LIVE UPDATES
Politike

Projekt rezoluta pë integrimin në BE/ Dule: Qeveria po mashtron sistematikisht për integrimin dhe minoritetet

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Dule akuzoi mazhorancën se nuk e kupton thelbin e procesit evropian, duke e vlerësuar atë nga sasia e ligjeve të miratuara dhe jo nga cilësia e reformave.

14 Maj 2026, 14:20 Nga D.S
Projekt rezoluta pë integrimin në BE/ Dule: Qeveria po mashtron
Vangjel Dule

TIRANË- Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule u shpreh se qeveria po mashtron sistematikisht për integrimin në Bashkimin Evropian dhe të drejtat e minoriteteve.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Dule akuzoi mazhorancën se nuk e kupton thelbin e procesit evropian, duke e vlerësuar atë nga sasia e ligjeve të miratuara dhe jo nga cilësia e reformave. Sipas Dules, ky mentalitet bllokon vlerat e Bashkimit Evropian dhe i gënjen partnerët ndërkombëtarë.

Deklarata e plotë:

"I nderuar zoti kryetar, të nderuar kolegë, personalisht gjithmonë kam pasur dyshime nëse kjo mazhorancë, dhe sidomos qeveria e saj, e ka kuptuar thelbin e integrimit në Bashkimin Evropian. Që nga dita që më ra në dorë raporti që po diskutojmë, krijova bindjen se jo vetëm nuk e ka kuptuar, por edhe më keq, e ka keqkuptuar.

Në rezolutën e para disa ditëve, në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian në AFET, theksohet, dhe kushdo që di të lexojë nuk mund të mos i kushtojë vëmendje, tërheqjes së vëmendjes në cilësinë e reformave që ndërmerren. Duke theksuar se është cilësia e këtyre reformave që përcakton ecurinë e integrimit në Bashkimin Evropian. Qeveria jonë e ka kuptuar krejt ndryshe. Kujton se në qoftë se miraton një, dy apo 22 paketa ligjesh, duke përdorur, siç pretendon edhe kryeministri ynë i nderuar, inteligjencën artificiale, sikurse na vijnë fjalimet e kolegëve të mazhorancës nga ChatGPT, dhe duke anashkaluar sistematikisht thelbin e asaj që është integrimi në vetvete, evropianizimin e vendit në funksionimin dhe organizimin e tij.

Por e lëmë me kaq, sepse duhet të trajtoj një temë me rëndësi të veçantë për mua si kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Do të dëshiroja që të ishte një çështje që do ta trajtonin edhe kolegë të tjerë, por fatkeqësisht nuk e kemi arritur ende atë moment emancipimi. Janë të drejtat e minoriteteve. Edhe këtu nuk mund t'i shmanget mentalitetit mbizotërues që e karakterizon këtë qeveri. Me variantin më të butë, do të thosha se është një pasaktësi në tërësinë e vet. Në qoftë se do të dëshiroja ta shpërsoja pak terminologjinë, kemi të bëjmë me mashtrim sistematik.

Na thuhet se gjatë vitit 2025, Komiteti për Pakicat Kombëtare ka realizuar 62 takime, ose më qartë, takime me 62 shoqata përfaqësuese të minoriteteve. Në radhë të parë, në Republikën e Shqipërisë nuk ka 62 shoqata përfaqësuese të minoriteteve. Por unë bëra edhe një cikël telefonatash me shoqatat kryesore për t'u interesuar se kur ka ndodhur dhe cila ka qenë përmbajtja e kësaj konsulence. Dhe me habinë më të madhe, konstatova se asnjëra prej këtyre shoqatave nuk më konfirmoi takim në lidhje me të drejtat, problemet dhe shqetësimet e tyre.

Vijmë në çështjen e dytë, atë të së drejtës së vetëdeklarimit, dhe na thuhet me të madhe se brenda një viti janë trajtuar pozitivisht plot 355 kërkesa. Është viti i parë që implementohet legjislacioni dhe, në vitin e parë, nga nëntë minoritete të njohura zyrtarisht në vend, vetëm 355 qytetarë kanë aplikuar për njohjen e tyre. Në një kohë që vjen dhe problemi i dytë: 334 kërkesa të tjera janë kthyer për plotësim.

Dhe këtu vijmë tek kundërthënia konceptuale. E drejta e vetëdeklarimit nuk është çështje dokumentacioni, plotësimi apo identifikimi. Është një e drejtë vullneti. Këtë thotë neni tre i Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës.

Po shkoj edhe më poshtë. Në lidhje me çështjen e pronës, thuhen në mënyrë selektive shifra, duke evituar të na bëjnë prezantimin krahasues të përqindjeve. Unë po marr Bashkinë e Himarës. Në kundërshtim me gjithë bashkitë e tjera të vendit, vetëm 20% të rasteve janë trajtuar në nivel të dytë, që është njohja përfundimtare. Dhe në këtë 20%, vetëm 10% i takon banorëve vendas, të cilëve u është njohur prona. 10%-shi tjetër i takon klientëve të kryeministrit, zaptuesve të pronave dhe pronarëve të ligjshëm.

Dhe duke e përfunduar, zonja dhe zotërinj, nuk mund të mos përmend edhe faktin që e trajtova edhe në seancën e kaluar. Ngrita çështjen e dëmtimit të tabelave dygjuhëshe. Po shikoni pak mentalitetin e strucit. Në një kohë që tabelat ishin të nxira prej disa ditësh, një ditë përpara se kryeministri ynë i nderuar të realizonte një takim privat në Dropull me nipin e kryeministrit të Greqisë, brenda natës ishin zëvendësuar tabelat. Brenda natës. Nuk u besohej syve.

Kështu e konceptojmë ne integrimin. Kujtojmë se do t'u hedhim hy syve aleatëve dhe partnerëve tanë në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian, u theksua nga shumë kolegë të opozitës, është vlerë, është sistem vlerash. Në qoftë se nuk do t'i bëjmë pjesë të mentalitetit tonë, të performancës sonë në çdo drejtim, do të kemi dështuar. Dhe kjo është ajo që ndodh me qeverinë e sotme, që në një kohë që mburret se brenda 13 muajsh ka hapur të gjitha kapitujt, nuk na thotë pse, për muaj të tretë rradhazi, refuzohet mbyllja e raportit të IBAR.", deklaroi Dule./Dosja.al

vangjel dule pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj