Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama tregoi dhe historinë se si një ministër në fillimet e tij ia kishte 'vjedhur' ato.
TIRANË- Shkarravinat e bëra gjatë mbledhjeve të qeverive, kryeministri Edi Rama i konsideron pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij si pintor. Në një intervistë për emisionin radiofonik në Britaninë e Madhe, Rama tregoi dhe historinë se si një ministër në fillimet e tij ia kishte 'vjedhur' ato.
Pjesë nga intervista:
Të qëndrojmë pak këtu. Babai juaj ishte skulptor i realizmit socialist. Ai studioi në Moskë, u kthye në Shqipëri dhe bëri skulptura të heronjve socialistë. Apo jo? Produkte të Shqipërisë së kohës.
Edi Rama: Po, babai im ishte një ndër skulptorët e shquar, zyrtar i regjimit. Ai ishte pjesë e atij grupi skulptorësh që në thelb bëri monumentet më të rëndësishme që nga ana profesionale meritojnë respekt, por që nga ana ideologjike dhe metoda e përdorur unë isha plotësisht kundër. Me babanë kam pasur një marrëdhënie të fortë, por edhe me ndikim të madh. Unë nuk pëlqeja gjërat që bënte ai dhe ai nuk donte që unë të bëja gjërat që bëja sepse kishte frikë se do të përfundoja keq. Por, unë e vlerësoj shumë këtë marrëdhënie sepse ai ishte njeri liberal. Asnjëherë nuk u përpoq të më impononte ndonjë gjë, që unë të bëja ndonjë gjë.
Le të vazhdojmë pak këtu. A ishte babai juaj një njeri i dhënë me të vërtetë me pasion ndaj komunizmit ndërkombëtar? A besonte ai me të vërtetë në politikën e Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me Kinën në vitet ‘70 apo ishte më pragmatik, domethënë, e kuptoi ku ishte pushteti ndërkohë që ai donte të realizonte artin e tij dhe për këtë bëri kompromis. Kur bisedoje me të gjatë drekës, a kishte shumë biseda ideologjike?
Edi Rama: Mendoj se kishte shumë njerëz si ai, të cilët vinin nga familje të varfra apo le të themi familje jo të pasura dhe të cilët kishin fatin të dilnin jashtë vendit, të shikonin botën, të shkonin në Bashkimin Sovjetik, të studionin atje, të frymëzoheshin nga flaka revolucionare dhe që u kthyen me mendimin për të ndërtuar parajsën në tokë dhe më pas e kuptuan me ngadalë se po ndërtonin ferrin mbi tokë. Prandaj, nuk mendoj se ai kishte akoma pasion kur unë mund të bisedoja dhe kur isha në moshën kur mund të analizoja. Por, mendoj se ishte kombinim i fortë i inercisë me malin e frikës dhe fakteve të jetës sepse në fund të fundit ne ishim plotësisht të izoluar nga Perëndimi, Lindja, ne ishim një Kore e Veriut në Evropë. Prandaj, shumë prej tyre, njerëz të cilët kur kishin qenë të rinj e kishin përqafuar komunizmin si një frymëzim, ideal në fakt, u shndërruan në njerëz të cilët hoqën dorë në heshtjen e tyre. Por, në fund një pjesë e imja u përfshi në lëvizjen antikomuniste në Akademinë e Arteve dhe në fakt aty ishte fara ku filloi karriera ime politike.
Nuk ju përgjigjët me të vërtetë pyetjes. Si ju ndryshoi politika ju dhe Rory ka folur sesi politika e bëri atë një qenie çnjerëzore ashtu si te shumë njerëz, të cilët i ndryshon në mënyrë thelbësore, ata duan ta lënë dhe të vazhdojnë. Dhe për zgjedhjet e lira, gjë e rrallë që njeriu t’i dijë në një moshë të re?
Edi Rama: Nuk mendoj se Rory arriti në këtë konkluzion, ndërkohë që ai ishte akoma në politikë. Mendoj se pasi e la politikën, ai filloi ta kuptojë se kishte qenë disi i kufizuar dhe filloi të shohë që aty-këtu mungonte diçka nga ato gjëra që ai i kishte përpara se të hynte në politikë. Edhe unë duhet ta bëj këtë kontroll bazë të vetes kur të dal nga politika. Por, mendoj se në një farë mënyrë duke u marrë njëkohësisht edhe me art, me qëllimin për të ruajtur disi ekuilibrin, arsyen e shëndoshë. Njëkohësisht, politika të bën gjithnjë e më shumë një njeri që harron ndjenjat dhe që është gjithnjë e më shumë të dhënë pas rezultateve… rezultate… rezultate… dhe natyrisht që këtu ka një lloj barbarizimi të shpirtit.
Ashtu siç thoni ju, bëni shkarravina gjatë mbledhjeve dhe letra e murit është një koleksion i shkarravinave më të mira. Por, ju jeni një piktor serioz. I kam parë disa nga punët tuaja. A merreni akoma seriozisht me pikturë apo më pak?
Edi Rama: Pjesa më serioze e pikturave të mia dhe e artit tim është ajo për të cilën nuk punova seriozisht. Është pjesa që e bëra kur isha i angazhuar në politikë, si ministër i Kulturës duke ndjekur mbledhjet e qeverisë. Unë nuk kisha hyrë asnjëherë në një ndërtesë qeveritare derisa u bëra ministër i Kulturës. Si artist, nuk kisha ndonjë dëshirë të hyja në ndonjë ndërtesë të qeverisë, zyrë apo çfarëdo. Asnjëherë nuk kisha pasur jetë zyre. Prandaj, e kisha të vështirë t’i përballoja orët e gjata të mbledhjeve të qeverisë. Prandaj, bëja shkarravina… dhe shkarravina. Dhe kolegu im, ministri i Arsimit, i cili rrinte i ulur pas meje më thoshte pas çdo seance: a mund të m’i japësh mua? Një ditë kur shkova ta takojë për një punë tjetër, ai më tha: a ke dëshirë ta shikosh koleksionin tim të artit? Dhe ai kishte një koleksion të tërë me shkarravinat e mia. Dhe kur i pashë të gjitha së bashku, kuptova se aty kishte diçka. U ktheva në zyrë shumë i mërzitur, i rënë shpirtërisht. Ai përballej me disa akuza në atë kohë. Dhe unë i thashë asistentes sime se unë mund t’ua provoj se ai është hajdut. Ai ka vjedhur gjithë punët e mia të artit. Por, ajo tha jo, ti ke pasur më shumë. Dhe ajo hapi një nga raftet që ishte plot me shkarravinat që bëja në zyrë. Më pas, ajo bëri një plan të fshehtë me disa shokë të dikurshëm në Akademi, sollën disa shkarravina në një ekspozitë dhe më pas e fshehta doli. Më pas, një gjerman nga një galeri erdhi të më takojë sepse kishte parë librin tim.
Një pyetje për dëgjuesit tani, që ata ta kuptojnë se për çfarë po flisni. Me shkarravinë kuptoni kur merrnin penën dhe vizatoni një fytyrë që qesh në axhendën e tyre. Por, shkarravinat e tua janë krejt të ndryshme, një fletë ditari dhe në majë është një kompleks i jashtëzakonshëm… copa arti… një numër i pabesueshëm ngjyrash të ndryshme… shikoj forma vegjetative, zogj.
Edi Rama: Kjo ka të bëjë me orë të tëra të kaluara në zyrë, mbledhje, takime dhe kur unë përqendrohesha te njerëzit përpara meje apo që flisnin në telefon, dora dhe sytë e mi vazhdonin të bënin punën e tyre dhe që më ruanin disi ekuilibrin. Ndërsa ndërlikimi i tyre ka të bëjë me kohën e harxhuar në zyrë apo në takime.
Unë dhe Rory ishim shumë krenarë të jemi në letrën e murit, mbi kalë me celularin në njërën dorë dhe shpatën në tjetrën.
Edi Rama: Ky vizatim i Alastair-it në letrën e murit ishte si një paralajmërim i sulmit, kryqëzatës kundër Boris Johnsonit… celulari, shpata, kali i tij. Ky vizatim i Alastir në nje letër muri të bardhë paralajmëron sulmin që kryqëzata do të ndërmarrte ndaj Boris Johnson sepse është iPhone i tij, shpata dhe kali.
Meqë ra fjala kam një mik shumë të mirë i cili është mbështetës i një partie politike i cili më nisi një pikturë të Rembrandtit të cilën besoj e njihni, me një djalë të ri të veshur me kostumin tradicional polak, cili kalëron në një peizazh legjendar me një kështjellë të rrënuar në sfond. Ai ma nisi që të më frymëzonte për të shkruar kundër Boris Johnson. Ndoshta mund të nxjerrim në pah dhe një temë kalorësiake me këtë sebep. Edi ishe ti që e përmende Boris Johnson, jo unë.
Edi Rama: Jo unë thjesht, sa herë shoh Alastair mbi kalë, me shpatën dhe iPhone, me shfaqet para syve shumë herë, mendoj me vete , i gjori Boris që ka prapa dikë që është fiksuar kaq shumë për ta hequr qafe në momentin më të parë.
Edi Rama BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka folur për rrugëtimin e tij në politikë. Në një intervistë për em...
Anne Neuberger TIRANË- Një zyrtare e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara thot&eum...
Damian Gjiknuri TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Damian Gjiknuri, e sheh të vështirë pengimin me ligj t&...
Shkollat TIRANË- Në Shqipëri kolegji turk Mehmet Akif, një istitucion arsimor jopublik dhe kopështi për fëmijë &ldq...
Takimi mes Yuri Kim e Ilir Metës TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas takimit q...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për media...
Jorida Tabaku Janë disa elementë që kërkuam që bordi të marrë parasysh. Qeveria e bën fakt të kryer rritjen e ...
Lealba Pelinku Në pritje të dekretit presidencial për zgjedhjet e përgjithshme vendore Shqipëria po përballet me një&nbs...
Ilir Meta dhe Tedi Blushi TIRANË- Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir ...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ishte e pranishme ditën e sotme në ambientet e shkollës '26 nënt...