieë Development dhe Aliu Road House nëpërmjet aktit noterial kryerje punimesh për ndërtimin e hotelit Zig-Zag, me pesë yjë dhe mbi 200 dhoma, në Jalë, Himarë për të cilin shoqëria Navalno Group ka marrë përsipër bashkëfinancimin në masën 40 përqind dhe lejen e ndërtimit nga AZHT, thuhet në njoftimin që ka bërë SPAK për këtë hotel.
Nga hulumtimet tona rezulton se Seavieë Development është bijë e kompanisë Aliu Road House dhe ka aplikuar për leje ndërtimi në AZHT në 29 prill të këtij viti dhe ishte i 41-ti në listën e diskutimeve. Leje ndërtimi për objektin hotel Iberostar Resort me pesë yje, me një, dy, tre dhe katër kate mbi tokë dhe një gjer në pesë kate mbi tokë, me vendndodhje në Jalë, Bashkia e Himarës me objekt zhvillues shoqërinë Seavieë Development. Por ajo që bie në sy është se toka që Isa Aliu ka blerë në breg të detit në Jalë është me çmime jashtëzakonisht të ulëta, qesharake.
Këtë zonë në tokën kadastrale me një sipërfaqe prej 15 mijë metër katrorë, Isa Aliu e ka blerë me vetëm 6 milionë lekë të reja ose me kursin e kohës e ka blerë gjithsej me 54 mijë euro. I bie 3-4 euro metri katror. Përkatësisht, pasuria me numër 3614, 4400 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 760 mijë lekë. Pasuria numër 33615, 4200 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 680 mijë lekë. Pasuria numër 33616, 6600 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 2 milion e 560 mijë lekë. Pra, siç e shikoni, pranë gjithsej 15 mijë metër katrorë tokë të blera vetëm për 400 letër metri katrorë apo 3.2 euro metri katror. Shiheni ku toka është blerë me 3.2 euro./Dosja.al
sali berisha
Politike
19 Qershor 2026, 11:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Part...
Politike
19 Qershor 2026, 10:58
E.d
Ardit Bido
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka reaguar pas incidentit të djeshëm, ku pati një moment tensioni me...
Politike
19 Qershor 2026, 09:47
E.d
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se do të ndërpritet B...
Politike
18 Qershor 2026, 20:00
E.d
Ardit Bido
TIRANË- Një situatë tensioni është shënuar gjatë protestës së qytetarëve në ditën e ...
Politike
19 Qershor 2026, 08:07
E.d
Pamje
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se procesi i rregullimit të rrugës së Darëzez&e...
Politike
18 Qershor 2026, 22:24
D.S
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një formë ironike për t'iu përgjigjur përplasjes së arshpër me deputet&...
Politike
18 Qershor 2026, 22:05
D.S
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka ndodhur një debat i tensionuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë “Mundësia...
Politike
18 Qershor 2026, 21:11
E.d
Cristina Guarda
ITALI- Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka bërë një reagim në lidhje me situatë që po ndodh n&eu...
Politike
18 Qershor 2026, 20:34
D.S
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji ka reaguar ndaj bojkotimit të amnisitisë nga opozita në seancën e sotme, duke e cil&eu...
Politike
18 Qershor 2026, 19:52
E.d
Deputetët që votuan pro
TIRANË- Kuvendi ka miratuar ditën e sotme me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnisti...