LIVE UPDATES
Politike

Përplasja e Ramës me Britaninë, mediat serbe: Polemikë aspak diplomatike, u përdorën termat kriminelë e kokë turku

Euronews.rs ka raportuar të gjithë përplasjen mes tyre, që nga akuzat deri tek delegimi i përgjegjësive për rritjen e kriminalitetit në Britaninë e Madhe.

3 Nëntor 2022, 18:32 Nga F.M
Përplasja e Ramës me Britaninë, mediat serbe: Polemikë aspak
Edi Rama dhe Suella Braverman

SERBI- Retorika e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe autoriteteve britanike ka gjetur vend edhe në mediat serbe. Euronews.rs ka raportuar të gjithë përplasjen mes tyre, që nga akuzat deri tek delegimi i përgjegjësive për rritjen e kriminalitetit në Britaninë e Madhe.

Artikulli i plotë:

Përplasja e Ramës me Britaninë, mediat serbe: Polemikë aspak
Artikulli

Kriminelë, kokë turku, çmendinë, ksenofobi, diskriminim, pushtim, gënjeshtra, janë disa nga termat e polemikës publike, aspak diplomatike mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe zyrtarëve britanikë.

Rama iu përgjigj ashpër akuzave të zyrtarëve britanikë që u shprehën se gjithnjë e më shumë shqiptarë të lidhur me grupe kriminale po shkojnë në vendin e tyre. Mes polemikave ka ndërhyrë edhe Princi shqiptar Leka.

“Nëse Laburistët do të ishin në krye, do të lejonin të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend, do të lejonin të gjitha varkat të vinin në Britaninë e Madhe, do të hapnin kufijtë tanë dhe do të minonin plotësisht besimin e popullit britanik në kontrollin e sovranitetit të tyre,” - tha Sekretarja e Brendshme britanike, Suela Braverman, në një fjalim të fundit para deputetëve.

Braverman, e cila u përball sërish me kritika pasi pretendoi se kishte një "pushtim të azilkërkuesve" në bregdetin jugor të Anglisë, ka kritikuar edhe më parë azilkërkuesit me origjinë shqiptare.

"Shumë prej tyre pretendojnë se po trafikohen si skllevër. Në fakt, shumë prej tyre nuk janë skllevër të kohës moderne dhe ata gënjejnë se janë viktima të tregtisë,"- tha ajo në konferencën e Partisë Konservatore muajin e kaluar.

Shqetësimet për njerëzit që shkonin në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria u rritën javën e kaluar pas një paralajmërimi të lëshuar nga Dan O'Manny, zyrtari i Mbretërisë së Bashkuar i ngarkuar për trajtimin e migracionit të paligjshëm.

Ai deklaroi se kishte një rritje “eksponenciale” të numrit të shqiptarëve që mbërrinin me varka, sepse bandat kriminale shqiptare “kishin një pikëmbështetje në veri të Francës dhe ua lehtësonin kalimin”. 

O'Mani deklaroi gjithashtu se numri i shqiptarëve që janë shpërngulur në Britaninë e Madhe këtë vit është "midis një deri në dy për qind e të gjithë popullsisë mashkullore të Shqipërisë", gjë që autoritetet shqiptare e mohuan.

Krahas këtyre deklaratave zyrtare, Agjencia Kombëtare Britanike e Krimit (NCA) njoftoi të hënën se në bashkëpunim me policinë belge janë arrestuar tre persona të dyshuar për kontrabandë njerëzish. Sipas raportimeve, ata të tre u përpoqën të transportonin emigrantë shqiptarë përmes Kanalit Anglez me anije.

Dy burra me bazë në Anglinë jugore u arrestuan kur mbërritën në bregdetin belg dhe dymbëdhjetë emigrantë, që besohet se ishin shqiptarë, të cilët u arrestuan gjithashtu, tha NCA në një deklaratë.

Pas këtyre deklaratave, Rama akuzoi Londrën se po përdorte qytetarët shqiptarë si “koka turku” për të justifikuar politikën e dështuar të emigracionit.

“Të vësh në shënjestër shqiptarët, që disa e bënë me turp gjatë luftës për Brexit, si shkaktar i krimit britanik dhe problemeve kufitare, është retorikë e lehtë, por injoron fakte të vështira. Të përsërisësh të njëjtat gjëra dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri, pyet Ajnshtajnin,”- tha Rama.

Ai shtoi se 70 për qind e 140,000 shqiptarëve që u shpërngulën në Britaninë e Madhe kishin jetuar më parë në Itali dhe Greqi.

"Nga këta, 1200 janë biznesmenë. Shqiptarët në Britani punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Britania e Madhe duhet të luftojë kundër bandave kriminale të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin ndaj shqiptarëve për të justifikuar dështimet e saj politike,”- tha Rama.

Ai theksoi se Shqipëria është një vend i NATO-s dhe se po negocion anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

"Shqipëria është një vend i sigurt. Kur Gjermania kishte një problem të ngjashëm, ajo ashpërsoi masat ndëshkuese. Britania mund dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë, pa u përgjigjur me retorikë kriminale që përfundon duke dënuar të pafajshmit", tha Rama, duke shtuar se Tirana është gati të punojë ngushtë me Londrën, por edhe se respekti i ndërsjellë është i nevojshëm.

I ftuar në programin e BBC-së, Rama tha se “është shumë e qartë, edhe nga Tirana, e cila nuk është aq afër Londrës, se kjo është një politikë e dështuar, jo për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por një politikë kufitare e dështuar”.

I pyetur se çfarë pasojash mund të kenë deklaratat e tij për shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe, ai tha se një fjalor i tillë nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe shënjestrimi i një komuniteti, gjë që sipas tij është krejtësisht në kundërshtim me traditën e madhe britanike.

“Britania ishte modeli për integrimin dhe tani po bëhet, nuk e di, si një çmendinë”, shtoi ai.

Princi shqiptar Leka ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve britanikë, duke thënë se “12 mijë shqiptarët e mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone në vitin 2022, prej të cilëve 10 mijë të rinj të pamartuar, nuk përfaqësojnë pushtim”.

"Mos na demonizoni për politikën tuaj të brendshme. Britania e Madhe ka një popullsi prej 67 milionë banorësh, me gjashtë milionë emigrantë. Prandaj, prania e12 mijë shqiptarëve nuk konsiderohet një pushtim. Dështimet e ligjzbatimit britanik nuk janë përgjegjësia jonë. Një numër i madh shqiptarësh që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar janë nga BE-ja dhe jo nga Shqipëria”, shkroi ai.

Rreth 140,000 njerëz me origjinë shqiptare u vendosën në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit, shumë më tepër se 90 mijë që kishin shkuar mes viteve 2008 dhe 2013, ndërsa dhjetëra mijëra u shpërngulën midis viteve 1991 dhe 2008. Gjithashtu thuhet se në Britaninë e Madhe janë rreth 1300 kompani të menaxhuara nga shqiptarë, shumica e të cilave në Londër dhe 58 akademi që drejtojnë kurse të gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në MB.

edi rama suella braverman

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë