Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shoshari nuk kishte një adresë fikse, ndërsa dëshmoi para autoriteteve se ai ishte dënuar për vrasje dhe krime me armë zjarri në Greqi në vitin 2012 dhe ishte dënuar me 18 vjet e gjysmë burg.
BERLIN- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vënë firmën e tij në emër të Kosovës, në tri marrëveshje të cilat u nënshkruan sot pas gati dy vite negocita mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Këto marrëveshje u nënshkruan sot në kuadër të Procesit të Berlinit, përmes të cilit ZKM-ja thotë se po jetësohet Tregu i Përbashkët Rajonal.
“Bazuar në rregullat e BE-së, marrëveshjet që janë nënshkruar sot janë ato për lëvizjen e lirë me letërnjoftime; për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve”, ka njoftuar ZKM-ja.
Njoftimi i ZKM-së për marrëveshjet:
Përmes marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime, qytetarët e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin lirshëm duke përdorur vetëm letërnjoftimin e njërës nga shtetet sipas legjislacionit në fuqi. Pas ratifikimit të kësaj marrëveshje, qytetarët e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës më në fund do të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime, duke sjellë Prishtinën dhe Sarajevën afër qytetarëve të dy shteteve tona.
Me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë diplomat e institucioneve publike të arsimit të lartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të njihen me procedura të thjeshtësuara dhe falas, duke hequr një pengesë kyçe për mobilitetin e studentëve, akademikëve dhe fuqisë punëtore brenda Rajonit.
Me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale bëhet e mundur që profesionet e mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve të ushtrohen lirshëm në secilin nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. E bazuar në direktivën e BE-së 2005/36/EC për njohjen e kualifikimeve profesionale, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve që në shtetin pritës të ushtrojnë të njëjtin profesion për të cilin janë kualifikuar në shtetin amë dhe ta realizojnë këtë në kushte jo më pak të favorshme se sa qytetarët e shtetit pritës.
Republika e Kosovës është e angazhuar për bashkëpunim rajonal dhe do të shtyjë përpara marrëveshje të reja në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal, të cilat jetësojnë liritë themelore dhe heqin pengesat e barrierat për zhvillimin e potencialit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Kujtim Gjuzi TIRANË- Kryetari i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi ka dorëzuar në seline e Partisë Demokratike kë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo që sipas tij...
Konferenca e perbashket BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka theksuar marrëdhëniet shumë të mira të vendit tonë me Gjermaninë...
Ursula von der Leyen BERLIN- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u shpreh se për shkak të zhillimeve gjeopolitike të ndod...
Pamje nga konferenca e sotme BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Shqipër...
Olaf Scholz BERLIN- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur pas përmbylljes së punimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor në...
Edi Rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama nga Gjermania ka reaguar sërish për retorikën e britanikëve për emigrantët shqiptar&eu...
Pamje nga konferenca BERLIN- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka komentuar largimin e mjekëve shqiptare drejt Gjermanisë. Në një konferen...
Sunak BRITANI- Kryeministri britanik Rishi Sunak i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me e...
Lideret e BE dhe Ballkanit GJERMANI- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përgëzuar liderët e Ballkanit Perëndimor p...