LIVE UPDATES
Politike

Rama: BE bëri një gabim të turpshëm me vaksinat, pa 3 'kokat e djallit' nuk do të mbijetonim

Rama nuk ka kursyer ironitë teksa shprehet se vendi ynë nuk do të ja kishte dalë pa mbështetjen e "3 kokave të djallit" duke iu referuar Kinës, Rusisë dhe Turqisë.

23 Shtator 2022, 21:12 Nga F.M e.k
Rama: BE bëri një gabim të turpshëm me vaksinat, pa 3
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë gjatë qëndrimit të tij në New York teksa ka folur për një sërë çështjesh një ndër të cilat dhe çështja e vaksinave në kohën e pandemisë.

Rama nuk ka kursyer ironitë teksa shprehet se vendi ynë nuk do të ja kishte dalë pa mbështetjen e "3 kokave të djallit" duke iu referuar Kinës, Rusisë dhe Turqisë.

Gazetari: Ne folëm për Rusinë dhe Ballkanin Perëndimor, por natyrisht njerëzit do të flisnin ndoshta edhe për Kinën dhe Hungarinë. Nëse keni lexuar një artikull të fundit të gazetës “Neë York Times”, thuhet nëse flitet për Ballkanin Perëndimor, atëherë Rusia, Kina dhe Hungaria duhet të konsiderohen të gjitha si forca mundësisht anti-perëndimore që veprojnë  në Ballkanin Perëndimor. 

Edi Rama: Dëgjoni, për shkak të historisë sonë, ne, Shqipëria, jemi në një situatë tepër të veçantë. Gjatë historisë sonë, këtu kemi patur bustin e Stalinit në mes të sheshit kryesor deri në vitin 1990. Kjo sepse udhëheqësit tonë të asaj kohe mendonin që Hrushovi  ishte tepër i butë dhe se perandoria e Bashkimit Sovjetik ishte një bandë tradhëtarësh, të cilët e braktisën Stalinin dhe bashkë me të edhe kauzën e tij. Kështu ata u larguan nga blloku sovjetik, dolën nga Traktati i Varshavës, dhe i drejtuan Kinës. Por bashkë me Stalinin, fituam një të keqe tjetër edhe më të madhe nga Kina, Revolucionin Kulturor të viteve ’60-të. Kjo e bëri Shqipërinë një vend ku as Rusia, as Kina nuk shikohen vërtet si shpëtimtarët tanë, apo si ajo që ne kemi nevojë të dëshpëruar për të. Praktikisht, ne jemi një vend që mbështetemi 100% në energjinë e rinovueshme, pasi prodhimi i energjisë elektrike në vend mbështetet në burimet hidrike dhe për pasojë nuk kemi gaz rus, nuk kemi prani ruse në asnjë formë a mënyrë, përveç një ambasade, e cila e ka zhvendosur së fundmi selinë e saj, për arsye se rrugën ku gjendej ambasada ruse ne e emërtuam me emrin “Ukraina e Lirë”  dhe për këtë arsye u zhvendosën në një adresë tjetër. Kam marrë vesh tani se kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ndërmend ta zhvendosë sërish emërtimin pranë selisë së re të ambasadës së tyre. Kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë. Kina po ashtu nuk është edhe aq e pranishme në Shqipëri. Kemi marrëdhënie normale, por  jo edhe aq shumë marrëdhënie. Por përtej kësaj, më duhet të sjell në vëmendje një çështje. Në Evropë po flasin gjithnjë e më shumë për gjeopolitikën, po flasin përditë e më shumë për Ballkanin Perëndimor, dhe po flasin gjithnjë e më shumë për të mos lejuar ata që i quajnë “aktorë të tretë”, që të mbushin boshllëkun. Dhe gjeje çfarë? Kur ra pandemia, të gjitha vendet përfshihen nga një periudhë pasigurie dhe kaosi. Ata bashkohen dhe i shpërndajnë vaksinat brenda vendeve anëtare të BE-së dhe neve nuk na u dha asnjë dozë. Pra, ne jemi siç thashë në mes të Evropës dhe jemi të lidhur me jetën evropiane në të gjitha mënyrat, me njerëzit që jetojnë në Evropë, me TV nga Evropa, dhe jemi ndjerë si peshqit jashtë ujit. Dhe ajo që bëmë, ishte t’i drejtoheshim Turqisë, Kinës dhe në Rusisë. Dhe ishte Turqia ajo që dha vaksina për shqiptarët, ishte Kina që dha vaksina për Serbinë dhe pjesë të tjera, ishte Rusia ajo që ofroi një sasi për disa vende të tjera. Pra, pa këto tre vendet, këto tre koka “ të djallit” le të themi, nuk do të kishin mbijetuar.

Gazetari: A mendoni se Bashkimi Evropian bëri një gabim?

Edi Rama: Bashkimi Evropian bëri një gabim të turpshëm. Dhe pastaj ata filluan të sjellin vaksina. Tani.. dhe u thashë kur u kthyem në takimin e Këshillit: – “Mos veproni njësoj edhe me krizën energjetike. Nëse ju keni paketën për të mbështetur vendet e Bashkimit Evropian, me para shtesë mund të zbusni koston e madhe të energjisë, mos e lini Ballkanin jashtë, sepse do të ishte një shembull tjetër ku thuhet diçka dhe nënkuptohet diçka tjetër, dhe ku veprohet në një mënyrë krejtësisht ndryshe”.

edi rama

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale