Samiti i G7 në Francë/ Trump dhe Macron takohen mes tensionesh globale, nënshkruajnë marrëveshjen me Iranin
Samiti i G7 në Francë/ Trump dhe Macron takohen mes tensionesh globale, nënshkruajnë marrëveshjen me Iranin 15 Qershor...
Samiti i G7 në Francë/ Trump dhe Macron takohen mes tensionesh globale, nënshkruajnë marrëveshjen me Iranin 15 Qershor...
Sot protesta e 16 në Tiranë, nis marshimi nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, qytetarët njëzëri: Edi ...
Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës! Natyrisht që do të shkoj në S...
Incidenti në GJKKO/ Konflikti fizik nisi pasi Petrit Çakrri mohoi përfshirjen në vrasje, lëndohen edhe tre efektiv&eu...
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Rama ka vënë theksin te rëndësia e debatit publik me etikë dhe pa gjuhë fyese apo akuza.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një replikë në distancë me një protestues që kundërshton projektin në zonën e Zvërnecit. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Rama ka vënë theksin te rëndësia e debatit publik me etikë dhe pa gjuhë fyese apo akuza.
Rama ka vlerësuar qëndrimin e një qytetari që e ka cilësuar si “protestues atipik”, duke theksuar se ai shpreh mendimin ndryshe në mënyrë qytetare dhe pa fyerje. Megjithatë, kryeministri ka ripërsëritur se qeveria disponon të gjitha faktet dhe transparencën lidhur me projektin. Ai ka kritikuar gjithashtu ashpër bllokimin e rrugës së aeroportit dhe format e protestës që dëmtojnë sezonin turistik dhe ekonominë e vendit.
Postimi i Plotë:
Replikë në distancë me një protestues. Në çdo faqe, do të gjeni çfarë më shkruan dhe si i përgjigjem këtij protestuesi atipik, i cili mendon ndryshe nga unë po nuk shan, nuk akuzon, nuk deliron online. Respekte për etikën Asnjëherë nuk e kam menduar se protestat duhet t’i pëlqejnë qeverisë. Qeveria nuk pretendon se ka ndjekur procedurat, qeveria i ka të gjitha faktet për këtë dhe transparenca është pikërisht rreshtimi i fakteve. Askush nuk kërkon po ashtu mbyllje të debatit publik, po dhuna online, bullizimi i njerëzve në rrugë, bllokimi i rrugës së aeroportit nuk janë debat, po mbytje e debatit.
Të protestosh është legjitime dhe askush s’e ve në diskutim këtë. Por t’u bësh jehonë shpifjeve, gënjeshtrave, fabrikimeve si ato që tërhoqën vëmendjen e tërë botës që gjeti në Shqipëri shesh për përsheshet e veta politike, ideologjike apo deri edhe fetare, është goditje ndaj vendit padyshim! Dhe të bllokosh deri edhe rrugën e aeroportit është cënim i sezonit turistik dhe ekonomisë. Askush nuk i ka futur të gjithë protestuesit në një thes, po kjo protestë ka brenda mozaikut të saj nga të gjitha dhe “turmën e manipuluar” e thanë vetë protestuesit e zhgënjyer nga ikja pas berihait mbrëmë natën…
Më vjen keq për shqetësimin por kjo është e vërteta, në fund dy përfitues realë do të ketë dhe e di pse? Pikërisht sepse kjo qeveri di të dëgjojë e të nxjerrë mësime, ndërsa Partia Socialiste ka me vete të vërteta të atilla, që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi i dinë shumë mirë. Në mbyllje, problemi nuk janë shpjegimet, problemi mbetet kur disa nuk duan t’i dëgjojnë shpjegimet dhe as duan të komunikojnë qetësisht (rasti yt është shumë i rrallë në lumin e harbimit digjital)
Fatime Kryemadhi TIRANË- Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhin teksa pritej të shpallej pretenca për të, Pir...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për akuzat që janë publikuar ne disa media në lidhje ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në takimin në Arba ka qenë edhe kryeministri Edi Ra...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se autoritetet spanjolle kishin sjellë dosjen e plotë për t...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Altin Dumani është monstra e vot&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministi Edi Rama ka reaguar pas situatës së djeshme, ku qindra protestues marshuan drejt Rinasit, por u ndaluan nga pol...
ZVICËR- Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Zvicër u pa mbrëm&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin protestën ...
Donald Trump TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar presidentin Donald J. Trump ...
Pamje nga protesta TIRANË- Protestuesit kanë reaguar pas njoftimit të largimit të deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialist...