LIVE UPDATES
Politike

Gjashtë muaj bllokim të konstituimit të Kuvendit i kushton shtrenjt Kosovës, ekonomia e vendit vlerëson 300 milionë euro humbje

Kriza ka ardhur si rezultat i shkeljes së Kushtetutës nga partia më e madhe në vend, e cila për gjashtë muaj ka propozuar të njëjtin kandidat për kryetar, në kundërshtim me ligjin themeltar.

11 Gusht 2025, 13:46 Nga r.ll
Gjashtë muaj bllokim të konstituimit të Kuvendit i kushton
foto ilustruese

KOSOVË- Kosova po hyn në muajin e gjashtë pa institucione të reja. Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat partive politike që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj, ta zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët e rinj. Mungesa e institucioneve ka goditur ekonominë e vendit.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka paralajmëruar për pasojat e rënda që ka shkaktuar bllokimi institucional gjashtëmujor në vend, duke e vlerësuar humbjen direkte ekonomike në rreth 300 milionë euro.

Sipas AKB-së, kriza ka ardhur si rezultat i shkeljes së Kushtetutës nga partia më e madhe në vend, e cila për gjashtë muaj ka propozuar të njëjtin kandidat për kryetar, në kundërshtim me ligjin themeltar.

Në një reagim publik, AKB thekson se kriza e qëllimshme politike ka paralizuar vendimmarrjen shtetërore, ka penguar funksionimin normal të institucioneve dhe ka shkaktuar humbje në çdo sektor – nga prodhimi dhe eksporti, te investimet e huaja dhe projektet strategjike.

“Pasiguria politike dhe juridike për gjashtë muaj me radhë ka sjellë rreth 300 milionë euro humbje të drejtpërdrejta, rënie deri në 25% të kapaciteteve prodhuese, pezullim të kontratave ndërkombëtare dhe largim të investitorëve të huaj. Këto nuk janë vetëm statistika – janë mijëra vende pune të humbura dhe dhjetëra biznese në prag të falimentimit”.

Sipas AKB-së, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese vetëm sa ka konfirmuar se e drejta ka qenë e qartë që në fillim, por konstatimi ka ardhur tepër vonë për ekonominë

AKB kërkon nga të gjitha institucionet dhe forcat politike që t’i japin fund praktikave të tilla, të respektojnë Kushtetutën dhe të garantojnë stabilitet institucional.

“Ekonomia nuk mund të mbahet peng i pazareve politike – çdo ditë bllokimi është një goditje fatale për vendin”.

Edhe përfaqësues të tjerë të bizneseve kanë numëruar pasojat që ka përjetuar ekonomia, prej se ka nisur kriza politike.

Në një tryezë diskutimi që ka organizuar Oda Ekonomike Amerikane, kryetari i saj, Arian Zeka, tha se çdo ditë janë ofruar informata për përkeqësim të shëndetit financiar të bizneseve.

“Çdo ditë marrim informata për sa i përket përkeqësimit të shëndetit financiar të bizneseve dhe rënies së likuiditetit të institucioneve financiare.

Ankesat lidhen po ashtu me zvogëlimin e investimeve kapitale nga ana e institucioneve publike në vend. Duke qenë një prej shtyllave kryesore zhvillimore, e cenon edhe rrjedhën e parasë së gatshme dhe shëndetin financiar”.

Kurse, Lorik Fejzullahu i cili përfaqëson një nga bizneset, e paraqiti si problem rënien e investimeve kapitale.

“Kosova është shumë specifike nga shumë vende të tjera të rajonit dhe botës, pasi shpenzimet qeveritare përbëjnë pjesën më të madhe të bruto-produktit vendor.

Kjo ka stagnuar në këto vite të qeverisjes, tash edhe me ngërçin politik nuk shihen më tej projekte të tjera zhvillimore dhe kapitale. Ju e dini që pesë-gjashtë komuna të mëdha nuk e kanë buxhetin e aprovuar dhe nuk mund të shpenzojnë fonde. Krejt kjo ka filluar të ndihet në ekonomi”, deklaroi Fejzullahu.

Ndër problemet e ngritura gjatë diskutimeve në këtë tryezë, është edhe obligimi i bizneseve me më shumë se 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, që të dalin në treg të hapur të energjisë.

Me 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan e me 15 prill filluan përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

Seanca konstituive e Kuvendit u thirr për herë të parë më 15 prill nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Që atëherë, deputetët kanë mbajtur 54 vazhdime të kësaj seance, të cilat janë udhëhequr nga kryesuesi Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës së re.

Për më shumë se 100 ditë, qytetarët plot 54 herë e panë duke e hapur e duke e mbyllur seancën konstituive kryesuesin e saj.

Seancat e dështuara bën që Kosova të mos ketë institucione të reja as pas fiks 6 muajve nga zgjedhjet e 9 gushtit.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.Derisa LVV-ja ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e përjashtojnë atë si “përçarëse”.

Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë një konference për media. Fotografi nga arkivi.

PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./MONITOR

kosove ekonomia e kosoves

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje