LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet në Kosovë/ Analiza e REL: Çfarë ndryshimesh pësuan listat e partive për zgjedhjet e qershorit?

Sipas njohësit të çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, listat e kandidatëve për deputetë janë refleksion i dinamikave brenda subjekteve politike.

14 Maj 2026, 13:56 Nga D.S

Zgjedhjet në Kosovë/ Analiza e REL: Çfarë ndryshimesh

KOSOVË- Bartës të rinj, lëvizje të kandidatëve nga një parti politike në tjetrën, lënie jashtë dhjetëshes së parë të figurave të njohura partiake e madje edhe jashtë garës: këto janë ndryshimet në listat zgjedhore të subjekteve kryesore politike shqiptare për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.

Sipas njohësit të çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, listat e kandidatëve për deputetë janë refleksion i dinamikave brenda subjekteve politike. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se nga përbërja e listave e nga renditja e kandidatëve në to mund të kuptohet gjendja aktuale e partive e orientimet e tyre në të ardhmen.

Muhaxheri shton se, përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës  që mandatin e kaluar u rendit e treta  partitë e tjera nuk kanë pasur as vullnet e as guxim t`i reformojnë listat e kandidatëve.

“Kjo është një shenjë e qartë që nuk kanë plan ta bëjnë ndonjë reformë të mirëfilltë dhe do të vazhdojnë me qasjen të cilën e kanë pasur deri më tash, pra edhe sa i përket adresimit të problemeve të qytetarëve, por edhe të ofrimit të ofertave konkrete”, thotë Muhaxhiri.

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, subjektet publikuan listat, ku u vërejtën edhe ndryshime të renditjes së kandidatëve krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit. Në LDK, ndryshimi nis qysh në bartësin e listës: aty është vendosur ish-anëtarja e këtij subjekti dhe ish-presidentja Vjosa Osmani, dhe pas saj është kreu partiak, Lumir Abdixhiku.

Lista e këtij subjekti ka pësuar ndryshime edhe në dhjetëshen e parë. Aty mungojnë dy ish-deputetët, Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami, teksa janë përfshirë Albena Reshitaj dhe Jeta Statovci që ishin pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Para se të publikohej lista, Hoti, që më herët ka mbajtur edhe postin e kryeministrit, shkroi në Facebook se numri i vetëm që është i rëndësishëm është ai i partisë, teksa “numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët”.

Ndërkaq, Bajrami tha se nuk paraqet problem vendosja e saj në listë pas “njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në”, referencë për kandidatët që u prezantuan nga ish-presidentja Osmani, e cila më 2020 kishte ndarë rrugët me LDK-në. Jashtë garës kanë mbetur edhe ish-deputetët e LDK-së Driton Slemanaj, Vlora Dumoshi, Ismet Beqiri, Krenar Xhaferi e Rrezarta Krasniqi.

Për Muhaxhirin, Abdixhiku ka rrezikuar shumë me ndryshimet e bëra në listë. “Vetëm një rezultat spektakolar i LDK-së mund t`i jap të drejtë Abdixhikut, përndryshe nëse rritja është e vogël, atëherë kjo do të shihet si një dështim i madh”, thotë ai, duke shtuar se pakënaqësitë e kandidatëve në betejat e brendshme partiake, do të reflektohen në rezultatin zgjedhor.

Në Partinë Demokratike të Kosovës – që në zgjedhjet e dhjetorit u rendit partia e dytë – në dhjetëshen e parë kësaj radhe kanë hyrë ish-deputetët Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, të cilët në zgjedhjet e fundit ishin në vendin e 15-të, respektivisht në të 30-tin. Por, jashtë dhjetëshes së parë mbeti Eman Rrahmani, e krejt jashtë garës mbeti Kujtim Gashi, që më herët ka mbajtur postin e ministrit. Po ashtu nuk garon as ish-deputeti Abelard Tahiri dhe ish-kreu i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Përbërja e listës së PDK-së që udhëhiqet nga Bedri Hamza, për Muhaxhirin është rezultat i “mungesës së guximit” e të planifikimit të ndonjë reforme, teksa thotë se kjo parti është e fokusuar më shumë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku dy ish-krerët partiakë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli presin vendimin për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“PDK-ja ka sytë dhe mendjen drejt Hagës dhe mbase edhe pa një rezultat final nga gjykata e Hagës nuk mund të pritet ndonjë reformë e mirëfilltë”, vlerëson Muhaxhiri. Ndryshime pësoi edhe lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila u rendit e treta nga partitë shqiptare në votimet e dhjetorit. Tani, bartës i listës është kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, teksa kreu aktual partiak, ish-kryeministri Ramush Haradinaj gjendet në vendin e 11-të.

Në dhjetëshe po ashtu kanë hyrë Avni Arifi e Burim Ramadani, ndërkaq jashtë garës kanë mbetur Pal Lekaj e Gani Dreshaj dhe Shemsedin Dreshaj. Gjini, përveç se është bartës liste, është edhe kandidat i AAK-së për kryeministër. Për Muhaxhirin, tërheqja e Haradinajt nga gara për kryeministër është vendim i duhur, ndonëse e vlerëson si sfidues për Gjinin, i cili pritet po ashtu të konfirmohet më vonë si kryetar i ri partiak.

“Ndryshimi edhe i kryetarllëkut, por edhe i kandidaturës për kryeministër, e imponon këtë ndryshim edhe në teren dhe është një sfidë e madhe të cilën zoti Gjini do të duhet që ta balancojë mes historisë dhe realitetit”, vlerëson ai. Lëvizja Vetëvendosje, në pushtet, ndërkaq, ka më pak ndryshime në listë dhe dhjetëshja e parë mbetet e pandryshuar, teksa partia garon për mandatin e katërt të Kurtit në postin e kryeministrit.

Muhaxhiri thotë se ka pritur që lista e kësaj partie të mos ketë ndryshime të mëdha. Sipas tij, Kurti është “i patrazuar” në strukturat e partisë.

“Atij i konvenon që ta bëjë një copy-paste dhe të vazhdojë në mënyrë të njëjtë siç ka qenë deri më tani, edhe pse kjo gjithsesi se ndikon në cenimin e kualitetit të debatit brendapartiak, por edhe të ideve. Sepse nuk mund të pritet një gjë e tillë në një parti e cila vepron me kaq uniformitet dhe ku nuk ka asnjë indikacion se mund të ketë ndonjë ndryshim politik”, thekson Muhaxhiri.

Por, disa figura të LVV-së kanë mbetur jashtë garës. Aty nuk janë përfshirë ish-zëvendësministrat Hysen Durmishi, Dafina Gexha, Blerim Sallahu e Agon Dobruna. Po ashtu nuk janë përfshirë as ish-kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ish-kandidatja për kryetare të Drenasit, Egzona Tërdevci, e ish-deputetët Driton Hyseni e Gramos Agusholli.

Përveç largimeve të disa figurave nga listat, në LVV ka edhe emra të rinj që garojnë në zgjedhjet e qershorit. Në mesin e tyre janë zëvendësministrat në detyrë Arton Konushevci dhe Triera Kasumi- Berisha, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, e aktivistja Adelina Tërshani. Në PDK, vetë kreu i partisë, Bedri Hamza, tha se mbi gjysma e listës me kandidatë për deputetë përbëhet nga emra të rinj, duke argumentuar se ky ndryshim është “si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të rinj”.

Në listën e kësaj partie, veç tjerash është përfshirë Rrustem Mustafa – që më herët ka qenë deputetë, ish-deputetja e Partisë Socialdemokrate Aida Dërguti dhe ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci. Pas publikimit të listave pasuan edhe kritikat për to, veçmas për përfshirjen e disa figurave. Analisti politik, Ilir Deda, shkroi në rrjetet sociale se LVV, PDK dhe LDK rinadiduan njerëz “që kanë manipuluar me vota më 28 dhjetor” – duke iu referuar ndryshimeve që u vërejtën në votat e disa kandidatëve për deputetë në disa parti, përfshirë edhe në PDK.

Ndërkaq, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se në listën e kandidatëve për deputetë, Lëvizja Vetëvendosje ka përfshirë persona që janë të dënuar për vepra penale e të akuzuar për korrupsion e vepra të tjera penale. Në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit garojnë 18 parti politike, tri koalicione, një nismë qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Risi është që kësaj radhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk garon fare, teksa PDK-ja ia refuzoi kërkesën që figura të kësaj partie të përfshiheshin në listën e saj. Ndërkaq, garës i është rikthyer edhe Partia Socialdemokrate me gjithsej gjashtë kandidatë. Sipas të dhënave të KQZ-së, për 120 vende në Kuvend garojnë 917 kandidatë, nga të cilët 603 janë burra dhe 314 janë gra./REL

zgjedhjet ne kosove kosove listat e deputeteve partite e kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës