LIVE UPDATES
Politike

Riafirmohet mbështetja për Kosovën në NATO, dështon kushtëzimi i Greqisë për mosnjohje

Më 13 maj, Self propozoi ndërprerjen e 1.8 milion dollarëve të paraparë për trajnime ushtarake ndërkombëtare për Greqinë, për shkak të refuzimit të Athinës për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

14 Maj 2026, 13:05 Nga D.S

Riafirmohet mbështetja për Kosovën në NATO, dështon

SHBA- Një propozim i kongresistit republikan amerikan, Keith Self, që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë presion ndaj Greqisë për ta rishqyrtuar qëndrimin ndaj Kosovës dhe për të mos i penguar për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), nuk arriti të merrte mbështetjen e kolegëve të tij në një mbledhje të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit.

Më 13 maj, Self propozoi ndërprerjen e 1.8 milion dollarëve të paraparë për trajnime ushtarake ndërkombëtare për Greqinë, për shkak të refuzimit të Athinës për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Propozimi, në formën e një amendamenti ndaj një projektligji për mbështetje për Greqinë, u kundërshtua nga kongresistët demokratë, Gregory Meeks dhe Dina Titus, si dhe nga kryesuesi republikan i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Brian Mast.

Meeks tha se projektligji synon riautorizimin e një programi me mbështetje dypartiake për Greqinë, ndërsa Titus tha se çështja e Kosovës duhet të trajtohet veçmas, dhe jo të lidhet me programin e trajnimeve ushtarake për Athinën. Mast, po ashtu, rekomandoi votë kundër amendamentit të Selfit.

Sipas njoftimit të Komitetit, projektligji për autorizimin e ndihmës për edukim dhe trajnime ushtarake ndërkombëtare për Greqinë - H.R. 8019 – mori aprovimin e tij më 13 maj. Self argumentoi se mosnjohja e Kosovës nga Athina po e pengon stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

“Derisa ekzistojnë përpjekje të fuqishme të përbashkëta ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Greqisë, ajo mbetet në listën e shkurtër të katër aleatëve të NATO-s që refuzojnë ta njohin sovranitetin e Kosovës”, tha Self.

“Këta partnerë të NATO-s i bashkohen Kinës, Rusisë dhe Serbisë në refuzimin për ta njohur pavarësinë e Kosovës — një partnere e ngushtë që kundërshtarët tanë refuzojnë ta njohin, sepse e dinë se Kosova është shtyllë kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shtoi Self. Spanja, Rumania dhe Sllovakia janë tri shtetet e tjera anëtare të NATO-s që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Për shkak se anëtarësimi në NATO kërkon pajtimin unanim të të gjitha vendeve anëtare, mosnjohja nga këto shtete mbetet pengesë kryesore për Kosovën.

Self paralajmëroi se rajoni i Ballkanit Perëndimor përballet me paqëndrueshmëri dhe se ndikimi rus në rajon “është i njohur dhe po rritet”.

Self tha se administrata Trump ka vendosur standardin që paratë e taksapaguesve amerikanë duhet të përdoren në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara dhe se kjo është një çështje themelore sot. Sipas tij, Kosova ka dëshmuar përkushtim ndaj qeverisjes demokratike, kontrollit civil mbi forcat e sigurisë dhe bashkëjetesës shumetnike - elemente që, siç tha ai, përbëjnë argument bindës për anëtarësimin e saj në NATO.

“Përderisa Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia refuzojnë ta njohin aleaten tonë ballkanike, nuk do të ketë rrugë për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Self. Ai shtoi se anëtarësimi i Kosovës në aleancë do të shërbente si kundërpeshë ndaj kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara dhe do të ndihmonte në parandalimin e një krize tjetër në Ballkan.

“Derisa e vlerësoj kontributin aktual të Greqisë në [misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë] KFOR, stabiliteti i vërtetë në Ballkan do të forcohej nëse Kosovës do t’i jepej anëtarësimi në NATO”, tha Self. Mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për vazhdimin e pranisë amerikane në KFOR ka shprehur edhe kongresisti demokrat, Ritchie Torres.

“Kongresi shpreson që të shohë anëtarësimin e Kosovës në NATO, mbështetje dypartiake për të mbajtur nivelin e forcave në KFOR, dhe një proces dialogu që nuk e shpërblen Serbinë për lëshime dhe kokëfortësi”, tha Benny Stanislawski, zëdhënës i kongresistit Torres, në një prononcim për korrespondentin e Radios Evropa e Lirë në Uashington, Alex Raufoglu.

Self, së bashku me Torresin dhe kongresistin republikan Mike Lawler, paraqitën në fund të prillit një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve, përmes së cilës kërkohet që Uashingtoni ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ivana Stradner, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, i tha Radios Evropa e Lirë se rezoluta është “sinjal i fortë politik”, sepse e afron Kosovën më shumë me NATO-n në kuptimin strategjik. Sipas saj, integrimi i Kosovës në NATO do të mbyllte një “boshllëk strategjik në Evropën Juglindore që kundërshtarët kërkojnë ta shfrytëzojnë”.

Rezoluta është mirëpritur nga zyrtarë në Kosovë, por është kundërshtuar nga Serbia. Tre kongresistët amerikanë kanë paraqitur edhe një rezolutë tjetër, po më 30 prill, përmes së cilës kërkohet që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë pjesëmarrjen në KFOR, misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Kjo rezolutë vjen pas raportimeve dhe diskutimeve në muajt e fundit për mundësinë që Uashingtoni të rishqyrtojë praninë e trupave amerikane në misionet e NATO-s, përfshirë KFOR-in. Pentagoni i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë njoftim për ndryshim të vendosjes së forcave amerikane. Rreth 590 ushtarë amerikanë shërbejnë aktualisht në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s.

“Pa kapacitetet amerikane, KFOR-i humb shumicën e forcës dhe efikasitetit operacional. Kjo është e qartë në rajon. Sulmi në Banjskë ishte një përkujtues se tani është momenti më i gabuar për SHBA-në që të tërhiqet nga KFOR-i dhe nga skena globale”, tha zëdhënësi i kongresistit Torres.

Ai shtoi se rezoluta për KFOR-in synon ta mbajë Kosovën në agjendën e Uashingtonit, në një kohë kur zhvillimet politike mund ta zhvendosin vëmendjen amerikane në çështje të tjera. Kosova synon të bëhet pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Por, shtetet që nuk e njohin pavarësinë e saj, të shpallur më 2008, vazhdojnë të jenë pengesë në integrimin euroatlantik të Prishtinës.

Kosova është në proces të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të plotë, proces që pritet të përfundojë në vitin 2028. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë transformim, ndërsa NATO-ja ka kërkuar që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si reagimi ndaj krizave dhe mbrojtja civile. Kosova blen pajisje ushtarake të prodhuara në SHBA dhe është vendi ku ndodhet baza më e madhe amerikane në Ballkan, Bondsteel./REL

shba kosove nato

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet