Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
PD deklaron se Qeveria ka nisur fushatën për zgjedhjet.
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ministrinë e Arsimit për nismën për të zgjedhur degën e Mësuesisë. Në një reagim për mediat, drejtuesja e Departamentit të Arsimit të Lartë, Lili Sula, theksoi se qeveria ka nisur fushatën për zgjedhjet, ndërsa shton se me këtë nismë diskriminohen mijëra studentë të diplomuar në mësuesi që sipas saj nuk janë punësuar ende.
DEKLARATA E PLOTË:
Zonja Kushi na dha një lajm të keq për të gjithë studentët që po ndjekin degë të mësuesisë, për të gjithë ata që kanë kryer pesë ose shtatë vjet studime universitare për të ushtruar profesionin e mësuesit, për të gjithë pedagogët e angazhuar në fakultete e cikle studimesh profesionale, si edhe për prindërit që kanë fëmijët në arsimin parauniversitar. Sipas zonjës Kushi, të gjithë ata që janë diplomuar në fusha të afërta ose të ndryshme nga mësuesia, si: ekonomi, inxhinieri, arte, gjuhësi, përkthim dhe dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit, do t`u plotësohet kjo dëshirë, pasi të kenë kryer formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik, që do të mundësohet nga fakultetet e edukimit. Zonja Kushi, a besoni vallë, vërtet se ushtrimi i profesionit të formimit të brezave është thjesht çështje dëshire?
A nuk jeni në kundërshtim të akteve të mëparshme ligjore, që detyrojnë studentët se për të ushtruar profesionin e mësuesit, duhet të diplomohen në ciklin e dytë të studimeve Master në mësuesi, të kryejnë stazh dhe më pas provimin e licensimit?
Zonja Kushi, nëse ju dhe kreu juaj e keni konceptuar arsimin si forcë numerike në fushata zgjedhore, a thua vërtet shqiptarët nuk e kuptojnë se po përdorni dy standarde, duke diskriminuar qindra e mijëra studentë të diplomuar në mësuesi, që për shkak të mosaktivizimit partiak, ende nuk janë punësuar!
Objektivi juaj primar, i ministrisë se arsimit dhe i kësaj qeverie nuk është interesi i nxënësit, as ai i mësuesit, të cilin vijoni të artikuloni në ligjërim bosh, por interesi partiak për t`i përdorur ato në fushatë zgjedhore.
Ofertës sezonale të zonjës Kushi nën dogmën: kush dëshiron të bëhet edhe mësues – tashmë kur na ndajnë me pak se tre muaj nga zgjedhjet – po i përgjigjem vetëm përmes dy reagimeve publike që vijnë nga studente të shkëlqyera, të cilat, edhe pse prej vitesh presin të ushtrojnë profesionin, nuk u është dhënë e drejta.
Njëra shpreh indinjatë për kaosin në sistemin arsimor, i cili ka lënë në rrugë e pa punë studentët më të mirë, ndërsa tjetra shprehet se: “Pas bachelorit, kreva shkëlqyer masterin shkencor, por nuk m`u dha e drejta të punoj si mësuese, sepse do duhej të kryeja masterin për mësuesi dhe tani, që po përfundoj dhe atë të mësuesisë – pas tetë vitesh studimesh universitare – ministrja p֝ërmbysi gjithçka me ofertën: Kush ka dëshirë të bëhet mësues.
Zonja Kushi, Askush nuk e beson më dogmën tuaj, aq më tepër kur synoni të nëpërkëmbni dhe përdorni figurën më fisnike ndër gjithë profesionet – atë të mësuesit.
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur në lidhur me protestën e thirrur nga opozita...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka komentuar situatën e krijuar në seancat e fundit ...
Luljeta Bozo TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën e krijuar ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetën italiane "Liber...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka marrë një letër dhe një mbështetje të në betejën e saj politik...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot publikisht skemën e gjobëvënies nga ish-agjenti i ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ka folur në Konventën Kombëtare të grupimit “...
Ilir Meta dhe Artan Lame TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka akuzuar sërish sot se Ilir Meta kur ishte President refuzoi që të...
Sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në Konventën Kombëtare të grupimit “Dhjetor &...