LIVE UPDATES
Politike

"Përfshirje direkte e qeverisë Rama në aktivitetet e grupeve kriminale"/ Berisha: 5 leje ndërtimi për kulla vetëm në Golem, kartelit Çela–Çopja

Me anë të një postimi në rrjetin scial Facebook, Berisha shkruan se leje ndërtimit për kulla të larta në Golem janë dhënë në mënyrë të dyshimtë, duke favorizuar kartelin e Çelës dhe aleatët e tij, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e këtyre veprimeve të paligjshme

12 Gusht 2025, 15:00 Nga E. D
"Përfshirje direkte e qeverisë Rama në aktivitetet e grupeve
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka denoncuar lidhjet korruptive mes qeverisë dhe grupeve kriminale që po shkatërrojnë vendin. Me anë të një postimi në rrjetin scial Facebook, Berisha shkruan se leje ndërtimit për kulla të larta në Golem janë dhënë në mënyrë të dyshimtë, duke favorizuar kartelin e Çelës dhe aleatët e tij, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e këtyre veprimeve të paligjshme

Kryedemokrati gjithashtu i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndalur këtë aktivitet kriminal dhe shton se duhet të mbrohen interesat e vendit dhe qytetarëve. Berisha thekson se Klajdi Resort në Golem të cilit iu bë kontroll nga SPAK të cilët akuzohen për pastrim parash të bandave në Shqipëri, është shtëpia e dytë e Adelajda Rokës, drejtoreshës së AZHT.

Postimi i Berishës:

Rama – Roko

5 leje për kulla vetëm në Golem, kartelit Çela–Çopja!

Të dashur miq,

Agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me survejimet e tyre, faktuan se karteli famëkeq Çela–Çopja, i lidhur si mishi me thoin me qeverinë dhe piramidën e partisë së krimit, vetëm në një vit ka trafikuar në Europë 28 ton kokainë me vlerë 6 miliardë euro!

Ky kartel, sikundër ai i Troplinëve dhe kartelët e tjera, me lidhjet e tyre të ngushta me Ramaduron, siç e quajnë sot mediat e mëdha amerikane dhe botërore Edi Ramën, ka shndërruar Shqipërinë e vogël në lavatriçen më të madhe dhe më gjigante të parave të krimit në Europë.

Sipas Eurostat, indeksi i ndërtimit në Shqipëri është më i larti në Europë dhe konkretisht është 14,3 kundrejt vetëm 5,4 që është indeksi mesatar i ndërtimit të vendeve të BE-së, të marra së bashku.

Qytetari dixhital informon se kartelit Çela–Rroko, Ramaduro u ka dhënë lejet për ndërtimin e 5 kullave 30–50 kate në Golem, dhe konkretisht këto leje janë dhënë pronarëve të Resortit Turistik “Klajdi”, që janë Osman e Klajdi Kokoshi dhe dhëndri i tyre Xhuljo Salaj.

Por qershia mbi tortë është famozja Adelajda Roko, e cila, sipas qytetarit dixhital, e ka si shtëpinë e vet të dytë Resortin “Klajdi” në Golem!

???? Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Përshëndetje Doktor..!

Klajdi Resort në Golem të cilit iu bë kontroll nga SPAK të cilët akuzohen për pastrim parash të bandave në Shqipëri, është shtëpia e dytë e Adelajda Rokës, drejtoreshës së AZHT.

Pronaret e këtij Resorti (Osman Kokoshi, Klajdi Kokoshi dhe Xhuljo Salaj që është dhëndri i tyre) kanë marrë mbi 5 leje kullash në zonën e Golemit të dhëna nga AZHT duke pastruar lekët e krimit. Këta janë lavatricja e pushtetarëve dhe njerëzve të krimit që janë akuzuar për 17 ton kokainë.Anonim doktor.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim