Vrasja në Mirditë/ Policia: Viktima u gjet brenda automjetit të tij, në fshatin Shkorret
15 Qershor, 08:21
...
Aktualitet
FOTO/ U ekzekutua me breshëri automatiku, ja kush është Valter Lleshi
Viktima ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, ku mars të këtij viti, kësaj kompanie i ishte vendosur një sasi tritoli në një prej makinerive, e cila nuk kishte shpërthyer.
15 Qershor 2026, 13:02Nga E.d
Valter Lleshi
MIRDITA- Personi që po shikoni në foto është Valter Lleshi, personi i cili u gjet i vrarë brenda automjetit të tij në fshatin Shkorret, të Mirditës. Lleshi është qëlluar me breshëri plumbash automatiku, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja. Viktima ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, ku mars të këtij viti, kësaj kompanie i ishte vendosur një sasi tritoli në një prej makinerive, e cila nuk kishte shpërthyer.
Bëhet me dije se viktima njihej për lidhjet miqësore me fisin Reçi. Nga ana tjetër, po hetohet edhe lidhja e tij me vrasjen e Anton Kelit, gjë e cila ka ngritur edhe një pistë të re hetimesh e cila fokusohet tek çështja e hakmarrjes. Kjo pasi Lleshi ishte i implikuar në eliminimin e Anton Kelit në vitin 2020, për shkak të prishjes me pazaret e drogës. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndëra policia po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al