LIVE UPDATES
Politike

"Gjetjet të përkthehen në akuzë penale për Drejtorin e Policisë"/ Blushi: Avokati i Popullit konstatoi shkeljen e të drejtave të Metës në rrëmbimin e 21 tetorit

Blushi tha se janë dhunuar haptas dy të drejta themelore, që rrjedhin nga Kushtetuta e Republikës dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

12 Gusht 2025, 14:37 Nga E. D
"Gjetjet të përkthehen në akuzë penale për
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, duke folur në një deklaratë për shtyp tha se Avokati i Popullit, ndonëse me 10 muaj vonesë, ka konstatuar dhe konfirmuar zyrtarisht, shkeljen flagrante të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut në rrëmbimin kriminal dhe politik të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta më 21 tetor të vitit të kaluar.

Blushi theksoi se sipas Avokatit të Popullit arrestimi i Metës është kryer pa i vënë në dispozicion vendimin e gjykatës dhe Metës i është mohuar e drejta për të kontaktuar menjëherë me avokatin e tij. Blushi tha se janë dhunuar haptas dy të drejta themelore, që rrjedhin nga Kushtetuta e Republikës dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Deklarata e Plotë e Blushit: 

Avokati i Popullit, ndonëse me 10 muaj vonesë, ka konstatuar dhe konfirmuar zyrtarisht, pa ekuivok, shkeljen flagrante të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, si dhe cënimin e rëndë të procedurave ligjore dhe standardeve më minimale të një shteti të së drejtës, në rrëmbimin kriminal dhe politik të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta më 21 tetor të vitit të kaluar.

Sipas Avokatit të Popullit:
1. Arrestimi i Z. Meta është kryer pa i vënë në dispozicion vendimin e gjykatës.
2. Z. Meta i është mohuar e drejta për të kontaktuar menjëherë me avokatin e tij.
Janë dhunuar haptas dy të drejta themelore, që rrjedhin nga Kushtetuta e Republikës dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Është diskredituar përpjekja kriminale e Policisë së Shtetit për të manipuluar opinionin publik, dhe ka rënë poshtë i gjithë mashtrimi i saj me faktin shumë të rëndë të konstatuar tashmë edhe nga Avokati i Popullit, se gjatë këtij ndalimi të dhunshëm të Presidentit Meta, punonjësit e pretenduar dhe të paidentifikuar të Policisë:

1. Nuk kanë pasur asnjë dokument identifikimi dhe asnjë shenjë dalluese të qartë, siç kërkon ligji.2. Banditët e policisë nuk kanë pasur as kamera trupi për të dokumentuar pretendimet e tyre të rreme. Kjo provon shumë qartë se në thelb ajo çfarë të gjithë shqiptarët panë më 21 tetor 2024, ishte një rrëmbim politik terrorist me urdhër të Edi Ramës nga tribuna e Partisë Socialiste.

Partia e Lirisë i konsideron gjetjet e Avokatit të Popullit si një tjetër provë që fakton keqpërdorimin politik ekstrem të institucioneve ligjzbatuese qe jane shnderruar ne vegla qorre të dhunës politike dhe represive të pushtetit kundër kundërshtarëve të saj politikë. Po kështu, fakti që SPAK-u nuk hetoi qellimisht kallëzimin e bërë në datën 6 dhjetor 2024 nga Partia e Lirisë ndaj policëve, që kryen rrëmbimin në mesin e rrugës më kryesore të Tiranës, tregon bashkëfajësinë e plotë të SPAK, gjithashtu si dhe nënshtrimin e plotë politik të policisë, Drejtorit Përgjithshëm të Policisë Shtetit, i cili në shkresën “Kthim përgjigje për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi”, thotë ndër të tjera se, policët kishin në momentin e ndalimit urdhërin e ekzekutimit të lëshuar nga prokuroria e posaçme.

Kjo “Kthim përgjigje” e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është një mashtrim i pastër për të justifikuar brutalitetin dhe dhunën e përdorur sepse e vërteta qëndron krejt ndryshe. Z. Meta u njoh me urdhër-arrestin vetëm pas 3 orësh kur kishte shkuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe pasi i kishte mbërritur më parë, i njoftuar vetëm nga mediat, avokati Genc Gjokutaj. Pra kjo vërteton edhe njëherë se Presidenti Metaj u rrëmbye dhe u dhunua me urdhër politik të Edi Ramës, në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Fakti që nuk pati asnjë reagim apo hetim qoftë edhe administrativ për policët banditë vërteton se jemi përpara një situate të agjesimit të shtetit të së drejtës, që ndodh vetëm në vende diktatoriale apo regjime autokratike.
Tashmë nuk ka më asnjë dyshim që rrëmbimi kriminal i Presidentit Meta u urdhërua nga Edi Rama dhe u ekzekutua nga banditët me uniformë. Ngjarjet që po përjetojmë sot janë në vijimësi të këtij rrëmbimi, kur shohim se si institucionet e shtetit vetëm me urdhër verbal të Edi Ramës nxiten dhe kryejnë masakra mbi pronat dhe pasuritë e shqiptarëve, në tejkalim të kompetencave dhe në shkelje ta hapur të ligjit dhe Kushtetutës.

Rasti flagrat më i freskët është akti terrorist ndaj fjalës së lirë, nëpërmjet ndërprerjes së sinjalit të televizonit Neës 24 dhe marrjes peng, jo vetëm të ambienteve të punës por edhe të materialeve sensitive të gazetarëve në lidhje me dosjet dhe aferat korruptive të Qeverisë. Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri që gjetjet e Avokatit të Popullit të konkretizohen sa më parë në përgjegjësi penale për të gjithë zyrtarët e lartë që urdhëruan dhe zbatuan aktin kriminal të rrëmbimit të Presidentit të Partisë së Lirisë z. Ilir Meta, duke nisur së pari nga Narkodrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili kurrë nuk do t’i shpëtojë drejtësisë dhe as do të amnistohet për këtë krim.

tedi blushi 

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim