LIVE UPDATES
Politike

"Ligji 21/2024 hapi derën e betonit pa asnjë kufizim"/ Ina Zhupa: Kryeministri nuk thotë të vërtetën për zonat e mbrojtura

Sipas Zhupës, Ligji nr. 21/2024 ka ndryshuar filozofinë e mbrojtjes së këtyre zonave dhe ka krijuar hapësira më të gjera për ndërtime dhe zhvillime ekonomike.

15 Qershor 2026, 14:36 Nga E.d
"Ligji 21/2024 hapi derën e betonit pa asnjë kufizim"/ Ina
Ina Zhupa

TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura, duke e akuzuar atë për dezinformim të opinionit publik. Sipas Zhupës, Ligji nr. 21/2024 ka ndryshuar filozofinë e mbrojtjes së këtyre zonave dhe ka krijuar hapësira më të gjera për ndërtime dhe zhvillime ekonomike.

Ajo thekson se edhe Parlamenti Europian ka kërkuar shfuqizimin e këtyre ndryshimeve, ndërsa kujton se më 14 maj ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore për shfuqizimin e ligjit dhe rikthimin e garancive për mbrojtjen e natyrës nga betonizimi.

Reagimi i Ina Zhupes:

Askush s’mund të gënjejë më qytetarët.

Edi Rama gënjen kur thotë se në zonat e mbrojtura nuk ka ndryshuar asgjë nga ligji i 2024, edhe për peizazhet e mbrojtura. E vërteta është se Ligji nr. 21/2024 ndryshoi pikërisht filozofinë e mbrojtjes së tyre dhe hapi rrugën për ndërtime e zhvillime që më parë ishin të kufizuara. Në ligjin e ri është hequr logjika e ndalimit. Janë fshirë konceptet e “kufizimit, eliminimit dhe parandalimit” të aktiviteteve të papërshtatshme dhe në vend të tyre është futur ideja e lejimit të ndërhyrjeve urbane, turistike dhe ekonomike brenda zonave të mbrojtura.

Edhe vetë përkufizimi i “Peizazhit të Mbrojtur” është ndryshuar. Ai nuk paraqitet më vetëm si një hapësirë që duhet ruajtur, por edhe si një territor që krijon mundësi për zhvillime turistike, agroturistike dhe veprimtari të tjera ekonomike. Për më tepër, ligji ia kalon qeverisë dhe Këshillit Kombëtar të Territorit kompetencën për të përcaktuar me vendime administrative se çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet në këto zona. Pra, kufijtë e mbrojtjes nuk burojnë më qartë nga ligji, por varen nga vullneti i qeverisë.

Statusi formal i zonave të mbrojtura mund të ketë mbetur në letër, por në praktikë hapësira për ndërtime dhe zhvillime është zgjeruar ndjeshëm. Kjo është arsyeja pse sot shohim projekte që depërtojnë në territore që dikur konsideroheshin të paprekshme. Nuk është rastësi që edhe Parlamenti Europian ka kërkuar shfuqizimin e këtyre ndryshimeve dhe rikthimin e një mbrojtjeje reale për zonat e mbrojtura. Kur një shqetësim ngrihet edhe në nivel europian, askush nuk mund të pretendojë se problemi nuk ekziston.

Pikërisht për këtë arsye, më 14 maj kam depozituar në Kuvend propozimin për shfuqizimin e Ligjit nr. 21/2024 dhe rikthimin e garancive që mbrojnë natyrën nga betonizimi dhe interesat afatshkurtra. Mund ta mbani këtë nismë edhe disa ditë në sirtarët e shumicës, por nuk e dini sa kohë ju ka mbetur. Zëri qytetar po bëhet çdo ditë më i fortë dhe protestat për mbrojtjen e pasurisë kombëtare publike nuk do të ndalen./Dosja.al

ina zhupa pd zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve