LIVE UPDATES
Politike

"Edhe sa mandate të duhen të na fusësh në BE"/ Rama tregon bisedat me Merkel: I shpëtoi nderin Evropës në 2015

23 Shtator 2022, 20:57 Nga DOSJA

"Edhe sa mandate të duhen të na fusësh në BE"/

Ku ishe përpara tre zgjedhjeve dhe ku do shkosh në lidhje me këto çështje, per shembull për t’u marrë seriozisht në konsideratë nga BE, pra sa larg mendon se ke shkuar?

Edi Rama: Nëse krahasoni Shqipërinë sot me atë që ishte kur morëm qeverisjen, është si dita me natën. Nëse shohim Shqipërinë nesër me sytë e të sotmes është si nata me ditën. Kemi shumë për të bërë dhe kemi një rrugë të gjatë përpara.

Ju keni një marëdhënie shumë të mirë me Angela Merkel. A ka vazhduar me Scholz, vazhdoni ta ndieni mbështetjen e gjermanëve? 

Edi Rama: Do të them një gjë, nuk është shaka, është e vërtetë. Kur takova Scholz në zyrën e Angelas, për ca minuta po ndihesha shumë çuditshëm sepse po mendoja ishte ajo që prezantonte veten e saj si burrë para meje. I njëjti qëndrim, e njëjta mënyrë e mbajtjes së duarve, e njëjta pamje, i  njëjti reagim, i njëjti ton zëri. E kuptova që nuk ishte ajo, por ai, në momentin kur tha jam i angazhuar që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të futen në BE gjatë mandatit tim, ajo nuk do e thoshte kurrë këtë.

Por, ajo po e bënte apo jo?

Edi Rama: Jo por kërkon kohë, shumë kohë dhe unë thashë edhe sa mandate duhet të fitosh ta realizosh një gjë të tillë. Mendoj se është tërësisht e padrejtë ta kritikosh nisur nga krahasimi me Angela Merkelin, kur ajo u largua nga detyra dhe besoj që nëse njerëzit përpiqen të rikujtojnë Angelan në muajt e saj të parë në detyrë, jam i sigurt që ajo dhe Scholzi do të jenë sërish të njëjtit. Ajo nuk ishte Angela që njohim sot. Ajo ishte shumë më e brishtë, shumë më e pasigurt. Kështu që mendoj se ai i ka të gjithë kapacitetet të jetë në lartësinë e Angelas në të ardhmen.

Mund të më flisni rreth Angela Merkelit në kulmin e saj. Meqë ju e admironi, çfarë mendoni se e bënte, ose mendoni se ajo është politikania më e madhe e Europës në këtë dekadë? 

Edi Rama: Ndoshta kjo dekadë ka qenë më e lehta për të qenë më e mira në Evopë, pasi konkurrenca nuk ka qenë edhe aq e madhe. Po, mendoj se ajo i shpëtoi nderin Evropës dhe nderin e qytetërimit tonë në momentin kur ajo qëndroi shumë fort përballë valës së madhe të refugjatëve në vitin 2015. Kjo ishte diçka fantastike. Përkundër të gjithë sondazheve, përkundër gjithë opioninit publik, përkundër gjithë frikës dhe së panjohurës, ajo qëndroi fort dhe ky ishte padyshim një moment i jashtëzakonshëm, kur njeriu e ndjehet vërtet i privilegjuar që e ka njohur kancelaren. Pastaj mendoj që, po, ajo ishte e jashtëzakonshme në kuptimin që ajo nuk shprehu kurrë ide utopike. Ajo gjithmonë ishte e përgatitur, u qëndroi gjithmonë fakteve dhe u përpoq gjithmonë të ishte e vërtetë. Mendoj që Angela Merkel ishte dikush që nuk mund t’i lësh mbresa.

Ishte e pamundur t’i bëje përshtypje.

Edi Rama: Po, e pamundur. Ajo ishte dikush që nuk e ndjente nevojën për t’i rënë në sy. Ishte shumë e sjellshme dhe shumë e njerëzishme, por të qenët se nuk tërhiqet nga gjërat është shkalla më e lartë e respektit, dinjitetit dhe vetëdijes së saj. Mendoj se ishte e jashtëzakonshme. Nuk ishte dikush që të mund t’i lije mbresa.

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale