Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Berisha nxjerr bisedat: Kryebashkiaku i Korçës i bën presion administratës, kërkon ‘like’ pa përjashtim
Berisha ka nxjerrë një foto të një bisede të zhvilluar në ‘Whatsapp’, ku shihet se u kërkohet punonjësve të administratës që të pëlqejnë postimet e kryebashkiakut Raqi, pa përjashtim.
3 Nëntor 2022, 15:38Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo që sipas tij ka kërcënuar punonjësit e administratës dhe u ka kërkuar që t’i pëlqejnë pastime në Facebook. Berisha ka nxjerrë një foto të një bisede të zhvilluar në ‘Whatsapp’, ku shihet se u kërkohet punonjësve të administratës që të pëlqejnë postimet e kryebashkiakut Raqi, pa përjashtim.
“Postimet e Raqit kanë shumë pak like, kështu që janë të identifikueshëm ata që nuk i kanë bërë. Ju lutem lkoordinatorëve t'ua përcjellin këtë gjë punonjësve. 4 postimet e sotme të Raqit like pa përjashtim,”- shihet që shkruhet në biseda.
‘Miq, nuk do ju besoni syve kur të lexoni për Raqin (Ramën)!!’, shkruan Berisha në Facebook.
Pamje nga konferenca e sotme
BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Shqipër...